Përse mësimdhënësit i frikësohen testit?!...

Opinione

Përse mësimdhënësit i frikësohen testit?!...

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 13:55
Dibran Demaku

Rrënimi i arsimit në Kosovë nuk ka nisur sot e as dhe as pardje.Ai ka nisur që në vitin 1981, menjëherë pas demonstrative të njohura të asaj pranvere.Edhepse sipas kushtetutës së vitit 1974, Serbia nuk kishte të drejtë të përzihej në Kosovë në asnjërën nga fushat e zhvillimit të saj,megjithate menjëherë pas demontratave të asaj pranvere,ajo do të fillonte të sulmonte gjithçka në Kosovë!

Dhe tehun e aksionit të saj rrënues do t`a drejtonte pikërisht në rrënimin e arsimit shqip e vetëdijshme se me rrënimin e arsimit do të rrënonte gjithçka tjetër.Atyre që ende u kanë mbetur në kujtesë ato ditë të stuhishme,pas demontratave,u kujtohet sefuqinë e saj rrënuese Serbia do të niste së pari në Universitetin e Prishtinës duke e pagëzuar atë si:Qendër të separatizmit dhe irredentizmit shqiptar!

Dhe që most ë dukej botërisht aksioni i saj,rrënimin e Universitetit të Prishtinës do t`a bënte nëpërmes të ca figurave politike shqiptare,luajale ndaj kërkesave të Serbisë,figura këto që me një arrogance të pashoqe do të sulmonin Universitetin e vetëm të Kosovës dhe profesorët më të mire të tij ose do t`i burgosnin,ose do t`i largonin nga puna sit ë papërshtatshëm ideo-politikisht për mësimdhënie të mëtejme?!

Disa nga ato figura politike të asaj kohe,që sipas emrit e mbiemrit ishin shqiptarë,jetojnë edhe sot e kësaj dite,bile ndonjëra nga to edhe tash gjendet në pozita udhëheqëse në këtë Universitet?!


Pas fillimit të rrënimit të Universitetit të Prishtinës,duke i burgosur apo i larguar nga procesi mësimor,mësimdhënësit më të mire dhe më të devotshëm të arsimit shqip,në vend të tyre do të sillnin mësimdhënës tjerë,që në radhë të parë ishin të përshtatshëm ideo-politikisht dhe në radhë të dytë ishin luajalë me masat që ndërmerrte Serbia,nëpëmes të të zgjedhurve të saj që me emër e mbiemër dukeshin të ishin shqiptarë,por që një zot e di se cilët ishin dhe çfarë në të vërtetë ishin ata?!

Veçse Serbia nuk do të kënaqej vetëm me rrënimin e Universitetit të Prishtinës,por tash kur tashmë kishte në anën e saj ata që do të bënin punë për të,kishte filluar të rrënonte edhe arsimin e mesëm dhe atë fillor në Kosovë.

Edhe në arsimin e mesëm e fillor do të përdorte të njejtat masa e mjete,që t`i përjashtonte nga procesi mësimor mësimdhënësit më të devotshëm në aspektin kombëtarë dhe në vend të tyre të sillte mësimdhënës gjysëmanalfabetë, e në rastin më të keq edhe pothuajse krejt analfabetë?

!Ishin mësimdhënësit e ri gjysëmanalfabetë apo pothuajse krejt analfabetë,kjo nuk qonte peshë në qëllimet e Serbisë,por ajo që qonte peshë ishte nëse mësimdhënësit e ri ishin të një mendjeje me synimet dhe qëllimet e saj,e që ishte rrënimi i arsimit shqip?!

Disa nga mësimdhënësit e ri,të entuziazmuar për punën e fituar,jo vetëm që do t`i zbatonin programet e ofruara serbe,por nëpër mbledhje të ndryshme do të flisnin me indinjatë për parardhësit e tyre e që ishin mësimdhënësit e burgosur ose të përjashtuar nga procesi mësimor?!

Autorit të këtij shkrimi i kujtohet rasti i mësimdhënësit të një shkolle të mesme,në njërën nga komunat e Kosovës,i cili vetëm dy vite më parë ishte shpallur si mësimdhënësi më i mire në Kosovë,por që pas demonstrative të vitit 1981 ishte përjashtuar nga procesi mësimor si i papërshtatshëm ideo-politikisht,por që e tëra kjo të kamuflohej disi ai ishte cilësuar si mësimdhënës i dobët në lëndën e tij?!

Që ironia e gjithë kësaj të ishte edhe më e madhe,mësimdhënësin në fjalë do t`a përjashtonin ata të njejtit që vetëm dy vite më parë e kishin zgjedhur si më të mirin në nivel Kosove?!E sa e sa të tjerë si ky?!...

Rënimin pothuajse të plotë të arsimit shqip në Kosovë,Serbia do t`a arrinte në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit që lam pas,atëherë kur mësimdhënësit dhe nxënësit shqiptarë, që nga arsimi fillor e deri në atë universitar do t`i largonte nga objektet shkollore?!...

Pas largimit me dhunë nga objektet shkollore,arsimi shqip në Kosovë do të gjallonte disi nëpër shtëpi private,por që thënë lirisht më shumë se arsim i mirëfilltë,një arsimim i tillë ishte më shumë një improvizim,dhe atë për shkak kushtesh?!...

U shpresua se pas luftës së fundit me Serbinë dhe pas fitimit të lirisë,arsimi shqip tash në shtetin e Kosovës do të niste me këmbë të mbarë,por edhe kësaj here diku u morn ë thua,dhe arsimi ashtu si çdo tjetër fushë e jetës,mezi që po mbijeton?! E dihet se kur një gjë mezi mbijeton,aty as nuk ka cilësi e as kualitet?! E cilësia dhe kualiteti i mësimit,më shumë se kurrë në histori,i duhet sot Kosovës,për t`u ndarë njëherë e mirë nga e kaluara e hidhur?!Por,ja që dikujt,as sot në liri nuk i konvenon ndarja nga e kaluara?!...

Nëpërmes të mjeteve të informimit,u plasua lajmi se Ministria e arsimit e Republikës së Kosovës do të bëjë një Test provues me të gjithë mësimdhënësit të të gjitha njësive arsimore në Kosovë?! Lajmi si i tillë ishte për t`u përshëndetur?!

Por do ti,që tash vetë mësimdhënësit e kundërshtojnë këtë Test të planifikuar nga Ministria e arsimit?!Dhe jo vetëm që e kundërshtojnë,por edhe paralajmërojnë Grevë nëse një Test i tillë vihet në jetësim?!...Nga ky fakt del edhe e dhëna se mësimdhënësit e Kosovës i frikësohen këtij testi?!

Sipas kësaj logjike rrjedh e dhëna tjetër se mësimdhënësit e Kosovës u frikësohen aftësive të veta,përndryshe si të arsyetohet ky kundërshtim kaq masiv?!Dhe lind pyetja:Përse mësimdhënësit i frikësohen testit?!...

Nëse i frikësohen testit dhe nuk marrin pjesë në Test,në mënyrë që ta sprovojnë dhe provojnë dijen e tyre,atëherë lirisht mund të thuhet se ata nuk duhet të vazhdojnë të jenë më arsimues të gjeneratave të reja?!...

Mësimdhënësi kudo që gjindet,për arsye morale,është i detyruar që të vëjë në Test dijen e tij?!...Ai mësimdhënës që nuk është i gatshëm për këtë,ai nuk është i gatshëm as për mësimdhënie?!...

Në anën tjetër nëse Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës, lëshon pe para kësaj kërkese apsurde të mësimdhënësve,mund të jetë gjithçka tjetër,por jo edhe Ministri Arsimi?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat