Madheshtia e Manifestimit

Opinione

Madheshtia e Manifestimit

Nga: Prend Gjergjaj Më: 14 gusht 2016 Në ora: 15:28
Prend Gjergja

I nderuari,  miku im, Leke Perlleshi

Keto dite,  nga mjetet e informimit mora vesh, se per disa dite, saktesisht me 17.gusht, ne qytetin e Klines do te vendoset, respektivisht  do te organizohet Manifestimi  i zbulimit te bustit te Heroit te shqiptarise-lugdrinasit Ndue Perlleshi (familjarit tend, axhes, apo…).

Leke, (gramatikisht) une do te te drejtohem ne njeses per te gjitha aresyet qe ti dhe une i dijme, por qe per opinionin e gjere ndoshta edhe nuk jane te ditura, e, ato jane; - ne jemi moshatare, jemi   bashkevendas, kemi kaluar bashke te gjitha fazat e aresimimit tone qe nga shkollimi fillor deri te ai universitar. Thelle besoj se kemi edhe shume, shumecka te perbashket ne pikepamjet tona per jeten, etiken, moralin, atdheun, vendlindjen, …

Keto, madje edhe i kemi dehmuar pergjate gjithe te kaluares sone te deritashme (pavaresisht rrethanes se tanime, mbi 25 vite jemi vetem fizkisht shume larg njeri-tjetrit).

Me duket se s’ka nevoje qe ta zgjas me teper me pjesen hyrese te kesaj letre.

Ajo, per te cilen po te shkruaj sot, Leke, eshte pikerisht Manifestimi i zbulimit te bustit te Ndue Perlleshit ne Kline.  Une, tashme e kam te ditur, nuk do te jem kesaj vere fare, sikurse as me 17 gusht ne Vendlindje (per cka me mbetet merak i pashuar). Por, deshiroj ta dijsh se ne kete Dite- Dite shume te madhe, madheshtore, mburrjeje  e krenarie, do te gezohet e festoje gjithe Vendlindja jone,  e pervuajtur dhe nepermekembur, ne Manifestim do te jete cdo cuke mali e kacube, do te jete cdo shteg pylli e fushe, do te jete cdo rrugice e gardh kurore, do te jete cdo vale uji dhe gur i Lumit tone, cdo vije vade dhe perrocke e Vendlindjes. Me ne fund, do te jete edhe cdo frymemarrje dhe cdo enderr per liri, e te gjithe shqiptarise aneekend Atdheut, e ne vecanti, o miku im, e cdo lugdrinasi dhe e gjithe Lugut t’Drinit, kryqeterthuer, prej Palokes (fishtjan), Mrozit, e deri te Beqir Tomt.

Sepse, edhe ishte kjo enderr e perhershme dhe e pashuar brez pas brezi e gjthe vegjelise , e burrave t’Dheut, e intelektualit elavertarit per Lirine e Tokes s’vet.

Secila kohe dhe secili vend i ka pase e do ti kete fatosat e vet. Fatos i kohes dhe fatos i vendit ishte edhe Ndue Perlleshi. Bashke me shoke, bashke me bashkemendimtaret e bashke me bashkeluftetaret.

Te kujtohet,Leke, se kur ishim te ri historine tone nuk e mesonim (edhe gjithaqe) ne shkolle. Ate qe nuk shkruante neper librat tona shkollore me shume e mesonim goje pas goje e brez pas brezi nga baballaret e gjysherit tane. Ata, pervec tjerash, na rrefenin gjere e gjate se si ruhej dhe mbrohej Ndue Perlleshi me shoke nga perndjekesit armiqesor. Ata na tregonin per detyrat e ndara te burrave dhe familjeve lugdrinase persa i perkiste levizjeve te Ndout me bashkeluftetaret,  qe prej vaut me te aferm mes Paskalices, ne njeren ane dhe Krusheves se Vogel, ne anen tjeter te Drinit, pra, prej shpise (familjes) se  pare qe e merrte persiper percjelljen dhe levizjen e Trimit me shoke, gjithnje deri ne thellesite e Ranocit, Leskocit, Koshit, apo gjetke.

I nderuari Leke, nga e gjithe kjo del nje si deshire imja qe kete Dite (edhepse une assesi, e ndoshta as ti, nuk kemi ndikim ne organizimin protokolar dhe kulturor e artistik te ketij Manifestimi) te jene te pranishem njerez qe bashkepunuan, bashkeluftuan ose bashkevuajten me dhe per Ndue Perlleshin, respektivisht per luften se ciles ai i prini. Ndoshta, te tille sot nuk gjenden, ose jane fare pak, per shkak te moshes, por, mund te jene rend e rend pasardhesit e tyre. Mu ashtu sikurse edhe fytyra eminente intelektuale lugdrinase (kudoqofshin). Dhe, kur them qe te jene te pranishem, nuk mendoj ne nje prani spontane dhe stihike, por, thjesht te organizuar dhe protokolare, ashtu edhe si i ka hije Heroit, sepse as ai nuk ishte vetem, por (Trim i mire) me shoke shume. 

Kjo, aq me teper ngase edhe me kete rast eshte mundesia te tregojme nje pjekuri kolektive e organizim e manifestim madheshtor e te perbashket (popullor, e jo vetem te elitave politike), ashtu edhe sic na kishte hije ne rriten, luften dhe te arrituar e perbashketa.

Perjetesisht, i qofte lavdia, Heroit, Ndue Perlleshi.

 Miqesisht e me t’mira, miku im.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat