Një respekt dhe konsideratë për mërgimtarët

Opinione

Një respekt dhe konsideratë për mërgimtarët

Nga: Dedë Preqi Më: 25 korrik 2016 Në ora: 18:26
Dedë Preqi

Ndërkaq, tingulli më i pa artikulluar mund të çfaqet  kur mërgimtarët të konsiderohen si të „huaj“ në vendin e vet. Nuk  di se si mund të përshtatët një term tjetër, që cilëson mërgatën tonë,  në ç’mënyrë  ajo trajtohet sa herë udhëton në vendin e vet. Mërgimtarët si çdo herë, ishin dhe janë  shtylla  kryesore e atdheut të tyre, si në kohë të vështira, poashtu edhe në kohë të mira, të cilët edhe sot janë sharmi dhe gjallëria e këtij vendi.

Mërgimtarët nuk janë ata të cilët kërkojnë të jenë superiorë  në vendin e tyre, apo  kërkojnë  të mirëpritën  me ëmbëlsira sa herë e vizitojnë  atdheun dhe familjarët e tyre, sepse ata janë vetë qytetarët dhe pjesa e këtij vendi, të cilët pajtohen me një respekt të thjeshtë, që vjen nga  aspekti moral e njerëzor dhe të trajtohen, jo si të huaj në vendin e tyre!

Dashuria mërgimtare për atdhe është e pa përshkrume, e cila përjetohet dhe shpërthenë në çdo kohë dhe moment, por më shumë kur ajo kthehet në pushime për t’u çmallur dhe për tu takuar me të afërmit e tyre. Kështu që brenda një intermecoje të vogël kohe mërgata shqiptare përjetimët më të ëmbëla dhe më të gëzueshme i ndjenë atëherë kur tubohen të gjithë në ahengje të ndryshme dhe dasma, aty ku është vendi i takimeve dhe gëzimeve më të mira shqiptare.

Mërgimtarët nuk janë vetëm „argat“  të punës, të cilët punën që bëjnë dhe djersët që derdhin në vende të ndryshme të perëndimit, ata shpërblehen aq shumë, duke marrë  shuma të mëdha  të hollash dhe kthehen „kalavesh“ në atdhe, duke u trajtuar në të shumtën e rasteve edhe si bankomata. Por, duhet kuptuar dhe akceptuar se,  puna dhe djersa e tyre është shumë e çmuashme dhe shumë e shtrenjtë, të cilën shpeshherë e paguajnë në mënyra dëshpëruese.

Shumë dërgesa nga jashtë që vijnë në atdhe, përbëjnë të ardhurat kryesore për shumë familje në Kosovë, duke pasur dhe një ndikim të madh e pozitiv edhe në rritjen ekonomike të vendit. Prandaj, mërgata shqiptare  konsiderohet si një koshere e mbushur, e cila gjithherë është e gatshme të nxjerrë nga vetja  gjithë atë që ka, në mbështetje dhe përkrahje të atdhetarëve të vet, duke dhënë edhe më të shtrenjtën, e cila në një formë është edhe obligative për të gjithë atdhetarët që e ndiejnë vetën qytetarë të Kosovës.

Mirëpo, një shqetësim dhe bezdisje  gjithnjë  po i përcjellë mërgimtarët  tanë sa herë që udhëtojnë në vendin e vet, sidomos ata që udhëtojnë me auto, të cilët duhet të marrin si obligim të paguajnë taksë për kohën që rrinë në vendin e vet, kinse paguajnë një lloj „sigurimi“.

Një gjë e tillë nuk mund  të akceptohet në rrjedhat e sotme në shtetin tonë demokratik, që shtetari i saj, sa herë të hyjë në vend të vet,  të paguaj   një lloj takse, e cila ndryshe nuk është gjë tjetër, vetëm se, një lloj „haraqi“, për mërgimtarët  shqiptarë, të cilat fonde nuk shkojnë në favor të shtetit, por në xhepat e individëve të caktuar privat.

Mërgimtari  shqiptarë, si gjithnjë  është i dehur nga atdhe-dashuria, në emër të cilit është në gjendje të jep  çdo gjë nga vetja, dhe i cili  nuk gjenë kohë me menduar shumë për të gjetë rrugë tjara alternative, por vetëm asaj rruge që ka kaluar me dhjetra vite, duke mos i menduar pasojat, të cilat e presin edhe sot e kësaj dite nëpër kufinjt e Serbisë.

Prandaj, mërgimtarët shqiptarë, posaqërisht ata që janë nga Kosova, akoma  i përjetojnë ato malltertimet e dikurshme të shtetit serb, ku kufitarëve të tyre nuk u intereson pritja e gjatë dhe monotone, të cilët nuk angazhohen me seriozitet dhe nuk nxitojnë ti kryejnë obligimet e tyre me kohë, apo sikur me qëllim i bëjnë këto provokime, duke pritë me orë të tëra, si në hyrje, poashtu edhe në dalje të kufirit me Serbinë.

Megjithatë, nuk e kemi përshtypjen se qeveria e Kosovës, është angazhuar mjaftueshëm për të besuer në përsosmërinë e marrëveshjeve në mes Serbisë dhe Kosovës, e cila do të kishte për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve si dy vende fqinjë dhe duke marrë parasysh edhe normat e standartet  ndërkombëtare, për të cilat ka garantuar edhe Brukseli.

Në këtë kuptim, ato marrëveshje shdërrohen në të kundërtën,  pothuaj se çdo ditë hasim në shumë parregullsi dhe mangësi të zbatimit të këtyre marrëveshjeve, nga ana e Serbisë. Poashtu, edhe nga ana e qeverisë së Kosovës, vërehet një mosangazhim dhe guxim qeveritar, që të tregoj muskujt e vet politik dhe strategjik, që të sigorojë qytetarët e vet në një shkallë të tillë të mbrojtjes dhe të drejtave të veta qytetare, brenda dhe jashtë kufinjëve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat