Klerikët fetarë, universitetet e shqiptarëve!

Opinione

Klerikët fetarë, universitetet e shqiptarëve!

Nga: Gëzim Mekuli Më: 26 korrik 2016 Në ora: 13:12
Gëzim Mekuli

Në Shqipëri janë 14 universitete publike e 37 private. Pra, janë gjithsejtë 51 universitete. Në Kosovë kemi gjithsejtë 33 universitete.
Të nderuar lexues,
Më lejoni ta bëjë një krahasim: Në Norvegji janë gjithsejte 7 universitete shtetërore, si dhe 8 shkolla të larta shkencore, të cilat në gjuhën angleze, kanë të drejtën të quhen vetëm si ‘specialized University Institution’.
Kosova me 1.9 milion banorë i ka 33 universitete. Shqipëria me 3 milionë banorë i ka 51 universitete. Pra, shqiptarët më të varfrit në Ballkan, me 4.9 milionë banorë i kanë 84 universitete bashkë, ndërsa norvegjezët më të pasurit në botë, me 5.2 banorë i kanë 15 universitete gjithsejtë.
Universitetet në Tiranë e Prishtinë nuk janë duke e kryer detyrën dhe misionin e tyre human e shkencor: Mësimdhënësit dhe intelektualët shqiptarë janë futur në kurthin e keq partiak. Në vend të tyre moralin, etikën, vlerat, të kuptuarit e botës dhe shkencën, tanimë, janë duke e kryer klerikët fetarë.
Në Norvegji, ku janë ‘vetëm’ 15 universitete, klerikët fetarë nuk kanë mundësi ta grabisin rolin e mësimdhënësve universitarë.
Pushtetet e Tiranës dhe të Prishtinës hapen universitete për të fituar vota. E qeveritë norvegjeze hapen universitete për ta përparuar shkencën, artin, kulturën dhe ekonominë kombëtare, e jo partinë, siç bëri Tirana dhe Prishtina. Në mungesë të universiteteve, shqiptarët do të vazhdojnë të mësojnë nga klerikët fetarë.
Shqiptarët nuk kanë shtet. Shteti është vetëm në televizion e në fotografi. Shqiptarë, a e dini se çfarë është shteti? 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat