Lulzim Basha, i vetmi personifikim ndryshimi në kënetën politike shqiptare!

Opinione

Lulzim Basha, i vetmi personifikim ndryshimi në kënetën politike shqiptare!

Nga: Guxim Alimani Më: 20 shtator 2016 Në ora: 13:25
Guxim Alimani

Zhabat e dhjamosura politike në kënetën moçalore politike shqiptare jo vetëm janë ambjentuar me këtë status, por reagojnë dhunshëm ndaj progressives, sepse llumi është vetë ushqimi i tyre. E njëjta gjë është në sens divers, sikurse troftat alpine e kanë të pamundur mbijetesën në kënetë.
 
E bëra këtë paralelizëm e analogji jo për të komplimentuar liderin demokrat, por për të apeluar sinqerisht te lexuesi për pak kujtesë dhe reflektim.
 
Tre vite më parë unë e botova një editorial te gazeta "Koha Jonë" titulluar: "Lulzim Basha, rrugë e vështirë drejt autoportretit". Kush e lexon e merr vesh se kjo udhë e zorshme e Bashës nuk do vinte nga "risia" që do sillte “Rilindja”, por nga tre faktorë interiorë që nuk kushtëzoheshin prej mazhorancës!
 
-E para, Basha do gjindej në vështirësi prej situatës së rëndë elektorale të zgjedhjeve të qershorit 2013, ku PD u atrofizua me një humbjë shokantë.
 
 -E dyta, largimi i dr. Berishës nga kreu i PD-së si një lider padiskueshmërisht i veçantë, jo vetëm në experience, por së pari karizmatik , do e vinte Bashën përpara paragjykimeve dhe dilemave.
 
 -E treta, një tufë ish-zyrtarësh e qeveritarësh në PD, bash prej të cilëve erdhi dhe humbja ishin në Parlament dhe në poste drejtuese në parti.
 
Të gjithë arsyet që rradhita e të tjera aksesorë e kthenin Bashën në një udhë politike aspak komode, pavarësisht se përfolej si i parashutuari apo i përkedheluri...të cilit i kishin ardhur dhurata "hyjnore"nga Papa Natalia..!!
 
 Mirëpo Basha përballë tri përballjeve kasandra, jo vetëm po tregon konsistencë, por dhe lidership. Këtë ai po e bën me bindje, por dhe me durim, duke parësuar jo pushtetin e tij, por pastrimin politik (dekriminalizimin) si një kauzë për të cilën brezat do t’i jenë borxhli.

Basha sot kombëtarisht e ndërkombëtarisht nuk kondicionohet as nga batutat ngjyrë kanabisi të Ramës, as nga manovrat dashurore të Metës, as nga reaksionet e parfumosura të Majlindave...

Ai po punon për një profil të pastër oksidental lidershipi, i cili do ta kurojë e integrojë Shqipërinë.Ky është mendimi im.Koha ta gjykojë…

Lulzim Basha sot është pa konkurent në afërsi, si djathtas dhe majtas. Natyrisht nuk e ka të lehtë, por veprat e mëdha qoftë dhe politike meritojnë dhe duan shumë e shumë mund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat