Fytyra dhe besa e deputetit

Opinione

Fytyra dhe besa e deputetit

Nga: Binak Maxharraj Më: 27 gusht 2016 Në ora: 21:28
Ilustrim

Ka bukur do kohe që me të drejtë është aktualizua çështja e demarkacioni midis Kosovës dhe Malit te Zi. Para do viteve është formu për ketë gjë Komisioni Shtetëror për përcaktimin e kësaj vije. Puna e tij për disa vite u mbajt top sekret.. Por se shpejti doli fytyra e vërtet e këtij komisioni kur deklaroi se Kulla dhe Qakorri nuk janë ma të Kosovës, por ia lanë Malit te Zi. Një konstatim i këtilla e revoltoi shume popullsinë e Zonës se Rugovës dhe te Rrafshit të Dukagjinit, sepse atyre shume prona u mbeten andej në Mal të Zi, bile edhe varret e të parëve u mbeten andej.

Popullata e kësaj ane as që po lejohet të kaloj këtë kufi artificial të cilin dorën në zemër iu dha Malit te Zi me bekimin e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafes. Por për këtë marri të kupolës se shtetitreaguan trimat e vërtet të shkencës të cilët në shume media dhe portale e sensibilizuan popullin me fjale dhe fakte, me argumente dhe dokumente e demantuan punën e Komisionit Shtetëror si jo të saktë dhe mashtruese. Kjo vij u ba edhe debat në tubime në të cilat ekspertet e shkencës dolën fitues me argumente të gjalla se Kosova po humb territor. Por Komisioni Shtetëror për demarkacion i mbështetur nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli nuk lëshojnë pe duke theksuar se Kosova nuk po humb asgjë, por e pranojnë se Mali i Zi po rritet. Ata këto dite në forma të ndryshme, me kërcënime dhe shantazhe po mundohen me i bind deputetet që ta votojnë vijën e demarkacionit, bile i thërrasin në "biseda informative" si në ndonjë gjyq, që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Presioni ndaj deputeteve nuk ka të ndalur. Pushtetarët po e tregojnë fytyrën e tyre të vërtet, sepse ata vete janë të pa fytyrë, ata fytyrën e tyre e ndërrojnë për çdo çast sipas nevojës se tyre. Së sa të pafytyrë janë ata tentojnë që edhe deputetet t'i bëjnë të pafytyrë dhe të votojnë sipas dëshirës së tyre, e jo sipas bindjes se tyre. Deputete janë të vetëdijshëm se ata nuk i ka zgjedhe as Hashim Thaqi, as Isa Mustafa e as Kadri Veseli. Deputetet janë të zgjedhurit e popullit, janë betuar në votën e popullit dhe duhet të votojnë sipas dëshirës se popullit. Deputetet ja kane dhanë besën popullit sikur populli qe ia ka dhanë besën deputeteve që të punojnë në interes të popullit se do të punojnë ne interes te tij, duke e mbrojte fytyrën dhe besën që e kanë marre nga populli, por edhe duke e mbrojture Kushtetutën e Kosovës.

Shume deputet, por edhe ata të pozitës, tanimë i kanë kuptuar manipulimet që po ua bëjnë matrapazët e pushtetit rreth vijës se demarkacionit dhe me çdo kushte nuk duhet të bijën pre e manipulimeve dhe ta humbin besimin e votës se popullit, sepse ata nuk e kane votën për të votue diçka çfarë nuk është në interes të popullit dhe të Kosovës.

Boll ma nder shekuj dhe dekada na i kane coptu trojet tona tu na lanë të shpërndarë mes vetit nga te katër anët. Tashti horrat tonë tentojnë që me laps t'ia qkapin edhe ndonjë cope Kosovës për interesat e tyre. Pra, deputet jeni në një provim të madh me 1 shtator. Atë dite ju me plote fuqi dhe zemër por edhe për besimin qe ua ka dhen populli, duhet ti thoni një JO te madhe demarkacionit, të thoni se demarkacioni: NUK KALON,NO PASSES, NO PASARN,NE PRELAZI, sepse për këtë e keni besimin dhe votën e popullit. Po ate dite do ta keni edhe ndihmën e popullit, sepse i madhe e i vigel, fshatar dhe qytetar do te ia mësyjnë Prishtinës për të mbrojtur Republikën, për ta mbrojtur territorin e pakonstushem të Kosovës.

Votën kundër, pra po ua kërkon Republika, po ua kërkon populli i cili ua dha besimin që të votoni sipas amanetit të popullit, e jo te votoni për ata që vendosin në emër të populli, sepse nëse votoni ndryshe mbi JU DO TE BJER MALLKIMI I POPULLIT, dhe ta dini se mbamendja e popullit nuk ka kufij dhe se nuk do t'u harroj kurrë.

Pra, me 1 shtator e keni fjalën Ju deputet. Është dita ma e madhe në jetën e Juaj. Është dita kur duhet ta ruani fytyrën, e mos lejoni te bahen te pafytyre, atë dite do ta përmbushni edhe besën dhe besimin qe ua ka dhëne populli, e mos te bëheni te pabese, sepse pabesia kurrë nuk ka qene virtyt i popullit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat