Kur nuk dëgjohet këshilla e mikut?!...

Opinione

Kur nuk dëgjohet këshilla e mikut?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 19 gusht 2016 Në ora: 10:11
Dibran Demaku

Shtetet e bashkuara të amerikës, shpëtimtarja dhe aleatja më e madhe e Kosovës, nëpërmes të nënkryetarit Joe Biden,ditë më parë e thanë mendimin e vetë për rrjedhat  aktuale politike në Kosovë.

Kushdo që i dëgjoi ato këshilla do të ketë kuptuar porosinë e tyre të qartë. Ato këshilla do t`i ketë kuptuar edhe qytetari më i thjeshtë i Kosovës,ai qytetar që nuk merret  fare me politikë, por që i „bombarduar“ çdo orë dhe çdo minutë nga politika dhe politikanët nëpërmes të mjeteve të ndryshme të informimit,ka kuptuar se diçka nuk është në rregullë me politikën dhe politikanët e shtetit të tij.

Ai ,pra qytetari i thjeshtë i Kosovës e ka kuptuar se politikanët aktual të shtetit të tij,qofshin ata të pozitës apo të opozitës,bëjnë politikë inatçore dukje e akuzuar njëra-tjetrën për lëshimet apo gabimet e ndrshme në politikat shtetërore.Qytetari i thjeshtë i Kosovës e ka kuptuar tashmë se që të dy palët kanë hyrë në një qorrsokak,nga i cili vështirë se mund të dalin pa pasoja.Dhe pasojat e këtij qorrsokaku politik,më shumë se ata që bëjnë politikën aktuale në emër të shtetit të Kosovës,do t`i vuajë ai vetë.

Qytetari i thjeshtë i Kosovës së sotme tashmë e ka kuptuar se politikanët aktualë të shtetit të tij,qofshin ata në pozitë apo në opozitë,kujdesin apo preokupimin e tyre më të madh e kanë drejtuar nga interesat e tyre private se sa nga interesat e shtetit në emër të të cilit flasin.Andaj vizavi kësaj qytetari i thjeshtë i Kosovës së sotme e ka humbur besimin në politikanët e shtetit të tij!

Dhe atë për arsyen e thjeshtë,sepse politikanët aktualë të shtetit të Kosovës,në vend të politikës së mirëfilltë,bëjnë akuza nga më të ndryshme,njëri krah kundër krahut tjetër?!

Qytetari i thjeshtë i Kosovës së sotme e ka kuptuar se politikanët e shtetit të tij,bëjnë politikë përqarëse dhe në dëm të vendit të tyre, në vend se të bënin politikë unifikuese e cila do të shkonte në dobi të vendit të tyre?!

Qyterati i thjeshtë i Kosovës e ka kuptuar se të dy krahët politikë në politikën aktuale të shtetit të Kosovës,pozitë dhe opozitë,me akuza ndaj njëra-tjetrës kanë shkuar aq larg,saqë nuk gjendet bir nëne që t`i pajtojë?!

Duke e parë këtë përqarje deri në ekstrem të politikës aktuale shtetërore të shtetit të Kosovës ,politikë kjo që nuk mund t`i sjellë asgjë të mirë shtetit të Kosovës,përkundrazi një politikë e tillë mund ta qojë në theqafje të shtetit edhe ashu të brishtë të Kosovës,shtetet e bashkuara të amerikës,nëpërmes të nënkryetarit Joe Biden treguan me forcë se nga duhej të orientohej politika dhe politikanët aktualë në politikat shtetërore!

Nëpërmes të nënkryetarit të tyre,shtetet e bashkuara të amerikës,treguan dhe kërkuan nga pozita dhe opozita e shtetit të Kosovës se ato duhet të jenë të unifikuara dhe të flasin me një gjuhë për çështjet me rëndësi jetike për shtetin e tyre!Ato,pra shtetet e bashkuara të amerikës,nëpërmes të nënkryetarit të tyre Joe Biden ia kujtuan politikës dhe politikanëve aktualë të Kosovës,se Kosova si shtet ka marrë obligime ndërkombëtare të cilat duhet t`i përmbushë,sado që ato në çastin e pikërishëm mund të duken të dëmshme dhe të dhimbëshme!...

Dhe derisa,akterët politikë të Kosovës,që në momentin e pikërishëm ndodhen në pozitë,e kanë kuptuar mesazhin që nga Shtetet e bashkuara të amerikës erdhi nëpërmes të nënkryetarit Joe Biden,politikanët aktualë të Kosovës që ndodhen në opozitë,sikur nuk duan që ta kuptojnë atë mesazh.

Ata edhe më tutje i bijnë të njëjtit tel,e që është se ata nuk do të pajtohen asesi më ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë?!

Ata,pra opozita kosovare edhe më tutje trumbeton se nëse miratohen këto marrëveshje,atëherë Kosova si shtet do të humbë mijëra hektarë tokë si dhe nuk do të mund të funksionojë si shtet?!Dhe sa ajo,pra opozita kosovare do t`i kundërshtojë dhe do t`i ndalojë me çdo mjet „demokratik“ që ato mos të kalojnë,sepse sipas sajë këto marrëveshje janë të dëmshme për shtetin e Kosovës?!...

Qytetari i thjeshtë i Kosovës e ka kuptuar si mikja dhe aleatja me e madhe e Kosovës,në momentin e pikërishëm,Shtetet e bashkuara të amerikës,falë së cilës ne egzistojmë si komb dhe si shtet,nuk do të jepte këshilla që do të shkonin në dëm shtetndërtimit tonë!

Por ç`e do kur opozita aktuale kosovare nuk e ka kuptuar e as nuk do ta kuptojë mesazhin e Mikut të madh!

Ajo,pra opozita kosovare edhe më tutje i bie telit të saj,duke trumbetuar se ajo dhe vetëm ajo bën politikë të drejtë,paqka se politika e saj bie ndesh me Mikun e madh?!

Kur nuk dëgjohet këshilla e mikut,mund të rrëzohesh prej fikut! Dhe jo vetëm të rrëzohesh,por edhe të lëndohesh?!...

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat