BE-së çfarë (nuk) e njohin të gjithë...?!

Opinione

BE-së çfarë (nuk) e njohin të gjithë...?!

Agron Shabani Nga Agron Shabani Më 18 shtator 2016 Në ora: 12:45
Largimi i Britanisë së Madhe ( Brexit) nga BE-së, sikur u ka hapur rrugë edhe procesëve tjera të dezintegrimit ose dekompozimit ( dekompozicionit) të pashmangshëm të " kompozicionit të përbashkët evropian" në të ardhmën.

Bashkimi Evropian (BE-së ) edhe përkunder "arkitekturës" dhe një "infrastrukture të përbashkët" monetare, finansiare, industriale, ekonomike, politike etj. Vazhdon t´i ngjajë një "klubi ekskluzivë" dhe proteksionist shtetësh ose fuqishë të ndryshme ushtarake, politike, industriale dhe ekonomike që paraqesin si të thuash boshtin kurrizor ose centrifugen kryesore të BE-së. Për të mos thënë këtu një "klubi ekskluzivë" vendësh ose shtetësh të ndryshme kristiane, protestante ose ortdodokse-pansllaviste të kontinentit plak si dikur .

 Aty janë edhe tendencat ose pretëndimet e ndryshme dominante dhe eksluziviste të popujve dhe vendëve të ndryshme " superiore" ndaj popujve dhe vendëve të tjera me të vogla së bashku me pëngesat ose barierat e njohura kufitare, administrative, politike, finansiare, industriale, ekonomike dhe të tjera ndaj popujve ose vendëve të ndryshme aspirante ose kandidate për t´u anëtarësuar në familjen e madhe europiane të popujve dhe shtetëve të pavarura dhe sovrane që patjetër të shpiejnë të mendosh dhe reflektosh një trohë në etapat ose periudhat e dikurshme të absolutizmi, kolonializnmit, imperializmit. Gjegjësisht, në " Europe and the People Without History"( " Evropa dhe popujt pa histori ") , " Europe and the Colonial Ecquality" (" Evropa dhe barspesha kolonialiste" ) dhe kështu me radhë.

 Absolutizmi se këndejmi, në pjesën me të madhe ose substanciale të tij, ndodhët i ndërlidhur dhe identifikuar me figurën ose personalitetin kontraverz dhe tepër despotik të mbretit francez, Lujit(Luigjit) të XIV-të dhe luftërat e ndryshme ekonomike, kabinetike, komerciale dhe kolonialiste në Evropën e dikurshme të shekujve 17 dhe 18. Kur perandori i lartëpërmendur frëng ( Luji i XIV- të), duke e mbiquajtur dhe paramenduar vetvetën si "mbret të tokës, mbret të detit dhe mbret të diellit": Asokohe zbatonte një poltikë të vrazhdë koloniale dhe absolutiste ndaj popullit dhe vëndit të tij në veçanti si dhe ndaj vendëve dhe popujve të tjerë në përgjithësi. Duke i aplikuar dhe zbatuar në këtë vorbullë metodat e njohura cezariste dhe kolonialiste të një absolutizmi të përgjithshëm shoqëror dhe qytetar i cili i nënkuptonte absolutizmin dhe monopolin e përgjithshëm shtetëror dhe politik, absolutizmin diplomatik, absolutizmin ushtarak, absolutizmin tokësor, absolutizmin detar, absolutizmin fetar, absolutizmin kulturor, absolutizmin industrial, absolutizmin tregtar, absolutizmin finansiar, absolutizmin ekonomik dhe të ngjashme. Dhe, të gjitha këto së bashku të projektuara dhe etabluara asokohe nga Zhan Batista Kolberi- minister i thesarit dhe finansave, Le Tellier -minister i luftës, Le Lionne-minister i punëve të jashtme dhe të tjerë.

Në këtë kontekst, mendimtari dhe filozofi i shquar frëng, Monteskie (Montesquieue) si udhëheqës ose kryetar i njohur i legjislativit (parlamentit) të atehershëm francez me seli në Bordo , asokohe i kishte qortuar dhe akuzuar metodat e mesipërme autoritare dhe absolutiste të Lujit të XIV dhe të tjerëve në kuader të broshurës së tij të famshme me titull "l ´ Esprit de Lois".

Gjithnjë fjala mbi Lujin e Katërmbëdhjetë dhe periudhën e mesipërme të absolutizmit të atëhershëm francez  kundër merkantilizmit (merkantalizmit) ,utilitarizmit dhe sekularizmit të njohur detar, tregtar, industrial dhe ekonomik të Holandës ( sipas Hugo Grotiusit etj. ), Anglisë ( nën "Dinastitë" e njohura të Tudorëve dhe Stjuartëve, respektivisht të  Yorkëve dhe Lankasterëve) etj. Ndërkohë që në Gjermaninë (Prusine) dhe Austrine e asaj kohe ndodhej ne fuqi i ashtuquajturi "kameralizmi" ose "dirigizmi" i njohur finansiar dhe ekonomik nga ana e oboorëve të asokohshme  mbretërore ose monarkiste të Austrisë dhe Gjermanisë.

Me merkantilizëm ose merkantalizëm në radhë të parë e nënkutojmë forcën ose fuqinë e gjithëmbarshme të shtetit ose shoqërisë mbi bazën e njohur monetare, finansiare, fiskale ose ekonomike. 

Për me tepër ndërkaq, pas firmosjëve të njohura të "Paqes së Vestfalisë" me 1648, "Paqes së Pirinejeve" me 1659 , "Marrëveshes së Utrehtit" me 1713 dhe vendosjes se të të ashtuquajturit "Sistemit të Balansës" ( "Balance of Powers" ) në mes fuqive të atëhershme tregtare, industriale dhe ekonomike të kontinentit të vjetër europian. Etapat ose periudhat e ndryshme të luftërave dhe konfliktëve të mesipërme fetare ose kolonialiste në Evropë, do i zëvëndesonin të të ashtuquajturat "luftërat" ose "konfiktet kabinetike" së bashku me luftërat ose konfliktët e njohura tregtare dhe ekonomike në mes vendëve ose fuqive të ndryshme industriale dhe ekonomike. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin "liberalizmin kapitalist" , gjegjësisht, "anarkoliberalizmin kapitalist" si stadin me të lartë të imperializmit të mevonshëm kolonial ose gjysëmkolonialist nga i cili dikur me vonë do të lindnin dhe gjeneronin edhe luftërat ose konfliktët e njohura botërore ,lokale ose rajonale, gjegjësisht, shtetërore, nacionale, konceptuale, ideologjike etj.

Shih për këtë, për vlerësimet e njohua shkencore dhe metodologjike të Adam Smitit, Robert Ovenit, Dejvid Rikardos, Sharl Furiesë, Keynesit si dhe të shumë ekspertëve të tjerë të fushave të njohura sociale dhe ekonomike: Prona e përgjithshme ose kapitali së bashku me "forcat" e ndryshme joproduktive, borxheze, aristokrate dhe burokratike, asokohe e sot ngelën fajtorët dhe pënguesit kryesor të paqës sociale dhe harmonisë së gjithëmbarshme shtetërore, nacionale, shoqërore ose qytetare kudo në botë. Nejse!

Largimi i Britanisë së Madhe ( Brexit) nga BE-së, sikur u ka hapur rrugë edhe procesëve tjera të dezintegrimit ose dekompozimit ( dekompozicionit) të pashmangshëm të " kompozicionit të përbashkët evropian" në të ardhmën. 

Thuhert se anglezët ose britanikët e braktisen BE-së; edhe për shkak të ndikimit ose influencës së madhe të kapitalit dhe oligarkëve rusë në disa shtete kryesore të BE-së. Në Gjermani dhe Francë -sidomos.

Ndërkaq, edhe "rruga" e mundshme e anëtarësimit të Kosovës në BE-së ose UE-së, sipas të gjitha gjasave do kalojë përmes koncesioneve ose kompromisëve te vazhueshme ndaj Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Mbase, përmes nënshkrimit dhe respektimit të domosdoshëm të " marrëveshjeve", " traktatëve" ose "diktatëve" të njohura " ultima ratio" ose "urbi et orbi" të Vjenës, Brukselit dhe kështu me radhë....!? 
Duke i nënkuptuar këtu të të ashtuquajturin " asociacionin e komunave të pavarura serbe " ( lëxo " republika serbsken") në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës së bashku me " demarkacionet"( koncesionet) kufitare me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë si dhe shumë kompromise dhe koncesione të tjera në sfond.  Mos te flasim ketu mbi te te ashtuquajturin " tribunalin nderkombetar kunder UCK-se" ! No Comment! 

E tërë kjo nën regjinë dhe kujdestarinë e njohur të Rusisë ose Kremlinit zyrtarë, diktatët ose ultimatumet e të cilëve si duket vetëm i përligjin dhe përkthejnë në anlisht, gjermanisht ose frëngjisht " burrat e fortë" të Brukselit ose Uashingtonit. 

Jozyrtzarisht thuhet se Rusia është edhe mikja, aleatja dhe partnerja kryesore e Gjermanisë, Francës dhe Italisë në domenin ose kontekstin e gjithëmbarëshëm strategjik, konjuktural, manufaktural, ekonomik, nomenklatural, ushtarak, industrial, teknologjik etj...???!!!
Për të mos thënë këtu komanduesja ose pilotuesja kryesore e " lokomotivës së përbashkë evropiane" ?!

Sidoqoftë, edhe përkunder asaj se jetojmë si të thuash në "Evropen e bashkuar" dhe t´"pa kufije", akoma ka grupe ose individ të ndryshëm që vazhdojnë t´i llogarisin kohën dhe vitët e dritës me vitët e henes dhe kalendarët e ndryshëm gjeocentrik ose egocentrik të Ptolomeut, Jul Cezarit, Ivan Groznit etj. Dhe, jo me sistemin dhe kalendarin e njohur gregorian dhe heliocentrik të Galileut, Kopernikut etj.

Disa vende të BE-së, zyrtaisht janë me Naton dhe SHBA-së, ndërsa jozyrtarisht me Rusinë dhe Kinën ose me dikënd tjetër në prapavija të ndryshme komplotiste, konspirative, dekonspirativiste dhe të tjera!!!???

Dhe, kush është BE-së...?

 Siç dihet, Bashkimin Evropian e përbënin dikur ( para Brexitit ose largimit britanik) 28 shtete të pavarura dhe sovrane të përfshiera dhe inkorporuara brenda "modeleve" ose konceptëve të larmishme industriale dhe ekonomike  si "Modeli i Rajnës" i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, "Modeli Skandinavë" i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Finlanda dhe Suedia, "Modeli Anglo-Sakson" i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia, "Modeli Jugor ose Mesdhetar" i përbërë nga Spanja, Italia, Qiproja dhe Greqia . 

Briania e Madhe nuk nuk i takon më "ambrellës" ose "çatisë së përbashkë evropiane" për shkak të specifikave ose karakteristikave te mesiperme që jo rrallë e kolidojnë dhe eklipsojnë njëra tjetrën në sfond. 

U mor vesh se bashkësinë e sotme botërore ose ndërkombëtare e përbëjnë dhe karakterizojnë një mori popujsh dhe vendësh (shtetësh ) të ndryshme ose specifike nga njëra tjetra për nga forca ( fuqia ) dhe madhësia e tyre shtetërore, teritoriale ose gjeografike. Madje, për nga numri i banorëve, resursëve, potencialëve, fuqisë ose kapacitetëve të përgjithshme ushtarake ( luftarake), politike, materiale, industriale, teknologjike, ekonomike dhe të tjera. Për nga modelët, sistemët, konceptët  ose rregullimet e ndryshme shtetërore, nacionale  dhe politike. Për nga zhvillimi, mentaliteti, edukata, kultura, emancipimi dhe traditat e ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike, fetare, kulturore, ideologjike dhe të tjera. 

Ndërkohë që në planetën tonë sot supozohet se jetojnë dikund afro 7 miliardë njerëz racash, ngjyrash, gjihësh, gjinishë , profilesh dhe përkatësishë të ndryshme shtetërore, nacionale, etnike, fetare, kulturore, historike , gjeografike etj.

Përderisa në kuader të Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB-së ) sot ndodhën të regjistruara dhe anëtarësuara 195 shtete të pavarura dhe sovrane në të cilat të drejtat dhe liritë e tyre globale ose universale i gëzojnë dhe realizojnë me tepër se 1OOO popuj dhe komunitete të ndryshme nacionale ose etnike anëkënd globit. 

Aty janë edhe me tepër se 2OOO organizata të ndryshme botëre ose ndërkombëtare së bashku me dhjetëra- mijëra shoqata, grupe, shoqëri dhe kompani të ndryshme multinacionale , humanitare ( karitative) ose kosmopolitike në të mirën e përgjithshme të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithandej rruzullit tonë tokësor.

Se këndejmi, diversifikimi (diversiteti ) ,universalizimi (universaliteti ), globalizimi (globaliteti ) dhe multilateralizimi (multilateraliteti) i marëdhëniëve dhe raportëve të sotme botërore ose ndërkombëtare, në një masë tepër të madhe do t´u shkojnë për shtati bashkëpunimëve, koperimëve, aleancave , konvërgjencave, fuzionimëve dhe transaksionëve të ndryshme kontinentale ose interkontinentale në kontekstin e njohur global ose universal. Kjo mu për faktin se në kushtët ose rrethanat e sotme moderne ose bashkohore të "tregut global" dhe një ekonomie të përgjithshme globale ose universale në nivel botëror ose planetar: Ekonomia e tregut në radhë të parë i përfshinë dhe nënkuptonë mekanizmat dhe instrumentët e njohura infrastrukturale, konjukturale, manufakturale dhe të tjera të tregtisë së jashtme së bashku me atributët, prioritetët dhe favorët ose benificionet e njohura monetare, sociale, industriale dhe ekonomike të tregut global të vlerave dhe kapitalit të përgjithshëm botëror ose ndërkombëtar. 

Në retrospektivë:

Ndryshe nga kjo, sipas Kartës ( Deklaratës) Universale të OKB-së të firmosur me 25 prill ,përkatësisht, me 26 qershor të vitit 1945 në San Francisko të SHBA-së dhe Rezolutës së njohur të Këshillit të Sigurimit të OKB-se( Nr. 1815) të kodifikuar dhe ratifikuar me 18 dhjetor të vitit 1962 , si dhe në bazë të një sërë konventash dhe rezolutash të tjera botërore ose ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e njohura globale ose universale të njerëzve, popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor: Pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetëror dhe nacional , koekzistenca paqësore, liritë, të drejtat dhe barazitë e njohura shtetërore dhe nacionale së bashku me njohjen dhe respektimin e ndërsjellë ose reciprok të lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të lartëpërmendur shtetëror, nacional, teritorial dhe politik në mes vendëve dhe popujve të ndryshëm kudo në botë: Paraqesin si të thuash rrënjët, themelët ose fundamentët(bazamentët) kryesore ose substanciale të shtetëve dhe shoqërive të pavarura, sovrane, integrale, qytetare dhe demokratike kudo në botë. 

Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe disajnin ,arkitekturën, strukturën ose superstrukturën e njohur institucionale dhe konstitucionale së bashku me edukatën, kulturën, arsimin, profesionalizmin, etikën, estetikën, rezonansën, kohezionin dhe performansën e njohur shtetërore dhe institucionale të cilat së bashku me korin e njohur politik dhe diplomatik, paraqesin degët ose segmentët (shtyllat) me të rëndësishme ose kryesore në kontekstin e njohur  konjuktural ose konjuktivë të politikës së jashtme dhe diplomacisë. 

Aty i kemi edhe të drejtat dhe liritë e garantuara individuale ose kolektive së bashku me spontanitetin ,subjektivitetin, objektivitetin, individualitetin, ekskluzivitetin, reflektimët e ndryshme objektive dhe subjektive, intimitetin, dinjitetin, imunitetin, sovranitetin dhe integritetin e garantuar politik dhe juridik të lidershipit të njohur shtetëror, nacional dhe politik të një shtetit të pavarur dhe sovran që paraqesin çelësin ose formulën kryesore të edukatës, kulturës dhe një demokracie të zhvilluar, të pavarur (sovrane), integrale, parlamentare ose pluraliste. 

Në këtë frymë të njohur parlamentare dhe demokratike, rrethi(qarku) i mendimëve dhe opinionëve të lira qytetare dhe demokratike së bashku me pluralizmin e njohur politik, dialogun, mirëkutimin, tolerancën, edukatën, kulturën, kompromisin dhe konsenzusin e njohur shtetëror, nacional ose nacional, ndodhën në funksion të  paqës sociale dhe politike. Respektivisht, koekzistencës paqësore , bashkëjetesës dhe një harmonie të gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare të shtetëve dhe shoqërive të përparuara parlamentare dhe domkratike gjithandej globit tonë tokësor.

Në këtë sfond duhet veçuar peshën e madhe dhe rëndësinë e posaçme të partive ose subjektëve të ndryshme parlamentare dhe politike në jetën e përgjithshme shtetërore ose institucionale të shtetëve dhe shoqërive të përparuara ( qytetare), parlamentare dhe demojratike. Dhe, kjo sidomos në ngritjen, konstituimin, konsolidimin dhe afirmimin e vazhdueshëm dhe permanent të pluralizmit të njohur politik dhe demokratik, në miratimin dhe respektimin e  ligjëve të njohura kushtetuese dhe juridike në kuadrin e njohur të shtetit ligjor, sovran, integral dhe demokratik. Në ngritjen, konsolidimin, afirmimin dhe avansimin e vazhdueshëm ose permanent të vlerave, parimëve dhe principëve të larta të kauzalitetit shtetëror, nacional dhe politik në sfondin e lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të njohur shtetëror, nacional dhe politik dhe  kështu me radhë.

Ndaj, pavarësisht embargove ose vetove të ndryshme serbo-ruse dhe te tjera: Kosova së bashku me vlerat , ptencialet dhe resursët e saj globale ose universale i plotëson të gjitha kushtët valide ose relevant për të qenë anëtare e rregullt dhe fuqiplote e BE-së, Natos, OKB-së etj. 
Kjo në formën dhe profilin e tërësisë së plotë teritoriale se historiko-gjeografike. Dhe, jo si Palestina, Sudani ose Bosnje Hercegovina si për shëmbull! (...)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat