Shpendat që çojnë në vetëvrasje!

Opinione

Shpendat që çojnë në vetëvrasje!

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 12:55
Kimete Berisha

A kishit guxu m'i dëbu' me dhunë familjet serbe, qysh i dëbuat familjet shqiptare nga banesat ku jetuan 17-të vjet.

Me ua dhënë Zoti krahtë me fluturu se s'kishit guxu m'i shkrry nëpër tokë plakat serbe, qysh i shkërryet plakat shqiptare, të cilat, të pamundura dhe pa rrugëdalje rrëzoheshin për toke e çoheshin në gjunjë përsëri, para këtij pushteti të urryer, që i trajtoi si klandestinë dhe 'mall' i kontrabanduar, e jo si njerëz që s'kanë kah t'ia mbajnë.

A kishit guxu me ëndrru m'i çu fëmijët serbë në vetëvrasje, qysh ia bëtë punën vajzës shqiptare që të lyp rrugëdalje në vdekje tragjike.

Kurrkushi kishim qenë, se pa shku m'i çu rraqet te shpitë e mëdha dhe të bukura të ish-fukarenjëve, te Shpend Ahmetit dhe Shpend Maxhunit nuk e kisha lanë, me ditë që më kishin vra...

Nga atmosfera e terrorit që e krijuan policia, një vajzë shqiptare 12 vjeçe, e shokuar nga dhuna policore, u hodh nga kati i tretë për të 'gjetur shpëtimin'!

Ti merre me mend çka do të thotë kur 
vdekja dhe vetëvrasja të duket më e pranueshme dhe më normale sesa dhuna e policisë.

Ky pushtet po i çon fëmijët shqiptarë në vetëvrasje.

Sot, sikur të ishim 'n'tokë t'bukës' do t'i kërkonim dorëheqjet urgjente të dy Shpendave dhe do t'i padisnim ata për shkaktimin dhe nxitjen e tentim-vetëvrasjes së vajzës 12-të vjeçare!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat