Miqve!

Opinione

Miqve!

Nga: Agron Shabani Më: 25 gusht 2016 Në ora: 21:32
Agron Shabani

"Kam lexuar mbi 1OO1 faqe libri mbi luftërat e ndryshme dhe askundi nuk kam e gjetur (hasur) as edhe një faqe te vetme libri e cila flet ose tregon ( dëshmon) konkretisht dhe praktikisht që një popull ( komb) ose shtet të jenë çliruar vetem me laps! Pa guximin, heroizmin dhe trimërinë e burrave ose trimave të vërtetë, kurr nuk do ketë liri, sado të mençur të jenë hedonistët ose pacifistët e ndryshëm.

Se këndejmi, lufta e lavdishme çlrimtare dhe patriotike e UCK-së , atëbotë edhe njëherë provoi dhe vërtetoi praninë ose ekzistencën e pasosur të shpirtit dhe kultit të njohur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të te gjitha etapat ose periudhat e historisë se lashte të shqiptarëve. Respektivisht, guximin, patriotizmin, vetmohimin, epikën, historikën, dramatikën dhe heroikën tradicionale të njerëzve ose popullit ( kombit) tonë gjithandej.

Kjo edhe përkundër cytjeve, tendencave, insinuatave, inskenimëve, eksperimentëve ose planimetrive të ndryshme blasfemike, infantile dhe patologjike  për t´i kapur ose zëne në kurthë shpirtin, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qeniës së pavdekshme iliro-shqiptare përmes formave ,metodave, kurthave, intrigave, dredhive, parullave, mesazheve, diktateve ose sloganeve të ndryshme reaksionare, demagogjike, dogmatike, hedoniste, makiaveliste, komplotiste, inkubative, ataviste dhe të tjera të nomenklaturave, konjukturave, proviniencave, reminishencave ose politikave të ndryshme ditore ose periodike nga vendi dhe bota që kanë për qëllim kthimin e Kosovës dhe shqiptareve kah " brendia" ose " vetëvetja" e tyre artificiale ose johistorike si në ish Jugoserbosllavinë e dikurshme si për shëmbull. Dhe, kjo përmes demagogëve, hipokritëve, " naçallnikëve" ose " poreznikëve" të ndryshëm puroshqiptar, joshqiptar ose antishqiptar që paguhën nga Kosova dhe shqiptarët, ndërkaq punojnë për Serbinë, Malin e Zi etj...!

Kam lëxuar bukur shume mbi popullin ( kombin), shtetin dhe shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit, dhe askundi ose shumë rrallë kam hasur ose takuar raste të sundimit të shumicës nga pakica! 

Ndonëse, shumica prej tyre me "pemë të sortuara" familjare ose gjenealogjike, si dhe me intelegjencë ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikofizike, psikosociale, intelektuale, profesionale dhe tjera. Apo, me biografi të çuditshme personale, familjare, farefisnore etj. 

Ndërkohë që shumica prej tyre të kontrabanduar, katapultuar ose inkriminuar në krye të shtetit dhe pushtetit kosovar me parulla dhe slogane të ndryshme "revolucionare" ose "patriotike" të liderëve ose komandantëve të ndryshëm "shtetëror", "nacional", " karismatik"," historik" dhe kështu me radhë.... Pa i parë as përjetuar kurrë frontët e luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosove, veç nepër gazeta të ndryshme ose radio-televizion!

Ndaj, do theksuar në fund se objekt (objektivë ) dhe subjekt kryesorë ose esencial ( substancial) i "politikës" dhe " filozofisë shtetërore" dhe "nacionale" të matrapazëve, demagogëve dhe hipokritëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në Kosovë, pos lirisë së rrezikuar dhe " robërisë së qetë"per Kosoven dhe shqiptaret, si duket janë "zajednica" ( republika) serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, "demarkacionet kufitare" me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë, enklavat ose "eldoradot" tjera serbo-malaziase gjithandej Kosovës, "populli ( narodi) i ri kosovar" i dalur nga lufta", uzurpimi, klanizimi, tribalizimi, monopolizimi, fosilizimi, instrumentalizimi, relativizmi, konfiskimi dhe abuzimi i pafund me lirinë, moralin, pasurinë, shtetin dhe pushtetin! Mbase, lojërat dhe abuzimet e vazhdueshme ( serbo-bizantine) me ndjenjat, emocionet, sentimentët, qenien, materien, ekzistencën, dinjitetin, ekskluzivitetin, spontanitetin, individualitetin dhe integritetin moral, shtetëror, nacional dhe teritorial si dhe me vet shpirtin e pavdekshëm liridashës ose patriotik të shumicës shqiptare në Kosovë ku sundojnë joshqiptarët ose antishqiptarët e ndryshëm me emra dhe mbiemra të shqiptarëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat