Sistemi i drejtësisë në 100 vite shtet Shqipëtar

Opinione

Sistemi i drejtësisë në 100 vite shtet Shqipëtar

Nga: Mario Zharkalli Më: 24 korrik 2016 Në ora: 07:22
Mario Zharkalli

Viti 2012 ! Nje vit i rendesishem per te gjithe shqipetaret, sepse ne 28 Nentor te ketij viti, do tefestojme 100 vjetorin e pavaresise. Ishte pikerisht 100 vite me pare, me 28 nentor 1912, kurIsmail Bej Vlora,me ngritjen e flamurit ne Vlore, shpalli pavaresine e Shqiperise, ate pavaresi qekurre me nuk do te lekundej apo do te vihej ne diskutim !Ne keto 100 vite, shteti yne ka kaluar shume ngjarje te rendesishme, ka qene I drejtuar nga njePrinc I huaj, ka qene mbreteri, per rreth 45 vite diktature, e ne kohet e sotme, sistemdemokratik. Pervecse ndryshimeve qe pesonte sistemi, jeta sociale, ekonomia e ideologjiapolitike, ndryshime te shumta perjetoi dhe sistemi I drejtesise, ai sistem ku ka bazen I gjitheshteti, ai sistem qe garanton mbarevajtjen e demokracise dhe zhvillimin e saj. Le ti hedhim njesy lindjes dhe ndryshimeve qe pesoi sistemi I drejtesise ne keto 100 vite shtet shqipetar !!!* * *Me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, me 28 nentor 1912, paraqiteshin sfida të mëdha përorganizimin e sistemit të ri juridik në tërësi dhe të drejtësisë penale në veçanti. Për këto arsyekërkohej të përcaktohej qartë dhe në baza të qëndrueshme politika e shtetit të ri, për të luftuarkriminalitetin në një situatë ku sundonte anarkia, kaosi, pasiguria dhe krimi.Në zbatim të kësaj politike Kuvendi I Vlorës u detyrua që në fushën penale të linte në fuqi Kodinpenal osman (atë të vitit 1858).
Meritë e madhe e Qeverisë së Vlorës dhe e Kuvendit ishte se në një kohë të shkurtër filluan tëkrijojnë e të zhvillojnë sistemin e ri të drejtësisë penale, me miratimin e Kanunit të ZhurisëMe këtë akt përcaktohej nocioni i fajit organizimi dhe kompetencat e sistemit të gjykatave përgjykimin e çështjeve penale e civile, parashikohej procedura e gjykimit me Zhuri (juri) për krimete rënda.Kanuni i Zhurisë shënoi fillimet e zbatimit të politikës për krijimin e elementeve të së drejtëspenale e të procedurës penale si dhe të organizimit gjyqësor me orientim perëndimor.Njëkohësisht u krijua Komiteti i Ligjeve me juristë të asaj kohe. Pra qeveria e Vlores, pervecseshpalljen e pavaresise, dhe sfides se qeverisjes se vendit, ishte ajo qe hodhi bazat e nje sistemidrejtesie.Mirëpo kjo veprimtari ligjbërëse u ndërpre dhe kanunet nuk u zbatuan për arsye seQeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen në janar të 1914-s.* * *Pas doreheqjes se Ismail Qemalit, Fuqitë e Mëdha (Britania, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria,Franca dhe Italia) i imponuan shtetit të ri shqiptar një princ gjerman, Vilhelm Vid, si kusht përekzistencën e tij. Vilhelmi Vidi mbërriti në Shqipëri me7 mars1914. Më 4 qershor 1914, në qeverisjen e Princ Vidit doli dekreti i ri për organizimin gjyqësor. Sipas tiju krijuan: këshilli i pleqve, gjyqi i paqit, gjykata e shkallës së parë, gjyqi i apelit dhe Gjykata eDiktimit.Prokurori dhe zëvendësi i tij e zhvillojnë veprimtarinë publike në të gjithë sferën e juridiksionittë gjykatës.

Prokurorët, gjithashtu, kujdeseshin për zbatimin e vendimeve të gjykatës dhe mbikqyrninveprimtarinë e policisë gjyqësorePor edhe ky ligj, mbeti i pazbatuar për shkak të Luftës së Parë Botërore, kur Shqipëria u bëshesh luftërash e pushtimesh të huaja. Në këto kushte ishte e natyrshme që në sistemin edrejtësisë penale vepronte edhe e drejta zakonore penale, e trashëguar nga e kaluara në zonatmalore, si dhe ligjet penale ushtarake të luftës së pushtuesve të huaj.Por pavaresisht kesaj, mosnjohja e Princit Vid me Shqipërinë dhe problemet e saj, mungesa epopullaritetit të tij ndër shqiptarë, dhe trazirat e Luftes se pare Boterore, e detyruan atë tëbraktiste Shqiperinë vetëm gjashtë muaj më pas.* * *Shteti shqiptar, i mbetur pa udhëheqje qendrore politike dhe ekonomike, e pllakosi vendin nëkaos. Lufta që vijoi e zhyti vendin në një krizë të re ndërkaq që ushtritë e vendeve fqinje ezaptuan dhe pushtuan gati gjithë territorin e shtetit shqiptar.Në Konferencën e Paqes së Parisit, 18 Janar1919- 21 Janar1920zhvilluar pasLuftës së ParëBotërore,shuarja e Shqipërisë u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Shteteve tëBashkuara të AmerikësWoodrow Wilson,i cili kundërshtoi planin e Britanisë, Francës dheItalisë për ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj, dhe sidomos nga delegacioni shqiptar qëinsistoi me forcë në ruajtjen e shtetit shqiptar.Një kongres kombëtar, u mbajt nëLushnjëmë 28 Janar 1920, për të shpallur hapurkonsolidimin e themeleve të shtetit shqiptar dhe për të hedhur bazat e qeverisë së re.Si rezultat i përpjekjeve të patriotëve të kombit, në dhjetor 1920 Shqipëria, pranua në Lidhjen eKombeve, duke fituar kështu për herë të parë njohjen ndërkombëtare si shtet vetëvendosës.Kryeminister I vendit u zgjodh Fan Stelian Noli. Në pozitën e kryeministrit të qeverisë së reshqipatare, Noli iu përvesh një programi social që synonte një reformë të plotë agrare dhemodernizimin e infrastrukturës administrative të vendit sipas shembullit të demokraciveperëndimore.Vetëm pas miratimit të Statutit të Lushnjës (1920) dhe Statutit të zgjeruar të Lushnjës (1922) enë vazhdim deri në vitin 1939, mund të flitet në kuptimin e plotë të fjalës për sistem gjyqesornë Shqipëri.Këshilli i Lartë i shtetit dhe regjenca që u zgjodh nga Kongresi i Lushnjës, me dekretin e 11 janarit 1921, krijoi sistemin gjyqësor shqiptar: 18 gjykata të pajtimit, 7 gjykata të shkallës sëparë nëpër prefektura dhe një gjykatë të lartë (Diktimin) me qendër në Shkodër. Një vit mëvonë, më 1922-në, Diktimi u vendos në Tiranë.Por qeveria e Nolit nuk arriti dot të sensibilizonte opinionin ndërkombëtar në ndihmë të saj.Qeveria e tij u konsideruar tepër e majtë. Keshtu qe pas gjashtë muajve qeverisje, Noli ra dheZogu u rivendos si kryeministër i Shqipërisë me ndihmën zemërgjerë të Ushtrisë Jugosllave.* * *Pas rrëzimit të Qeverisë së Fan S. Nolit, me ardhjen në fuqi të Ahmet Zogut, u miratua “Statutithemeltar i Republikës së Shqipnies” (1925) dhe, pas tre vjetësh, “Statuti Themeltar i Mbretnisësë Shqipnies” (1928). 
 
Miratimi i Statutit Themeltar të Republikës së Shqipërisë, i vitit 1925, parashkoi në nenin 102 tëtij se çdo gjyqtar e prokurorë do të emërohej në detyrë nga kryetari i Republikës, mbi propozimtë Ministrit të Drejtësisë.Gjatë kësaj periudhe sistemi gjyqësor ishte i organizuar në:1.
 
Gjykata Fetare , të secilit prej tre besimeve. Vendimet e këtyre gjykataveekzekutoheshin nga zyrat e përmbarimit pranë gjykatave të nënprefekturave2.
 
Gjykata Ushtarake e Posaçme , përbëhej nga tre oficerë, dy anëtarë civilë dhe njëprokuror civil. Kjo gjykatë hetonte e gjykonte të gjitha çështjet për krime të cilët kishin“shaktue prishjen e qetësisë së brendshme”, dënonte të pandehurit pavarësisht nga
grada ose cilësia e tyre, dënonte oficerët që kishin luftuar kundër forcave zogiste, poredhe të gjithë shtetasit që i ishin kundërvën nëpunësve të qeverisë.3.
 
Gjykata e Posaçme Politike , kryesohej nga një oficer dhe përbëhej nga dy gjyqtarë dhedy oficerë të zgjedhur nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme.Vendimet e kësaj gjykate ishin të formës së prerë dhe miratoheshin nga Ministri iPunëve të Brendshme, ndërsa në rastin e dënimit me vdekje kërkohej miratimi iKryetarit të Parlamentit.4.
 
Gjykata e Lartë e Shtetit , përbëhej nga pesë senatorë dhe nga kryetarët e degëve të Gjykatës së Diktimit. 
Krijohej si gjykatë “ad hoc” për të shqyrtuar dhe zgjidhur çështjetqë kishin të bënin me krime të tradhëtisë së lartë, krime të tjera politike ose krime nëushtrimin e detyrës të kryera nga ministrat ose funksionarë më të lartë të shtetit.Juristë të kualifikuar me kulturë juridike perëndimore përgatitën Kodin penal shqiptar, i cili undërtua sipas modelit të Kodit penal të Italisë (1889), i cili në atë kohë konsiderohej nga më tëmirët e kodeve penale evropiane.Hyrja në fuqi e Kodit penal të shtetit shqiptar kishte rëndësi të madhe jo vetëm per luftenkundër kriminalitetit, por edhe sepse shënonte ndarjen përfundimtare të drejtësisë penale ngaligji penal osman, që kishte vepruar deri në atë kohë.Duke vepruar, Kodi penal do të forconte autoritetin e shtetit e të ligjit dhe do të kufizontevetëgjyqësinë.Politika shtetërore orientoi edhe reformën gjyqësore sipas modelit perëndimor.Më 12 dhjetor 1927, hyri në fuqi ligji i ri për organizimin e sistemit të një drejtësie penalefunksionale.Ky sistem përbëhej nga: gjykata e shkallës së parë (fillimit), gjykata e apelit dhe Gjykata eDiktimit, me kompetenca procedurale të caktuara me ligj.Gjykatës së Lartë kishte funksion kryesor rigjykimin e vendimeve të gjykatës së apelit kurkundërshtoheshin nga palët e interesuara.


Në “Statutin Themeltar të Mbretërisë Shqiptare”, përfshihet dhe prokuroria si dhe garantohet
pavarësia e gjykatës dhe e prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat