Mos na i damtoni marrëdhanjet me SHBA-në

Opinione

Mos na i damtoni marrëdhanjet me SHBA-në

Nga: Xhevat Rexhaj Më: 1 shtator 2016 Në ora: 00:47
Xhevat Rexhaj

Shqipërinë me 1920 e krijoi dhe e ruajti Amerika me Vilsonin, Kosovën me 1999 e krijoi Amerika me Klintonin, e ka po dojmë tash me e kajtë n…kah sulltani a…

Pa dashtë me ja nis me pellazgët, dardanët, ilirët e tutje, ngase nuk kam as dije, as njohuri e as studime, unë po filloi nga aty ku kam së paku njohuri te mia, dhe ato që dihen botërisht. Po filloi nga Gjergj Kastrioti, Pjeter Bogdani, Nora e Kelmendit, Pap Albani-Klementi i IX, vllaznit Frasheri, Faik Konica, Gjergj Fishta, Haxhi Zeka, Ded Gjo Luli, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Fan Noli, Vaso Pasha, Nana Tereze- Gonxhe Bojaxhiu e po vij te ai qe do i kushtohem kësaj radhe Ibrahim Rugova. Që të gjitha këto figura madhore të shqiptarisë që ecën, vepruan, luftuan, dhe krijuan atë që mundën për qenjën tonë kombëtare, e deshën dhe e menduan tokën shqiptare pa anmiq, pa sllav dhe pa anadollak të Anadollit, të gjitha ato figura e deshën tokën arbnore të pastër me gjak shqiptari se ishte e shqiptarisë me mija vjet.

Ishte Gjergji ai që 27 vite tronditi portën e barbarisë anadollake, por që fatkeqësisht pas vdekjes së tij tokat shqiptare u tymosen nga katrahura, dhe barbaria gjenocidiale sultaneske, sherrin që ende po ua shohim se e kanë mbjell nji farë të keqe që ende po kafshon si virusi i keq trungun shqiptarë, e deri te Njeriu i dy shekujve që ripërtëriu aleancën me perëndimin, pra me qytetnimin e civilizimin te cilit i takojmë me shekuj, ishte pra Ibrahim Rugova që përmes frymëzimit të Cetës së Profetëve, dhe mendjes e penës së Pjeter Bogdanit trokiti në dyert e ndërgjegjes së demokracive si motra të qytetnume evro-atlantike që ta çlironin gjysmën e kombit shqiptarë nga gjenocidi sllavo-serb. Gjergj Kastrioti, dhe të gjithë ata burra e gra të lartpërmendura ishin me shekuj në luftë me të keqen e dyfishte, me sundimin barbar sulltanezo-anadolak dhe nën brutalitetin dhe zaptimin e tokave tona me lejen e anadollakeve që na i bënin sllavët në krye me serbët, pra ishte vet turk-osmani pushtues që fali apo dhuroi për kurva serbe tokat tona shekullore te cilat sot e kësaj dite janë pronë e sllavëve të Karpateve.

Ibrahim Rugova prej ditës së parë që doli haptas si lider. dhe udhëheqës së pari shpirtëror, e më pastaj edhe i zgjedhur me votën e popullit e kishte të caktuar ruten, apo rrugën të cilën ai dhe me të edhe populli shqiptarë duhej ndjekur që të vinte deri te çlirimi dhe pavarësia e Kosovës-Dardanisë. së cilës ai i krijoi edhe Himnin edhe Flamurin e që mjerisht i hodhën. dhe i dogjën këta pushtetarët e sotëm e banditët e dikurshëm. dhe hajnat e sotëm përsëri. Ibrahim Rugova busullën e kishte shumë mire të rregulluar, ndihmë dhe rikrijime aleancash me SHBA-ne, dhe shtetet e forta demokratike evropiane, besa deri edhe Kanadanë, Japonin dhe Australinë i beri krah të popullit shqiptarë , dhe vet Kosovës. Stacionet e rregullta të Ibrahim Rugovës ishin, Ëashingtoni, Berlini, Londra, Parisi, Roma, Berna, Stokholmi, Brukseli, Praga e kudo të tjera seli të cilat në një kohë të caktuar do vendosnin që edhe me forcën ushtarake të quajtur NATO ta godisnin qendrën e barbarisë evropiane Beligradin, dhe mbare Serbinë, dhe kjo do të ndodhte në vitin 1999.

I llidha të gjitha këto që të vie edhe të ajo se ku e kisha edhe qëndrimin dhe cakun e këtij shkrimi të shkurtër. Gjatë gjithë kohës sa veproi dhe punoi për realizimin e projektit madhor Kosova shtet i pavarur, Presidenti Ibrahim Rugova asnjëherë nuk u turr kah arabet, asnjëherë nuk u turr kah Turkia, asnjëherë nuk u turr kah sheikët e që të gjithë së bashku edhe atëherë edhe sot ishin dhe mbesin miqtë e denjë të Rusisë dhe Serbisë, këtë e dinte shumë mire Ibrahim Rugova, e pra ai për dy dekada rresht, apo në punën e tij si President në dy shekuj nuk u përkul para arabo-turqve, ngase sigurisht se e dinte qëndrimin e tyre karshi shqiptarëve, por Ibrahim Rugova ishte gjithmonë aty ku dëgjohej zëri i shqiptarëve, në SHBA, Bruksel, dhe në Selinë e Shenjët te Papa Gjon Pali i dytë i cili edhe dihet mirëfilli se kishte dhanë sinjalin e gjelbërt Bill Klintonit që të sulmohej Serbia edhe pse si vend i krishterimit ortodoks.

Ibrahim Rugova ishte vet truri i kthjellët shqiptarë, qe besa Ibrahim Rugova sigurisht se me kohë e ka ditë dhe e ka hetue se çfarë mundë te sjellin arabo-turqit në trojet shqiptare, pra ata na sollën vetëm ndërtime xhamish, dhe duhet thënë se kishim mjaft dhe i respektonim të gjithë shqiptarët si xhamit ashtu edhe kishat tona, por pas luftës doli se radikalizmi islamik e mori mbështetjen e hajnave qeveritar, dhe shpërlarësve të parasë kriminale, dhe të korrupsionit dhe tani Kosovën gradualisht po e shndërrojnë në një shtet islamik të tipit arabo-afganistanez.

Ibrahim Rugova gjatë mandatit të tij asnjëherë nuk deshi të vizitoi ato vende nga të cilat asnjë e mirë nuk na vie, Ibrahim Rugova asnjëherë nuk kërkoi ndihmë nga ato vende, ngase ishte e vetëdijshëm se mu ato vende e mbështetnin Serbin me dollarë dhe me armë, andaj Ibrahim Rugova me kohë e kishte përcaktue fitoren dhe fituesin e çlirimit të Kosovës, dhe ishte Amerika me demokracitë evropiane që edhe ne mundë të themi lirshëm se të gjitha këto shtete që na çliruan , dhe po na mmbajnë gjallë edhe si shtet sot e kësaj dite ishin, dhe janë kombe të besimit të krishterë, por për këto kombe parimore është njerëzia, humaniteti, dhe demokracia e jo feja. Mos të dalldisemi na shqiptarët sot pas mjekrave, pas altoparlantëve, dhe pas budallakive që janë të mesjetës, por të kthjellemi dhe të mendojmë vetëm nga nji minutë në ditë; po mos të ishin SHBA ja.

Gjermani, Anglia, Franca, Italia, Kanada, Zvicra e shumë shtete të tjera sot nuk do kishte shqiptarë në Kosovë, por do kishte vetëm shkije, dhe gabel, do kishte vetëm sllav e jo shqiptarë, këto janë gjëra që i dimë të gjithë, por mjerisht sot ka disa grupe që po mundohen të shpërlajnë trurin, dhe gjenin shqiptare me budallaki dhe pisllek nga stepat dhe shkretinat e Arabisë, larg atyne se na duhet shkollimi, përparimi, ekonomia, dhe demokracia moderne të sigurojmë bukën tonë si shtet…

Rrnofshin aleatët që na i riofroi pas 5 shekujsh nga Gjergj Kastrioti, i Madhi i shqiptarëve Ibrahim Rugova, e pra unë mbetem i mendimit se ishte Gjergj Kastrioti , dhe pas 5 shekujsh na lindi I dyti me emrin Ibrahim Rugova, që të dytë tani më janë në amshim, por mbesin në mendjet tona shqiptare për mote, ne duhet të jemi mirënjohës për miqtë tanë që na çliruan dhe na rindërtuan shtetin, por nëse jemi mirënjohës atëherë duhet edhe të punojmë për shtetin, ngase ashtu do jemi ballëhapur para atyne që na bënë shtet, se qe besa sa për arab e turq sot nuk do kishte ma shqiptarë në Kosovën tonë të dashtun.

Me këtë shkrim të shkurtër nuk mëtoi kurrë të lë anash sakrificat, angazhimet, veprimet dhe luftën që zhvilloi populli shqiptare i Kosovës me shekuj, dekada dhe vite për çlirim, por duhej koha që të dilte në skenë Njeriu që prodhoi durimin, mençurin dhe largpamësinë se vetëm me miq të fortë ne mundet të çlirohemi nga serbo-sllavia, ja edhe sot e kësaj dite po shihet se sa vështirë ishte te çliroheshim nga ai pushtues gjenocidial, kur sot jemi shtet ende banditët që e uzurpuen çdo cep fushe e jete të Kosovës, me emnin SHTABI I MILIONERËVE nga pdk-aak-vv e njifarë nisma plus me disa shantazhista nga LDK ja, po duan të fusin thikën në marredhanjet mes shqiptarëve te Kosovës dhe SHBA së. Kush mendon esull e thirret në Ibrahim Rugovën duhet të jetë më vizionin dhe mençurinë e Rugovës: „Kosova në marrëdhanje të posaqme për gjithmonë me SHBA në:“ deputet të LDK së keni pergjegjesi morale dhe atdhetare të ruani SHBA ne si aleate të shqiptarëve.…kaq kësaj radhe!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat