Reforma në drejtësi edhe në Kosovë

Opinione

Reforma në drejtësi edhe në Kosovë

Nga: Faton MEHMETI Më: 26 korrik 2016 Në ora: 16:05
Faton MEHMETI

Të enjten e 21 Korrikut u miratuar reforma në drejtësi, parlamenti shqipëtar me 140 vota votoi me konsensus reformën që i  jep Shqipërisë mundesinë për integrimin në BE. Pas afro 18 muajsh përpjekjesh edhe të faktorit nderkombëtar kjo reformë mori aprovimin edhe te kuvendit. Reforma në drejtësi është themelore për procesin e integrimit, por mbi të gjitha për demokracinë në Shqipëri, shtetin e së drejtës dhe qytetarët shqiptarë. Për 25 vjet me radhë shteti shqipëtar deshtoi në vendosjen e një drejtësie të paanshme , në fakt drejtësia në Shqiperi më tepër ka krijuar padrejtësi se drejtësi. Fatkeqesisht jo vetëm Shqipëria por edhe Kosova gjindet në një situatë të tillë, ku mungesa e drejtësisë shpesh shkakon edhe padrejtesi tek qyetaret duke iu dhën shkas që të ikin nga nje vend ku drejtësia është në sherbim të politikes . Fatkeqësisht nëse bëjmë një korrelacion të sistemit të drejtësisë në  të dy shtetet shqipëtare, vijmë  në perfundim se si shoqëri shqipëtare jemi treguar të paaftë të bëjmë drejtësi, se duhet te tjeret të vijnë e te na bëjnë drejtësinë. Për më teper ishte e nevojshme edhe të ndryshohet Kushtetua , çka nënkupton se Kushtetua e Shqiperisë kishte mjaft defekte dhe kjo është vertet skandaloze. Ishin shtatë projektligje të rëndësishme, thelbi i reformës që u shqyrtohuan  dhe miratuan për të akomoduar reformën në drejtësi brenda Kushtetutës së vendit: I pari është projektligji “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri”. I dyti është projektligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor ”.I treti është projektligji “Për funksionimin dhe organizimin e organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.I katërti është projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqiperisë”. I pesti është projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republiken e Shqiperisë”.I gjashti është projektligji “Antikorrupsion” (GjKrR; SPAK; Nj.P Hetimeve). I shtati është projektligji “Për rivleresimin e gjykatësve dhe prokuroreve”.

Kushdo që ka parë me vëmendje amendamentet kushteteuse për reformën në drejtësi, duhet të ketë vërejtur se 2 janë pikat kyçe për të luftuar korrupsionin në drejtësi dhe në çdo zyrë të shtetit. Edhe Kosova ka nevojë për reformë në drejtësi , edhe pse Kosova  ka përvojë të ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar në drejtësi në krahasim me Shqiperinë që e ka “sefte” . Por Shqipëria duhet tëmesohet më drejtësinë e mbikqyrur nga ndërkombëtaret pasi si garante reforma në drejtësi është një bashkëautorësia e reformës, e marrë përsipër nga SHBA. Kjo  ka një garanci kushtetuese se çdo gjë që do të ndodhë me gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e lartë do të ndodhë nën vëzhgimin dhe me miratimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Reforma kushtetuese parashikon një strukturë të posaçme, të panjohur më parë në Shqipëri, që quhet Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili përshkruhet si një bashkëpunim ndërmjet Komisionit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe organizatave partnere. Kjo edhe i shton më tepër shpresat për një drejtësi të drejtë dhe të pakorruptuar me  një strukturë që do të vlerësojë integritetin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit. Reforma gjyqësore e thellë dhe gjithëpërfshirëse është hapi thelbësor i radhës për integrimin e vendit në BE.

Njëra është Struktura e Posaçme Antikorrupsion e Prokurorisë, për të cilën flitet shkurt, por me mision të qartë: të përfaqësojë akuzën kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë në Gjykatën Antikorrupsion. Këta prokurorë përcaktohen si të pavarur, madje edhe nga Prokurori i Përgjithshëm. Se Kosova ka nevojë për reformë në drejtësi , pasi sistemi i drejtësisë ka dështuar këtë e kanë thenë edhe përfaqësuesit e  huaj në vendin tone. Kujtojmë këtu deklaratën e ambasadorit të  Britanisë së Madhe, Ruari O’Conell , i cila ka thënë se sistemi i drejtësisë ka dështuar në Kosovë. Ai madje përmendi edhe pasurimin e politikanëve në mënyrë të paligjshme, por që organet e drejtësisë nuk kanë arritur që ta luftojnë këtë dukuri. Kjo i shton nevojën e një reforme në drejtësi nën mbiqkyrjen e të huajve .Të kujtojmë këtu se në reformën në drejtësi në Shqipëri por edhe asaj që duhet të mbehet në Kosovë, Komisioni Europian dhe Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka të drejtë të emërojë vëzhgues të huaj në të dyja shkallët e Komisionit, që do të vlerësojë sipas disa procedurave, nëse gjyqtarët dhe prokurorët janë të ndershëm dhe të aftë profesionalisht.

Kosova ka nënshkruar MSA-në që do të thotë se do të trajtohet si çdo vend i Evropës dhe se tashmë ka ardhur koha që udhëheqësit e ligjit ta luftojnë pa kompromis korrupsionin.

Gjykata Speciale e Kosovës apo siç njihet me emërtimin Institucioni Gjyqësor Special i zhvendosur i Kosovës, ka kohë që është ndër temat më të ndjeshme dhe më të diskutueshme në vend, për faktin se duhet apo nuk duhet të ndodhë themelimi i një Gjykate të tillë, gati si ajo e Tribunalit të Hagës, por që do të merrej vetëm me krimet e supozuara të UÇK-së.

Deri tani edhe te huajt  kanë dështuar në sistemin e drejtësisë në shtetin e Kosovës, në fillim misioni i UNMIK-ut e pastaj edhe ai i EULEX-it por pa sukses.

Edhe pse jam skeptik se një reformë e tillë do ndryshonte diçka, gjithësesi ta provojmë edhe këtë

mundësi si një perpjekje e fundit për të dëshmuar sado pak se e duam shtetin ligjor, qoftë edhe të detyruar nga të huajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat