6 Vjetori nga Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Opinione

6 Vjetori nga Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Nga: Mr.Donika Hoti Më: 22 korrik 2016 Në ora: 18:47
Mr.Donika Hoti

Pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, shteti sërb kishte nxjerrë rezolutën të njohur si “Rezoluta 63/3” të bazuar në nenin 96 të Kartës së OKB-së dhe nenin 65 të “Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë” me qendër në Hagë, ku kërkesa e palës serbe në këtë rast ishte marrja e një mendimi konsultativ i cili lidhet me pytjen “A është Deklarata e njëanshme e Pavarësisë, e marrur nga institucionet vetëqeverisëse të Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.           

Bazuar në nenin 66 paragrafi 1 i statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kjo gjykatë kishte njoftuar paraprakisht të gjitha shtetet lidhur me  këtë kërkesë, që të marrin pjesë në këtë gjykim. Sipas nenit 66 paragrafi 2 i statutit të kësaj gjykate, ishte përcaktuar që data 17 prill 2009 ishte afati i fundit për të gjitha shtetet t’i paraqesin mendimet e tyre në formë të shkruar, si dhe t’i shfaqin opinionet e tyre rreth mendimit përfundimtar për çështjen e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.  Ndërsa, në bazë të nenit 66 paragrafi 4 i statutit të “Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë” ishte caktuar data përfundimtare, afati i fundit për të gjitha shtetet ose organizatat ndërkombëtare për paraqitjen e mendimeve të tyre përfundimtare në mënyrë të shkruar nga subjektet e tjera.           

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i kishte ftuar edhe “autorët e Deklaratës së Pavarësisë” për ti paraqitur mendimet dhe vlerësimet e tyre me shkrim, për vlerësimin kontributi e tyre në pjesëmarrjen për marrjen e vendimit përfundimtar. Lidhur me këtë vendim Gjykata e Drejtësisë kishte marrur pëlqimin e 38 shteteve anëtare që e kishin njohur Republikën e Kosovës “De fakto”. Ndërsa, komente me shkrim kishin ardhur nga 15 shtete. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte arritur të njoftonte me datën 8 qershor të vitit 2009, të gjitha shtetet anëtare se seanca gojore për gjykimin e çështjes do të hapet në dhjetor të atij viti. Mirëpo, ato shtete kishin të drejtë të merrnin pjesë vetëm në fazën e gjykimit, pavarësisht nëse kishin paraqitur ose jo mendime dhe komente me shkrim.           

Në seancë gojore që kishte filluar me 1 dhjetor të vitit 2009, u paraqitën gjithsej 29 shtete me opinionet dhe mendimet e tyre me shkrim. Sa i përket palës shqiptare mendimet dhe komentet kishin arritur më së pari, por thellimin e çështjes e kishte paraqitur profesori i shquar i së “Drejtës Kushtetuese dhe Ndërkombëtare” z.Jochen Frowein në Heidelberg në Gjermani dhe Profesori i Universitetit të Amsterdamit z.Terry Gill. Është e rëndësishme të veçohet se në seancën gojore morën pjesë të gjithë gjyqëtarët e GJND-së, 15 gjyqtarë por  me 28 maj të vitit 2010 gjyqtari z.Shi kishte dhënë dorëheqjen nga gjykata.   

Për këtë arsye në vendimmarrjen përfundimtare të gjykatës ishin 14 gjyqtarë. Edhe pse politika e jashtme sërbe kishte menduar se me votimin në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pala sërbe kishte deklaruar me entuziazëm dhe me bindjen e ministrit të tyre të politikës së jashtme z.Jeremiq, i cili kishte deklaruar se kjo ishte “Fitore e madhe diplomatike”. Pala sërbe, gjithashtu kishte kërkuar tërheqjen e aktit formal për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Portugalia në prag të votimit në “Asamblenë e Përgjithshme” të OKB-së, që si për objektiv kishte ta zhbënte “Pavarësinë e Kosovës”.“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë” kishte arritur të jepte opinionin e saj këshillimor me datën 22 korrik të vitit 2010, duke votuar me 10 vota pro dhe 4 kundër.

“Deklarata e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008 nuk cënonte normat e së drejtës ndërkombëtare”.

Mendimi këshillues i GJND-së, rikonformoi edhe një herë tjetër se e drejta ndërkombëtare përbën një sistem të tërë parimesh e normash, në të cilën nuk ka hierarki. Në këtë kuptim, parimi i respektimit të sovranitetit shtetëror nuk ka epërsi mbi atë të vetëvendosjes së popujve, tezë të cilën e përmbajnë pseudolegalistët serbë dhe mbështetësit e tyre. Me mendimin këshillues të GJND-së, ajo dëshmoi se e drejta ndërkombëtare në përgjithësi dhe “Karta e OKB-së” mbron sovranitetin e popujve dhe mbron gjithmonë të drejtat njerëzore dhe dinjitetin, se sovraniteti duhet kuptuar si një përgjegjësi, e jo vetëm si ekuilibër i pushtetit.     

 Sipas presidentit të “Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë” në Hagë, z.Hisashi Ovada i cili kishte potencuar se gjykata konsideron se “e drejta nderkombëtare e përgjithshme” nuk ka ndonjë ndalesë sa i përketë zbatueshmërisë së “Deklaratës së Pavarësisë”. Opinioni i tij ishte se nuk është shkelje e së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare.“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë” kishte konstatuar se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit nuk i ndalon autorët e deklaratës së pavarësisë nga shteti sërb. “Deklarata e Pavarësisë” nuk kishte paraqitur ndonjë shkelje të “Rezolutës 1244” të Këshillit të Sigurimit. 

Ky vendim përfundimtar nga presidenti i kësaj gjykate kishte goditur rëndë shtetin serb, ku vlerësohej se opinioni do të sjellte më shumë njohje pasi gjasat ishin më të mëdha në ndikimin e shteteve, të cilat kishin mendim hipotetik dhe ishin në dilemë për ta njohur Kosovën si “shtet sovran dhe demoraktik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat