Osmanet e mbrojtën apo e pushtuan Shqipërinë?

Opinione

Osmanet e mbrojtën apo e pushtuan Shqipërinë?

Nga: Hil (Ndue) Grabanica Më: 28 korrik 2016 Në ora: 22:07
Hil (Ndue) Grabanica

Osmanet e mbrojtën apo e pushtuan Shqipërinë? Kjo pyetje me ka mbetur gjithmonë pa përgjigje. Me vjen keq kur lexoj plot “Shqiptarë” të thonë se Osmanet e kanë mbrojtur Shqipërinë. Kam dëgjuar që jo vetëm akademiket turq por edhe disa kokëtula të quajtur shqiptarë të thonë që termin “pushtim” ka ardhur koha ta heqim duke e argumentuar me faktin që Perandoria Osmane nuk mësyu në Shqipëri për të shkatërruar gjithçka, por ka investuar dhe nga taksat e mbledhura. Këta antishqiptarë thonë se kur osmanet erdhën në Shqipëri vendi ynë ka qenë nën trysninë e Italisë, Greqisë dhe Serbisë, pra sipas tyre, nuk ishim një popull i lirë. Këta hipokrit vazhdojnë të thonë se nëse themi pushtim, do te thotë që të marrësh gjithçka e ta çosh në Turqi dhe, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Diku në një media kosovare lexova disa statistika. Këto statistika janë të hartuara nga pushteti i kohës, pra Perandoria Osmane. Sipas tyre në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptarë, 9.265 serb, 29.080 bullgare. Tetova ka pas 52.076 shqiptarë, Gostivari 23.197 shqiptarë, Prishtina 60.968 shqiptarë. Pra në të gjitha qytetet shqiptarët përbënin shumicën.

 Dihet tashmë se në Kosovë, por edhe në Shqipëri është vënë në diskutim raporti i Shqipërisë së atëhershme dhe pushtimi osman. TMERROHEM kur dëgjoj të thuhet se pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin Shqiptarë, sepse e ka mbrojtur atë nga pushtimi Sllav. Historia ka treguar që kësaj filozofie mund t’i vëmë vetëm një emër “filozofia e robërisë”.

Dëgjoj disa të tjerë, të pafytyrë, të thonë, populli “vëlla Turk”. Dua të them diçka mbi këtë terminologji. O njerëz, me Turqinë na lidh vetëm pushtimi 500 vjeçar dhe, pushtimi mund të merret si histori e përbashkët, aq sa është e tillë një marrëdhënie përdhunimi. E pra këtë të mirë e ka bërë turku në trojet tona, ka vrarë, ka prerë, ka pushtuar, ka përdhunuar.

Jo pak herë ka ndodhur grusht shteti në Turqi. Tek ky i fundit jam i bindur që vetë Erdogani qëndron prapa një skenari të tillë . Kjo për një qellim të ditur tashmë, spastrimin e administratës nga armiqtë e tij. Po shoh që ai tentim- grushtshtetin po e shndërron në terrorizëm shtetëror. Mua kështu më duket kur shoh ushtaret e arrestuar të masakrohen dhe keqtrajtohen. Skenat e dhunës në rrugët e Stambollit, me kujtojnë masakrat e një filmi horror. Të adhurohet një person si Erdogani, për mua është e pakuptueshme. Problemet e brendshme të një shteti që pretendon se është demokratik, nuk zgjidhen me dajak e vrasje. Mirëpo adhurimi i këtij krimineli nuk përfundon me kaq. Në një vizitë në Kosovë para disa vitesh vetë Hashim Thaçi e quajti Edoganin vëlla. Do të doja të dija ç’farë lidhje vëllazërore veç egos se sundimit kanë këta të dy?! Mos ndoshta të dy duan të bëhen “sulltanet” e Ballkanit? Nuk mund të lë pa përmendur dhe kryementorin vëllaun tjetër të Erdoganit “akademikun” Rexhep Qosiqin (Qose), i cili nuk pranon dot, edhe më të voglin përparim të Kombit Shqiptar drejt integrimit në Evropën e civilizuar. Njësoj si atë, do doja të përmendja dhe shumë ushtarë besnik të tyre, por po mjaftohem me një emër Bajram (osmanli) Hoti.  Ky ushtar i ligësisë, para pak ditësh tentoi të përdhosë figurën dhe veprën e ndritur të Gandit të Ballkanit, Doktor Rugovës, në një tempull të shenjtë si Parlamenti i Kosovës. Por ju harroni dhe nuk e dini që duke grisur foton e të vetmit njeri me vlera në historinë e pavarësisë së Kosovës, tregoni hapur sa të dobët jeni dhe, sa frikë e keni veprën e Rugovës. Sepse ju e dini Rugova edhe me vdekjen e tij i dha më shumë jetë çështjes së Kosovës. Për ju kryekunguj, trutulakë dhe gjakprishur, kam një lajm të hidhur. Asnjeri nga ju nuk mund të zë vendin e tij në histori, asnjë nga ju nuk mund të jetë si ai, asnjë nga ju nuk i jep dot Kosovës sa i dha ai. Në çdo arkiv të botës së civilizuar, ju do të gjeni vulën e tij e cila është vula e shtetit të ri Dardan. Dhe po e mbyll këtë shkrim me një nga vizionet që i madhi Rugova dëshironte për Kosovën : “ Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide e integruar në BE dhe NATO  si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat