1 shtatori i sikletshëm për deputetët e parlamantit të Kosovës

Opinione

1 shtatori i sikletshëm për deputetët e parlamantit të Kosovës

Nga: Ragip Guraziu Më: 27 gusht 2016 Në ora: 15:31
Ragip Guraziu

Gushti i vitit të kaluar, kur edhe u nënshkrua marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me  Malin e Zi,që po supozohet  se në këtë marrëveshje, dhe nënshkrimi, sipas opozitës dhe të tjerëve, se Kosova ka humbur 88 kilometra katrorë tokë, nuk do të jetë më 1 shtator i siktletshëm vetëm për deputetët e parlamentit të Kosovës, por edhe për ish-ministrin e Punëve të jashtme, z.Hashim THaçin, të asaj kohe, tani presidentin e Kosovës, por edhe për ish-ministrin e Punëve të Brenshme, z.Skender Hysenin, por edhe për ne te gjithë qytetarët e Kosovës që jemi në siklet të madh se çka do të ndodhë me 1 shtator?!

Deputetëve; ''Hypni në dardh se ju vrava-zbritni nga dardha se ju vrava''.....populli

Të mjerët deputet që në këto kohë kanë fituar këtë mandat ma të sikletshëm që duhet të mbajnë përgjegjësin, e kujt se?!

Më i sikletshëm për ta na doli tani Demarkacioni i kufijve me Malin e Zi se sa shpallja e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008.

Derisa nga ta kërkohet, nga presidenti Hashim THaçi; ''deputetët që votojnë kundër demarkacionit do të kenë përgjegjësi historike.Bilall Sherifi-Nisma;''deputetët që do votojnë kundër këtij versioni do të jenë në anën e duhur të historisë.

E saktë.Të gjithë deputetët atë ditë do të jenë para përgjegjësisë historike, por shtrohet pyetja;ciles histori?! Asaj të cilën kërcnon AKSH-ja,që thonë;''se ata deputet që votojnë Demarkacionin do të mbahën mend dhe do të trajtohën tradhtarë.

Sipas kryeministrit të Kosovës, z.Mustafa, sipas tij faktet janë të qarta si loti. Varet  a  kemi  forcën e guximin t'i pranojmë.

Sipas opozitës 88 kilometra hektarë tokë po humbë Kosova

Kur kemi parasyesh,gjithnjë sipas opozitës që thuhet se; ''këtë rastë në rastse kalon votimi në parlament sa i perket Demarkacionit të kufijëve me Malin e Zi, në favorë të Malit të Zi, atëhere Kosova po dëmtohet 88 kilometra hektarë tokë, e kur kemi parasyesh se edhe  5 mijë hektarë tokë u domtuam me Demarkacionin e kufijëve me Maqedoninë, pse na ra hise ne te humbim teritorre ndaj dy shteteve, dhe ne këto raste mos vallë jemi vërbuar,apo me qëllim po na verbojnë ata ndërkombëtarë me misionet e tyre që janë këtu për sundimin e ligjit apo ne pi padie me diploma falso pas lufte po falmi tokë dhe po bëhemi aq human se shtetet  tjera që janë më në zhvillim se ne ?!

Hasani: Nuk e di a humbë Kosova territor, por e di që Mali i Zi rritet

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani në “Interaktiv”, ka thënë se po të ishte një aneks-hartë në Pakon e Ahtisaarit do të ishte shumë e lehtë çështja e demarkacionit.

“Neni 3 i Pakos së Ahtisaarit shkrua për kufijtë dhe aty thuhet se ‘Territori i Kosovës do të definohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001’”, ka thënë Hasani, që shtoi se Marrëveshja e Dejtonit e ka këtë të mirë, se ka hartë.

Po këto janë dyshimet e opozitës dhe të tjerëve...

Jo vetëm profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani,ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese,në ''ineraktiv'' që ka thënë se ;''Nuk e di a humbë Kosova territore,por  e  di  që  Mali i Zi rritet, por këtë e kanë thënë edhe disa ekspert tjerë që unë si autori i këtij shkrimi po du përgjigjeje mu nga këta që janë shprehur në këtë formë se si është e mundur që Kosova mos të humbë e Mali mi Zi të rritet. po qe se ka ekzistuar tokë neutrale në mes Kosovës e Malit të zi,atëhere është dashur të ndahet përgjysmë.A ka nakun në botë që një shtet nuk është dëmtuar sa u perket kufijëve, e tjetri me u rritë,nga vjen ajo tokë?!.

Gushti i vitit të kaluar,kur edhe u nënshkrua marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me  Malin e Zi,që po supozohet  se në këtë marrëveshje,dhe nënshkrimi,sipas opozitës dhe të tjerëve,se Kosova ka humbur 88 kilometra katrorë tokë,nuk do të jetë më 1 shtator i siktletshëm vetëm për deputetët e parlamentit të Kosovës,por edhe për ish-ministrin e Punëve të jashtme, z.Hashim THaçin, të asaj kohe,tani presidentin e Kosovës,por edhe për ish-ministrin e Punëve të Brenshme,z.Skender Hysenin,por edhe për ne te gjithë qytetarët e Kosovës që jemi në siklet të madh se çka do të ndodhë me 1 shtator?!

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat