Fshati digjet, Rama krihet!

Opinione

Fshati digjet, Rama krihet!

Nga: Lulzim Basha Më: 16 shtator 2016 Në ora: 18:20
Lulzim Basha

Derdellitje një orë pa pushim me regji qendrore për mrekullitë e mëdha që po ndodhin në bujqësi, ndërkohë që ka hequr cdo subvencion, nuk ka ngritur një treg të vetëm, nuk ka stimuluar një bujk a blegtor në gjithë vendin. Llomotit Rama në kohën kur fshatin e ka pllakosur një varfëri skëterrë.

Burimet ujore janë në shërbim të kartelit të drogës, pllajat, kodrat, arat, kullotat e pyjet janë zaptuar nga trafikantët. Pëvecse u ka kthyer kurrizin, fshatarët duhet të ruhen cdo ditë të mos prekin në zotërimet e kartelit të Edi Ramës, sepse rrezikojnë dhe jetën.

Bujqësia ka nevojë për 100 milione dollarë ne vit subvencione që të ngrihet e të zhvillohet. Paratë janë, por Edi Rama i ndan me hajdutët e tij per makina luksi, zyra, fasada, e ekspozita jashtë shtetit. Për të marrë këto para, këtë ndihmë jetike, fshati duhet të ngrihet e të largoje hajdutët.#Shqiperia më mirë pa Edi Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat