Javëve të funidt skenën politike kosovare e kanë karakterizuar një varg ngjarjësh, të cilat i kanë dhanë një kahje tjetër realitetit politik kosovarë. Afera “pronto” përveq që po tregon fëtyrën dhe personalitetin e tyre të vertetë, në të njejtën kohë po ja jep goditjën përfundimtare të karrierës së tyre në politikë. Kurse pushteti autoritarë e kriminal, edhe njëherë po i tregon dhëmbet duke përdorur mekanzma për shpërqendrimin e opinionit ndaj problemve reale, e në këtë drejtim po i ndihmon edhe televizioni publik, RTK, i cili paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës. Çdoherë kur pushteti i tyre rrezikohet në mënyra të ndryshme, këta njerëz sajonë gjera të paqena në mënyrë opinion publik të mos përqendrohet ndaj të problemeve reale dhe të këqiajt që po ju servohen vendit. Tash së fundi e kemi rastin e projektligjit për demarkacionin, që me një shtator do të dërgohet në Kuvend për ratifikim. Pushteti duke parë rrezikun mundohet më çdo kusht që ratifikimi të ndodhë, edhe pse zërat kritik janë shtuar, si nga opozita,shoqëria civile , ekspertet e pavarur, por në të njejtën kohë kemi edhe deputetë nga partitë në pushtet që publikisht kanë deklaruar se nuk do ta votojnë demarkacionin.
Historikisht është dëshmuar se politikanët shqiptarë për hir të pushtetit kanë bërë koncesione të vazhdueshme. Por, politikanët duhët kuptuar së pushteti si koncept është neutral, dhe pushteti nuk është degjenerues, por pushteti i nxjerrë në sipërfaqë degjenerimet e politikanëve. Pushteti nuk ka kuptimin që të bëj çfarë të jepet mundesia, por të punohet e veprohet për interesa kombëtare e shtetrore.
Mund të përseritet historia e njejtë si në rastin e Presidentit , që të ngritet pazari i votave për kontrabandimin e demarkacionit. Në parim procesi i demarkacionit ka dështuar që nga fillimi, duke pasur parasysh metodologjinë që kanë punuar komisioni i emruar, duke pasur kriter vetëm kriteren kadastral, dhe si i tillë mundë të llogaritet si i dështuar. Tash së fundi janë publikuar edhe procesverbalet në faqën zyrtare të Qeverisë së Malit të zi, gjë që dëshmojnë e mosseriozitetin dhe papëgjegjshmerinë e komisionit të emruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Komisioni i emruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës i kishte dhanë mundesi dhe kompetencë komisionit të Malit të zi që ajo t’i përgaditë materialet, gjë që kjo e fundit i kishte siguruar të gjitha materialet. Ky është një skandal, i cili rritë dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e komisionit, dhe nxjerrë në dritë mosprofesionalizmin, moseriozitetin dhe mospërgjegjshmerinë.
Prandaj,kontrabandimi mundë të ndodhë, por përgjegjsia do të mbetët në duart e atyrë që kanë qenë të dhe do të jenë të impikuar në këtë proces. Duke pasur parasysh skandalin e publikuar në procesin e demarkacionit, mendoj se procesi i demarkacionit duhët të fillojë nga pika zero, duke shkarkuar këtë komision të papërgjegjshëm, dhe emrimin e një komisoni të ri, i cili do të jetë i përgjegjshëm dhe profesional, por duke përfshirë shoqërinë civile dhe opozitën paralmentare në këtë proces. Në të njejtën kohë të ndryshohet metodologjia e punës së komisionit dhe jo të veprohet vetëm me kriterin kadastral, por të hynë në punë kriteri gjeografik, historik e kulturorë. Kjo do të ishte zgjidhja ideale, pasi që nuk jam ekspert i kësaj fushe e nuk dua të bie në nivelin e paragjykimeve. Por, për t’i shuar dyshimet, ky proces duhët të fillojë nga pika zero, duke emruar një komision të ri, në të cilin do të përfshihen edhe ekspertët e opozitës. Në të njejtën kohë, komisioni i emruar duhet të jetë transparent, llogaridhënës, i përgjegjshëm dhe profesional.
Kontrabandimi nuk mund të përjashtohet, pasi ky pushteti i kriminalizuar është i shquar për shantazhe, kercnime, bile edhe vrasje në raste kur i është rrezikuar pushteti. Ky pushtet i pushtetshem e autoritarë është në gjendje të kalojë mbi koka njerëzish vetëm e vetëm të qendrojë në pushtet. Qendrimi i tyre në pushtet korrespondon me lirinë e tyre, prandaj keta njerëz të pushtetshëm nuk lëjnë gurë pa levizur vetëm e vetëm të qendrojnë në pushtet. Kontrabandimi i projektligjit për demarkacionin mund të ndodhë, duke shantazhaur,kercnuar, por edhe duke blerë vota të deputetëve siç ka ndodhur me rastin e Presidentit, ku pazari i votave ishte ngritur aq shumë saqë disa nga deputetet në këmbim të votës rahatun vëllëzër, motra, kusherinjë, e disa të tjerë duke rahatuar vetën në përfaqsitë diplomatike , bile e kemi rastin e deputetes Lama, ku u emrua ambasadore falë votës së saj për kryekriminelin,Thaqi. Zgjidhja për rastin e demarkacionit ka qenë shumë lehtë, por pushteti duke e parë gabimin e bërë nuk e merrë guximin që ta kthejë në pikën zero, sepse eventualisht nëse ndodhë që vetëm një metër katrorë territorë është pretenduar të falët, të gjithë ata të cilët kanë qenë të impikuar në këtë proces duhët të japin përgjegjsi penale, dhe duhet konsideruar si tradhtarë. Prandaj, pushteti i krimnalizuar nuk e ka vullnetin për ta zgjidhur këtë çështje, dhe e sheh si domosdoshme dhe me arrogancë mundohet ta kontrabandoj në Kuvendin e Republikës, në mënyrë që rreziku për ta të shtyhet për pak kohë.