E drejta e pakontestueshme e Beratiti, me ja fut kot!

Opinione

E drejta e pakontestueshme e Beratiti, me ja fut kot!

Nga: Fadil Lepaja Më: 27 korrik 2016 Në ora: 00:01
Fadil LepajaOpi

Nuk është se mund të anashkalohet fenomeni Berat. Është e vërtetë se Berati shpesh ja futë kot, siç është e vërtetë se në vendin tonë është e lejuar me ja futë kot. Pra nuk është vepër penale.
Berati shpesh i thotë edhe të vërtetat të cilat pakë kush i thotë. Me një fjalë, Berat!
Ju do të thoni se Berati është veç kopje e politikës, pararojë e politikës, fytyra serioze e politikës tonë, apo vazhdim i politikës qeveritare me mjete të tjera, e shumëçka tjetër. 
Mund të (mos)keni të drejtë. Sidoqoftë, ambasadorët duhet të e kenë të qartë se ne lirinë e kuptojmë edhe ashtu, pra si të drejtë me ja futë kot. Në këtë kontekst, kërkesa për arrestim të Beratit, është ofenduese, për të gjithë ne që guxojmë të përqeshim mbretërit, lidhur me rrobat e tyre. 
Tash, kjo hajgarja e Beratit i ka ra sikur me tregue vica në të pame. Ata e kanë kuptua seriozisht. Aq më tepër që me puqistët kishte edhe gjeneralë me origjinë kosovare. Në Turqi është duke ndodhur luftë qytetare. Po luftojnë dy koncepte për të ardhmen e sajë. Turqia Evropiane, e cila ka mirëkuptim për fjalën e lirë, edhe për të drejtën me ja futë kot, është shtyrë në qoshe. Sheshi Taksim, përkohësisht është thyer.
Burgjet po lulëzojnë në Turqi, e cla nuk e ka lehtë të përballet me krejt sfidat që dalin nga pozita e sajë gjeopolitike.
Pra, “Vllau” i Hashimit, si duket është idhnue keq, se qysh thamë edhe më herët Hashimi me Beratin janë deklaruar të fajshëm, pra kanë pranuar se janë shokë, e tash krejt kjo po o i bie diqysh si me e implikua edhe Hashimin. Kur kihet parasysh, që presidenti ja ka zanat me luajt lojëra vend e pa vend, është i kuptueshëm shqetësimi i "vëllaut". 
E ka llogaritë të vetën, Kosovën, prej se në Prizeren z.Erdogan kishte klithur "Kosova është Turqi" ndërkohë që Hashimi dhe Edi ja kishin ba përhajr me duartrokitje. Pastaj , qysh po duket se ka pritë prej Beratit. 
Por, se ka me Beratin. Turqia autoritare, po i tregon dhëmbët jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë sajë. SHBA-së po i qet ultimatum, edhe kancelares Merkel më herët i kishte vënë ultimatum lidhur me një gazetar i cili kishte guxuar të përqeshë, presidentin turk. 
Për Kosovën, të cilën e ka konsiderua të veten, borgjlike deri në fyt, kuptohet pse thjesht ka kërkue të arrestohet një gazetar, i cili rastësisht e ka emrin Berat. Me këtë po e shtërngon rripin, përpara kërkesës për mbylljen e shkollave dhe shoqatave “armiqësore”. Ka me kërkue të mbyllen krejt shkollat e Gylen-it, dhe është i prekur thellë dhe i inatosur përse edhe nxënësit kosovarë nuk i shqyen diplomat sikur ata në Shkup. Ani aq shumë ka bërë për këtë klasë politike. Mos e injoroni edhe një detal simbolik. Skënderbeu e kishte humbur vetëm një Betejë. Në Berat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat