Demarkacioni gjeopolitika dhe Rusia

Opinione

Demarkacioni gjeopolitika dhe Rusia

Nga: Faton Abdullahu Më: 31 gusht 2016 Në ora: 11:56
Faton Abdullahu

Interesat evro-atlantike janë për ta konsoliduar dhe forcuar edhe më prezencën politiko-ushtarak në rajon, një nga të cilat është përfshirja e plotë e Malit të Zi në këto interesa, konkretisht bërja e saj pjesë e NATO-s. Kjo do ta përmbyllte ‘shiritin evroatlantik’ nga Sllovenia deri në Greqi, duke parandaluar shtrirjen e interesave ruse në këto anë. Duket se censorët politik opozitar nuk e detektojnë këtë.

Përpjekja e papërmbajtur për ta kundërshtuar gjithanshëm pushtetin, qëllimi me çdo kusht për ta larguar atë, mandej mosbesimi në votën e qytetarëve, pra dyshimi deri në përjashtim se ky rotacion mund të bëhet me zgjedhjet e ardhshme e pengon seriozisht, tash sa kohë, projektin opozitar për ta pasur parasysh, aq më pak kuptuar drejtë, atë që në terminologjinë politike njihet si ‘interesa evroatlantike’ në Ballkan. Kam të drejtë të konstatoj kështu sepse, kauza opozitare e lançuar aktualisht edhe me demarkacionin, nuk e merr parasysh në asnjë variant këtë gjeopolitikë në rajon.

Për më keq tash sa kohë veprimet dhe konceptet opozitare shkojnë drejtpërsëdrejti në drejtimin e kundërt me këto interesa. Si mund të shpjegohet kjo ? Interesat evroatlantike tash sa kohë janë për ta konsoliduar dhe forcuar edhe më prezencën politiko-ushtarak në rajon, një nga të cilat është përfshirja e plotë e Malit të Zi në këto interesa, konkretisht bërja e saj pjesë e NATO-s. Kjo do ta përmbyllte ‘shiritin evroatlantik’ nga Sllovenia deri në Greqi.

Duket se censorët politik opozitar nuk e detektojnë këtë, apo pasi që e regjistrojnë e përjashtojnë duke u thirrur në atë se, mos humbja e tokës është interes mbi interesat. Ndërkohë që vetë humbja e tokës është sajesë dhe kjo është thënë, pos prej shumë të tjerëve edhe nga SHBA-t.

Për rrjedhojë rripi gjeopolitik Slloveni, Kroaci, Mali i Zi, Shqipëri dhe Greqi me të cilin do të krijohej një siguri dhe qëndrueshmëri evroatlantike, duke ndalur shtrirjen e interesave të tjera gjeopolitike, sidomos ruse, në këto anë, vihet në ‘stand by’ apo edhe rrezikohet.

Determinueshëm mos votimi i demarkacionit e lë të parealizueshëm këtë projekt e lë këtë korridor të pambyllur te Mali i Zi, duke e rrezikuar me këtë çarje përpjekjen kapitale evro-atlantike në këtë pjesë të Evropës. Prandaj mos votimi i demarkacionit tërthorazi shkon në dëm të këtij projekti, por efekti negativ është i drejtpërdrejtë dhe i vazhdueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat