Basha duhet të jap dorëheqje

Opinione

Basha duhet të jap dorëheqje

Nga: Ilir Vata Më: 12 shtator 2016 Në ora: 15:51
Ilir Vata

Lideri i opozitës Lulzim Basha mori mësimin e fundit nga dibranët, ish- origjina e tij e stërgjyshëve një tregues që e udhëzon atë ti hapur krahun një politike të re në Partinë Demokratike, duke lëshuar vendin e kryetarit me dorëheqje.

Humbja në Dibër dhe në basionet e Partisë Demokratike flet më shumë se një betejë elektorale pasi nxorri në pah mangësit e lidershipit të opozitës dhe liderit të PD-së Basha.

Që në krye të herës kur Basha erdhi në krye të PD-së ishte shumë i kontestuar dhe u harxhua shumë emergji për ta konfiguruar si lidër, madje edhe në vitet në vijim ndërsa Basha përballej me sfida elektorale ai harxhojë gjithcka kishte për të ridimesionuar vetën si Kryetar i PD-së dhe pozitat e tij vazhdojnë e lëkunden përdej mosbesimit.

Në këtë rrekje disa vjecare Basha humbi terrenin elektoral në zgjedhjet vendore 2015, humbi bashkinë më të madhe në vend, Tiranën, ku ai drejtoi për katër vite dhe tashmë e vulos me humbje në Dibër në basionet e saj kryesore dhe me gjasa gjithë bashkinë.

Gara vazhdon ende ndonse janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimit dhe kandidati i majtë është fituese, por sido që të dalë rezulltati që me gjasa është përcaktuar, Basha duhet të jap dorëheqje për të shpëtuar PD nga rrënimi total në zgjedhjet e ardhshme 2017.

Partia Demokratike është spostura prej vitesh nga qendra e saj politike, nga baza elektorale që ishin të përndjekurit dhe pronaret dhe tashmë çdo ditë e më shumë po del në një terren të shkretë sa nuk dinë kë shtresë përfaqëson, pasi e majta e ka konturin e vetë tashmë të trashëguar.

Spostimi nga antikomonizmi, nihilizmi me pronarët dhe të përndjekurit, mbajtja në fuqi e ligjit 7501 nuk janë pasoja jo të Bashës, por të trashëgura më parë, por mangësit e tij janë përsa i përket pozicionimit të PD-së në qendër të djathtë duke ridimesionuar një politikë ku shtresa e djathtë të gjejë vetveten pa prishur edhe sencin e partisë elektorale të përfaqësimit të shqiptarëve në tërësi.

PD është nja pasuri kombëtare dhe ka një kontribut të jashtëzakonshëm në ndryshimet demokratike që ka pësuar vendi, në zhvillimin e saj dhe integrimin e Shqipërisë në organizma ndërkombëtarë, por është e pa falshme që kjo trashëgimi të bjerë në dorë të disa njerëzve për qëllim të vogla nga ç’jemi mësuar të shohim deri më sot.

Lideri i ri Basha nuk sjellë besim tek demokratët se beteja e tij elektorale për të dalë kryetar në përballjen me të ndjerin Sokol Olldashi solli më shumë përcarje sesa bashkimin e demokratëve në një kauz të vetmë demokratësh.

Thyerja e besimit të demokratëve shurja e shpresës erdhi si pasoj e liderit të paracaktuar pas dorëheqjes së liderit histori Berisha dhe mjerisht kriza e besimit po thellohet.

Dibra i dha një mësim demokratëve që të ridimesionojnë partinë, ta demokratizojnë atë duke rinisur zgjedhje të reja në parti ku verdikti i liderit të vijë nga demokratët dhe jo nga atokratët partiak në krye të PD-së.

Dibra foli shumë sepse basionet e PD-së, Katër-Grykët, Selishta, Maqellara, Lura dhe krahina të tjera të djathta, pikërisht aty ku diktatura ka shënuar më shumë viktima dhe përndjekje e lanë në udhë PD, sepse 25 vite të njëjtën gjë bëri Partia Demokratike për këta treva të përsekutuara në duktaturë, pa investime, pa qendra shëndetsore dhe pa rrugë, madje të braktisura në masë.

PD duhet të jetë lidershipi i të djathtës së bashkuar me një program kombëtarë të miratura nga të gjithë palët, partitë politike të djathta, një kontratë që përcakton një herë e mirë politikën e djathtë në Shqipëri, ndryshe nga çështë predikuar deri më sot nga e djathta.

Ridimesionimi i PD-së për ligji 7501, qëndrimin me trasparencën me diktaturën dhe hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit, me hetimin e krimeve të komunizmit, me qëndrimin e konsoliduar për çeshtjen kombëtare, por më parë duhet të gjejë një lidër.

Zgjedhjet në Dibër ishin të paracaktuar ti fitonte e djathta por kandidati i emëruar pa pyetur bazën, keqorganizimi i lideri Basha, shtabi elektoral që rrethonte Bashën në mbështetje të Shehut ishte nga ata njerëz që Dibrës i kanë sjellë vuajtje në regjimin diktatorial, ndonse janë konvertuar në democrat.

Përtej mangësive, Basha konsiderohet vrasësi i besimit, trembësi i shpresë së demokratve dhe është një ogurë i keq për të djathtën dhe vetë demokracinë në Shqipëri, parandaj dorëheqja do ishte shërbim i madh për PD, të djathtën dhe të gjithë shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat