"Muri i bjeshkeve te Rugoves" dhe "muri i Berlinit"

Opinione

"Muri i bjeshkeve te Rugoves" dhe "muri i Berlinit"

Nga: Gëzim Mekuli Më: 28 korrik 2016 Në ora: 09:35
Gëzim Mekuli

Shpesh thuhet se, është me më rëndësi të shiqohet se cfarë bëjnë politikanët, se sa cfarë thonë ata. Të kundërtën nuk dua ta them as unë. Por, është fakt se një pjesë shumë e rëndësishme e asaj se cfarë bëjnë politikanët, është ajo se cfarë ata e thonë.

Mund të themi se "politikë" është të bëshë gjera me "fjalë". Politikanët marrin vemdime, vinë me premtime, ata urdhërojnë dhe tentojnë të na bindin. Por, nëse "saying is doing", atëherë, mund të themi, se "doing is saying". Shumë veprime politike, vërtetë, komunikojnë me masat e gjëra. Veprimet politike kanë një anë ekspresive, përpos qëllimit pragmatik apo instrumental. Demonstratat politike janë veprime, që para së gjithash, janë ekspresive apo shprehëse. Shkurt e shqip, aspekti komunikativ shpesh është më i rëndësishëm sesa vet veprimi. Për këtë arsye veprimet e tilla ekspresive janë një formë e retorikës.

Veprimi, jo rrallë, ka anën pragmatike dhe anën komunikative. Këto bashkëveprojnë dhe thonë "dicka", njëkohësisht. Në të njëjtën mënyrë, një shprehje verbale edhe mund "të thot», por edhe "të veproj" në të njëjtën kohë. Në castin kur shprehja dhe veprimi përbashkohen e kombinohen me njera tjetrën, këto mund të prodhojnë një porosi shumë të fuqishme retorike dhe politike. Nuk ishte rastësi, atëherë, kur presidenti amerikan John F. Kennedy, në krizën e Berlinit, shkoj në Berlin dhe tha "Ich bin ein Berliner" (Unë jam berlinas). Shprehja publike (të folurit), veprimi, vendi dhe situata politike, bëri që, këto katër elemente, së bashku, të prodhojnë një efekt të fuqishvm retorik.

Të nderuar lexues,

Ndikimi politik mund të ndodhë vetëm përmes komunikimit publik (Fjalës publike). Rëndësia e përzgjedhjes së fjalës publike, këtu, është me rëndësi.

"Muri i Berlinit" nuk egziston më. Ky problem u zgjodh. Tani, ata duan ta ndërtojnë "murin e bjeshkëve të Rugoves". "Muri i bjeshkëve të Rugoves", si dikur "muri i Berlinit», është "murë politik». Por "muri i Rugovës" është edhe okupim klasik ushtarak ndaj tokë së shtetit të Kosovës. "Muri i Rugovës" ka nevojë për mbështetjen kolektive, përpos asaj institucionale. Komunikimi politik, në këtë rast, duhet të jetë i matur, gjithsesi i guximshëm dhe larghedhës. Përpos fjalëve të mirëpeshuara duhet edhe veprime të fuqishme, madhështore, jopartike dhe të matura.

Organizimi i një demonstrate të fuqishme popullore, njëkohësisht në Prishtinë dhe në qytetin e Pejes, aty afër «murit pushtues të Rugoves», do të ishte një porosi e fuqishme politike.

Situata retorike, por edhe ajo politike, e kërkon dhe e lypë që kjo demonstratë të organizohet sa më shpejtë, sa më parë e brenda orëve. E them këtë, sepse këtu, në hapsirën e tokën shqiptare, kemi edhe një pjesë të ndershme, të sinqertë, patriotike e te padjallëzuar të kombit e të atdheu: Kemi mergimtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat