20 vjetori i arritjes së “Marrëveshjes së Arsimit”

Opinione

20 vjetori i arritjes së “Marrëveshjes së Arsimit”

Nga: Mr.Donika Hoti Më: 30 gusht 2016 Në ora: 16:16
Mr.Donika Hoti

Sot bëhen 20 vjet nga arritja e “Marrëveshjes së Arsimit”, një akt me të cilin për herë të parë  zhvillohet takimi në mes palës shqiptare dhe asaj serbe me insistimin e plotë të faktorit ndërkombëtarë dhe përmes ndërmjetësimit të tyre. Ky akt vlerësohet si ndër aktet më të rëndësishme i cili vuri bazat e funksionimit të shtetndërtimit të Kosovës dhe dërgimit të saj drejt luftës. Ky takim ishte zhvilluar me 31 gusht të vitit 1996 në mes të z.Ibrahim Rugova dhe Sllobodan Millosheviçit në selinë e tij në Beograd, arsyeja ishte arritja e një koncensusit për lirimin e të gjitha objekteve shkollore, pasi që nga fillimi i viteve 90-ta ishin të mbylluar të gjitha objektet shkollore në Kosovë, ku i kishte paralajmëruar vetë Sllobodan Millosheviçi gjatë fjalimit të tij në “600 vjetorin e Gazimenstanit”, se çfarë do t’i pret popullatën shqiptare nga implementimi i politikës së tij që vlerësohet një regjim përtej monist.

Çfarë ishte Marrëveshja e Arsimit në esnecë? Marrëveshja e Arsimit ishte një marrëveshje për kthimin e popullatës shqiptare në objektet shkollore dhe ato universitare në Kosovë. Kjo marrëveshje ishte arritur përmes ndihmës së komunitetit shqiptaro-italian i njohur si “Shën Exhidos”. Për realizmin e kësaj marrëveshje ishte kujdesur komisioni i quajtuar 3+3+3 që lë të nënkuptohet që ishte formuar një komisioni i përbërë nga tre anëtarë nga pala shqiptare, tre nga ajo serbe dhe tre nga komunitet i Shën Exhidosit. Mirëpo edhe pse ishte nënshkruar nga përfaqësuesi i palës serbe dhe asaj shqiptare nuk kishte kurrëfarë efekti juridik as politik, ndërsa në implementim nuk kishte sjellur asnjë rrezultat. Viti shkollor kishte filluar me 2 shtator me dhunë policore nën ndikimin e politikës serbe. Kjo dhunë vlerësohej si një paralajmërim i caktuar për drejtorët e shkollave sepse marrëveshja për policinë dhe ushtrinë serbe nuk kishte rëndësi fare.

Çfarë objektive kishte Marrëveshja e Arsimit dhe sa u implementua ajo nga pala serbe dhe ku e kishte dërguar në fakt Kosovën? E tërë objektiva e këtij takimi ishte te arritja e nënshkrimit të kësaj marrëveshje. Deklarata e dalur për shtyp e Presidentit z.Rugova kishte vënë theks të veçantë se tani e disa vite në mbarë sistemin edukativo-arsmiorë në Kosovë nga atij fillor deri tek ai universitar nuk ishte në funksionim normal. Objektiva e kësaj marrëveshje ishte arritja e një koncensusi për të filluar normalizimin e sistemit edukativo-arsimor për të gjithë nxënësit dhe për stundentët dhe për të gjithë të rinjtë e Kosovës, ku e kishte pikësynimin për avancimin e fushës arsimore-shkencore. Kjo marrëveshje ishte arritur si rrezultat i pritur rreth kthimit të nxënësve nëpër shkolla dhe universitete. Ky akt politik kishte qasje më serioze rreth ngritjes së tyre arsimore dhe kulturore dhe pikësynimi i lidershipit shqiptar ishte që të rinjtë të bëhen qytetar të përgjegjëshëm. Ky akt nënshkrimi u vlerësua si fitore e qytetërimit e jo njëra të mbizotërojë mbi tjetrën.

Mos implementimi i kësaj marrëveshje, politikën kosovare e kishte dërguar drejt paraqitjes së një ushtrie kombëtare e quajtur “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” e cila kishte për qëllim mbrojtjen e territorit dhe parandalimin fizik të vrasjeve që u zhivlluan vazhdimisht ndaj shqiptarëve nga forcat politike dhe ato ushtarake të ndikuara nga politikëbërja e Sllobodan Millosheviçit, kjo paraqitje kishte ndodhur menjëherë pas “Protestave Studentore” të mbajtura me 1 tetor të vitit 1997 me kryeorganizatorin e këtyre protestave dhe rektorin e Universitetit të Prishtinë, z.Ejup Statovcin. Kërkesa e këtyre studentëve ishte pikërisht implementimi i “Marrëveshjes së Arsimit” dhe lirimi i menjëhershëm i objekteve shkollore dhe objekteve të Universitetit të Prishtinës nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Çfarë rezultati diplomatik sjelli kjo marrëveshje   ? Kjo marrëveshje sjelli rezultatin e parë diplomatik për Kosovën edhe pse nuk ishte e njohur “de jure” në aspektin ndërkombëtar, në fakt ishte njohur “de facto” nga Beogradi, pasi ky takim përcaktoj funksionalizimin e shtetit drejtë ndërtimit të diplomacisë kosovare. Synimi i përfaqësuesve shqiptare ishte përcaktimi i një zgjidhje diplomatike për ta arritur qëllimin dhe ambicjen e kërkesës të vazhdueshme të qytetarëve. Me paraqitjen e pozitës reale të popullatës shqiptare dhe gjendja e tyre në raport me çështjen konkrete kishte të bënte me njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Kjo marrëveshje solli promovimin e diplomacisë hap pas hapi dhe zgjidhjen e çështjes konkrete para se të zgjidhet Statusi Ndërkombëtar i Kosovës. Ky takt diplomatik përmes këtij akti politik kishte mundësuar që t’ia impononte të dy palëve që të arrijnë një zgjidhje përfundimtare rreth prombleme të caktuara.

E vetmja metodë rreth një arritje në mes të palës shqiptare dhe asaj serbe ishte zgjidhja diplomatike e cila ishte pranuar nga pala shqiptare, për arsye se në këtë mënyrë kjo metodë diplomatike ishte implikuar edhe për politikën ndërkombëtare për ta gjetur një zgjidhje konkrete për çështjen e arsimit para-universitar dhe universitar në Kosovë. Ky finalizim ndërkombëtar për palën serbe ishte gjendje e vështirë faktike për ta pranuar dhe për ta implementuar “Marrëveshjen e Arsimit”, pasi që politika serbe vazhdon ta ushtronte presionin e saj ndaj arsimit në Kosovë. Mirëpo, nga këndvështrimi i diplomacisë kosovare ky takim vlerësohej si takimi i parë në mes të palës shqiptare dhe serbe për të arritur një konsensus të përbashkët, pasi që Kosova deri në vitin 1996 ishte anashkaluar nga të gjitha Konferencat Ndërkombëtare të mbajtura para vitit 1996. Edhe pse qysh në fund të viteve 80-ta kishin bërë përpjekje politika amerikane përmes disa kongresmenëve që çështja e politikës kosovare dhe gjendja e popullatës shqiptare të trajtohet më seriozisht dhe të kenë të drejta si të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Tani nëse parashtrojmë pyejten: A ishte fitore apo humbje diplomatike për Kosovën? Atëherë mund të argumentojmë se me mosimplementimin e “Marrëveshjes së Arsimit” nga pala serbe, Kosovën e kishte dërguar drejtë arritjes së suksesit më të lartë diplomatik, kjo kishte ardhur me ndihmën e komunitetit “Shën Exhidos”, ku e trajton palën shqiptare si palë të barabartë dhe njëkohësisht kishte qenë elementi më i rëndësishëm në rrugët e suksesit diplomatik të Kosovës, për këtë arritje dhe fitore diplomatike për palën shqiptare kishte dhënë kontributin e jashtëzakonshëm diplomacia e Vatikanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat