Muri kinez në shkrepat e Rugovës

Opinione

Muri kinez në shkrepat e Rugovës

Nga: Haki Bunjaku Më: 18 shtator 2016 Në ora: 09:24
Haki Bunjaku

Muri kinez ka 3000 vjet prej një gjatësie 24000 km. Dhe i lartë 10 deri 16 m.

Sa është humbur kohë me harta e komisione,me shënime kadastrale dhe në „rrahje“shqelma mes opozitë-pozitë dhe me deputet të së njëjtës parti mes vete;

Moti kohë ishte ndërtue Muri kinez i Rugovës,të cilin më nuk dota lëviznin nëpër harta e nëpër defterë kadastral dhe as nëpër komisione,pa asnjë ekspert,që nuk dinë kah e ka dhija bishtin.

Demarkacioni,që në mbrëmje vendosët e në mëngjes prishet,po i ngjet çthurrjes së ëndrrave.

Ky nuk është vetëm problem ndërkifitar,por është kantieri gjigant që ka punësuar qe gjysmë vjeti kryeministrin(kryeqyqarin) tonë dhe ky punësim, në dëm të vendit,do të zgjasë me vite,si ai në Veri të Mitrovicës,ku Hashimi po çel zogj të verbër.

Isa është  lidhur me Demarkacionin për Liberalizimin (e rrejshëm) të vizave dhe për pozitën,të cilën shpejt do ta liroi.

Nuk e ka vendin aty!

Çështja e Demarkacionit dhe ajo e Mitrovicës Veriore,nuk janë çështje ekspertësh,por pazare të politikajve.Dhe,në pazar, gjithmonë njeni shkepon.

Këtu Isa e Hashimi shkepojnë me të dyja,ndërsa populli nuk mund bëhet tubë fare.

Tash Speciallja,ndoshta do t`i rrokë për veshë,por Hashimi ka shkue shumë nalt,që prej andej vetëm çobaja me gurë mund ta zbresin poshtë.

Nëse do të ndërtohet Muri kinez i joni,ate do ta kemi fitim,se ndryshe gurët e mexheve luhen shpesh,si deri më tash.

Mirëpo,para se të luaj kufiri,le të luajnë Isa e Hashimi dhe pushon belaja!

Muri.mbase don therrorë,po dy desht e mëdhenj janë gati!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat