Ai të jep shpresë se mund të plakesh bukur!

Opinione

Ai të jep shpresë se mund të plakesh bukur!

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 17 gusht 2016 Në ora: 00:00
Të gjithë të pranishmit dukeshin 'të hutuar' dhe të padisponuar.

M'u duk se zv.Presidenti amerikan Joe Biden nuk ish i nxehtë mbas Presidentit Hashim Thaçit qysh ka qenë i flaktë më 2010 kur në një moment nirvane e quajti George Washingtoni i Kosovës!

Se as përqafimi mes tyre nuk ishte më ai që ka qenë dikur, i zjarrtë e me intervale të gjata kohore shtërngimesh. 
As dashuria dhe afërsia mes tyre nuk ishte më ajo që ka qenë.
Dukej sikur ata kishin harruar të duhen!

Se largësia e bën të veten, janë provuar njerëzit, kanë ditur diçka që kanë thënë 'sa më larg syve, më larg zemrës'.

Të gjithë të pranishmit dukeshin 'të hutuar' dhe të padisponuar.

Atmosferën e ngrysur dhe monotoninë në aeroportin 'Adem Jashari' e theu vetëm bashkëshortja e zv.Presidentit, e cila kishte pasur kurajë të vishej me fustan pembe të ndezur, me qëllimin më të mirë që dukej si 'kukull'.

Dhe, vetëm ajo binte në sy, jo prej aeroplani që themi ne, por binte në sy edhe më shumë se aeroplani, dhe kështu krijohej bindja sikur ajo ishte 'roli kryesor', çdo gjë ndodhte për të, dhe se këtu ka ardhur për t'u argëtuar.

Në anën tjetër, Zonja Lume, inati më erdh, dukej e padisponuar sikur kur njeriut i vjen mysafiri i papritur 'jahu', kështu ndodhte ktyneherë, para luftës, kur zbritnin nga fshatrat kusherinjtë e largët dhe meqë vinin pa paralajmërim, 
's'dinim çka të bënim me ta', përveç t'u jepnim 'lumturi' dhe bukë derisa të ngiheshin!

As fati nuk kish qenë në anën e Lumes në momentin kur e ka zgjedhur kostumin e zi, futë të zi. Dhe për shkak të flokëve të bardha, dhe territ, ajo dukej si një njeri pa ngjyrë, si fotografi 'bardh e zi'!

Hëna e plotë, po, por kostumi i saj i zi kombinohej me natën, e kornera e sakos e qepur 'cigovan', e 'komplikonte edhe më shumë 'situatën'!

Lumja e ka një të mirë që dikujt mund ti duket si shprehje e arrogancës. 
Ajo duket sikur vetja i duket më dikushi se krejt të tjerët, prandaj ti nuk ke shans ta shohësh zonjën në pozitë inferiore, kurrë. 
Ajo s'ka ndenja dhe simpati për askënd! 
Prandaj, ajo është e largët dhe duket sikur vetëm hijen ia sheh!

Pastaj, edhe më zi, George Washingtoni i Kosovës me zonjën e tij rrinin shumë larg njëri-tjetrit, në mes tyre kish hapësirë për t'u 'futur' minimumi edhe tre veta.

Joe Biden të jep shpresë se ka mundësi të plakesh bukur. 
Të jep edhe shpresa të thera, me siguri, por s'po di çfare...prej se 'u habit' dhe Hashim Thaçin e quajti George Washingtoni i Kosovës!

P.S. Më falni për gramatikën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat