Sytë nga faktori ndërkombëtar?

Opinione

Sytë nga faktori ndërkombëtar?

Nga: Dr. Nijazi Halili Më: 12 gusht 2016 Në ora: 14:00
Dr.Nijazi Halili

Përvoja e deri tanishme në Kosovë, tregon se destabiliteti politik ka qenë gati një konstante e jetës politike kosovare. Arritja e stabilitetit politik është një çështje jetike për shoqërinë Kosovare. Çdo humbje kohe është në dëm të demokratizimit dhe të sigurisë së vendit.

Është bërë praktike për shoqërinë kosovare dhe liderët tanë, se proceset politike nuk mund t,i zhbllokojmë pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, andaj vizita e paralajmëruar  Joe Biden-it, do të  'i detyrojë liderët kosovarë të zhbllokojnë proceset politike.  

Bllokadat në Kuvendin e Kosovës, dhe shtyrja e seancës së për 1 shtator, në mungesë të një konsensusi politik për çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, nga njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analistë politikë po shihet si një provë serioze e presionit mbi politikën kosovare që në këtë pauzë të radhës provojnë të arrijnë një konsensus politik dhe të dalin nga kjo situatë që i ngjan rrugës pa krye.

Po mbesim me shpresë, se vizita e Joe Biden-it, më në fund do të jetë shpresëdhënëse dhe do t,i detyrojë liderët të zhbllokojnë proceset politike, në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat