Ja pse meritojnë respekt dhe mirënjohje sportistët e talentuar nga Kosova

Opinione

Ja pse meritojnë respekt dhe mirënjohje sportistët e talentuar nga Kosova

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 17 gusht 2016 Në ora: 20:11
Skënder S.Kapiti

Kosova ka qenë gjithmonë djepi i shqiptarizmës dhe krenaria kombëtare shqiptare. Ajo meriton të quhet realisht Republika e Dardanisë, e Dardanisë së krenarisë së Ilirikut. Sot Serbia po e sheh kërcënimin që po i vjen nga supermacia shqiptare pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, edhe nga ajo e aspektit sportiv e  Kosovës ku sportistët sidomos futbollistët shqiptarë të Kosovës kanë “pushtuar” shumë klube të Europes , madje edhe të përfaqësueseve të tyre dhe deri në Amerikë. Po kështu duhen falenderuar edhe ata futbollistë nga Kosova që pavarësisht neglizhencës, korrupsionit, pengesave dhe xhelozisë dhe të egoizmit të drejtuesve të Federatës së Futbollit të Shqipërisë ata kontribuan aq shumë me përfaqësuesen e Shqipërisë deri sa për herë të parë Shqipëria mori pjesë në një kampionat europian.

Në fakt duhet dhe i takonte shtetit shqiptar 100 vjecar, Shqipërisë  që të investojë dhe të kontribuojë edhe në aspektin sportiv për ta ndihmuar që të ngrihet sporti në Kosovë, dhe jo të përdoren dhe te shprehen e shkruhen opinione nga opinionistë dhe komentues të ndryshëm pseudopatriotë  me fjalë dhe etiketime  të pakendshme, provokative, të rënda  dhe të paqytetëruara ndaj atyre që zgjedhin për  të luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës duke e justifikuar veten me demek si patriot, këta fare  opinionistë apo intelektualë e analistë të Tiranës te cilet bëjnë këtë zhurmë  mediatike e coroditje,  dhe janë pikërisht  ata që  nuk bëjnë  asgjë për patriotizmin dhe as nuk e njohin sakrificën patriotike, ndjesinë dhe përgjegjësinë kombëtare, por thjesht jane disa ekranistë dhe letraxhinj që vetëm sa duan që të duken se janë dikushi dhe se po bëjnë dicka.

Sot patriotizmi shqiptar  matet më së shumti me atë se cfarë individët shqiptarë bëjnë dhe kontribuojnë së pari për konsolidimin dhe njohjen e shtetit të  Ri të Kosovës në arenën botërore, ku rasti më i mirë dhe më i lartë e historik është sportistja e madhe, heroina Majlinda Kelmendi që për herë të parë u solli shqiptarëve medalje të arta sportive, te  kampiones së Europës, botës dhe së fundi atë të Lojrave Olimpike në sportin e xhudos. Duhet të ndalen përfoljet, përbaltjet dhe thashethemnajat aspak të hijshme sidomos të atyre që vijnë nga Shqipëria kundër futbollistëve shqiptarë me origjinë nga Kosova gjë të cilën e vumë re edhe gjatë kampionatit europian kundër shqiptarëve që luanin për përfaqësuesen zvicerane.

Duhet , dhe ajo që është më kryesorja që në Shqipëri të mos ketë më kosovarofobizëm  tinëzar dhe të kamufluar sidomos nga politika , hipokrizia dhe helmi i kamufluar  sllavo-greko-bizantin politik, letrar, ideologjik dhe fetar përcarës i politikës  por jo vetëm i saj, që është  bërë gjatë gjithë historisë 100 vjecare në shtetin shqiptar kundër kosovarëve sidomos. Ndërsa kanë bërë karrierë dhe kanë mundësuar që të kenë privilegje e poste të mëdha drejtuese në politikë, pushtet dhe administatë elemente pa gene shqiptare , elementë sllavo-greko- vlleho  ortodoksë që nuk kanë as ndjesinë e as dhimbëshurinë dhe interesin për zhvillimin dhe mirëqënien e kombit shqiptar por që kanë minuar dhe sabotuar gjithmonë forcimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar, pavarësisht se shqiptarët me origjinë nga Kosova në Shqipëri janë 10-15 herë më shumë si popullsi se keto pakica kombetare por që kurrë nuk i kanë pasur shanset dhe privilegjet e joshqiptarëve në Shqipëri. Kjo ka ndodhur sepse  politikës dhe pushteteve ne Shqiperi të interesit personal të tyre dhe jo të atij kombëtar më së miri u shërbejne  elementi joshqiptar  qe nuk ndjen dhimbje pse popullit shqiptar i shkaktohen deme, fatkeqesi dhe trauma nga shtetaret dhe politikanet e vet te papergjegjshem dhe te korruptuar.  Armiku i kombit gjithmone kenaqet dhe punon qe kombin te cilin e urren , armiku  i deshiron dhe lutet qe ai popull te drejtohet nga politikane dhe pushtetare te keqinj.

A nuk është realitet historik në Shqipëri se gjithnjë është nenjanuar, neglizhuar me metoda djallëzore  elementi shqiptar me origjinë nga Kosova qe atij të mos i krijohet dhe të pengohet me cdo mënyrë e të mos i jipet shansi që ai të bëjë karrierë në Shqipëri, sidomos në aspektin politik, ekonomik  dhe të qeverisjes madje dhe ne ate intelektual. Si shëmbull kemi edhe realitetin e sotëm, se a ka ndonjë shqiptar me origjinë shqiptare nga Kosova në qeveri, ministër, zv/ ministër ndonjë drejtor drejtorie kryesore apo kryetar bashkie  sidomos sot pra p.sh. nga forca politike socialiste e vetëquajtura “Rilindje shqiptare”?

Por duke mos u larguar nga tema dhe titulli i këtij shkrimi unë përshëndes dhe u jam mirënjohës të gjithë sportistëve shqiptarë kudo që ata janë dhe luajnë, por sidomos për sportistët e shtetit të Ri të Kosovës, pasi koha për kaq pak vite që nga liria dhe pavarësia e saj po tregon se sa fatkeqësi e madhe kombëtare ka qenë padrejtësia europiane dhe sidomos barbaria sllavo- greko -ortodokse  që për 100 vite ja dhuruan  Kosovën si koloni Serbisë duke e dëmtuar shumë rëndë zhvillimin, integrimin dhe konkurimin  dhe emancipimin e shqiptarëve në rrugën e kombëtarzmit dhe të emancipimit qytetaresk  e modern europian , duke lënë jasht Shqipërisë per 100 vite, Kosovën dhe popullin më heroik, më patriotik  dhe më vital të kombit shqiptar.

Shqiptarët e Kosovës  e kanë pagur më shtrenjtë se cdo popull tjetër në Ballkan luftën dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi. Sot Kosova  nuk ka nevojë për llomotitje, intriga e përcarje që ju vijnë nga Shqipëria, dhe nuk po rezulton që institucionalisht politika dhe pushteti 100 vjecar në Shqipëri të ketë bënë ndonjë sakrificë dhe kontribut të rëndësishëm për cështjen kombëtare të Kosovës, gjë e cila vertetohet edhe nga fakti tjetër se politika e shtetit shqiptar më shumë ka punur për interesat dhe për përfitimet personale të saj  se sa  për Shqipërinë dhe popullin e saj , e jo më të bënte ndonjë gjë të madhe për shqiptarët në trojet e tyre jashtë Shqiperise  dhe në diasporë. Fatkeqësisht nën shëmbullin e saj po ecën dhe politika e pushteti edhe në Kosovë, politikë e cila edhe atje punon per interesin e vet dhe jo për atë të publikut dhe të kombit.

Por, tashmë shqiptarët e Kosovës kanë  shtetin e vet kombëtar, dhe sportistët e Kosovës po shkruajnë historinë dhe po e lartësojnë dinjitetin dhe krenarinë kombëtare. Ata më mirë se cdokush tjetër po promovojnë Kosovën dhe shqiptarizmën nëpër botë. Atyre Ju lumtë dhe unë si shqiptar ndjehem mirë dhe krenar me ta si për cdo shqiptar të madh dhe të talentuar kudo që të jetë ai, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi , nga Lugina e Preshevës  dhe kudo në Diasporë : si në SHBA, Turqi, Gjermani, Zvicër e kudo tjetër.Tashmë shqiptarët e Kosovës kanë shtetin e vet, dhe forcimi i shtetit të Kosovës dhe i Shqipërisë , konkurimi  dhe realizimet në të  dy shtetet tona shqiptare i demokracise, politikës, shtetit ligjor,  dhe ne ekonomi, kulturë, sport dhe në cdo fushë tjetër vetëm se është në funksion dhe e përshpejtojnë  Bashkimin Kombëtar.

Krenarisë dhe bashkimit kombëtar i paraprijnë njerëzit patriotë, të talentuar, vepërmirë dhe me trashëgimi patriotiko-kombetare që e ruajnë dhe ua trasmetojnë ato trashëgimtarëve të tyre  dhe ata që realisht kontribuojnë në cdo fushë në favor të interesit dhe të krenarisë kombëtare, dhe këtu futen edhe sportistët dhe sportistet e talentuara  shqiptare qe perfaqesojnë Shqipërine dhe Kosoven së pari, por edhe ata që luajnë dhe garojnë për ekipe dhe vende të tjera mike te shqiptareve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat