Zoti president mos ban hygjym se po merr n'thu

Opinione

Zoti president mos ban hygjym se po merr n'thu

Nga: Luz Tomaj Më: 20 shtator 2016 Në ora: 13:28
Luz Tomaj

Ditë më parë, studentët e UP-s,  protestuan me kërkesë që, prona e univerzitetit të lirohet nga objekti I ndërtuar në kohen e okupimit, I cili pretendon me qenë kishë sllavoorthodokse.

Pa as nji as dy, Presidneti i vendit bëri hygjym dhe protesten e quajti të papranueshme madje edhe të turpëshme. Të kuptohemi, protestimi është forma e fundit e individit, grupit ose mases, për realizimin e një të drejte ose pengimin e donjë të padrejte. Ndonse jo çdo herë , protestat dalin në shesh, si pasojë e neglizhences, lëshimeve ose mosfunkcionimit të plot të pushtetit.

Së pari, rastin duhet siquar në konstelacion me rrethanat para dhe pas formimit të shtetit të Kosoves. Në kohen kur është përzgjedhë lokacioni dhe lloji I objektit për ndërtim, në Kosovë nuk kanë egzistuar ligji dhe institucionet legale. Ka dominu regjimi I kasapit të ballkanit, zëdhënës I të cilit ka qenë ministri I jashtëm aktual I Serbis. Univerziteti I Prishtines ka qenë therrë në sy të Serbisë. E mbaj në memorie se, kur është themelu ky univerzitet, forcat reakciionare serbe edhe publikisht, duke aludu në akciionet për mbledhjen e armëve në kosovë të dirigjuara nga Rankoviqi, thonin se tani ia keni dhënë armet Kosoves. Prandaj, përzgjedhja e lokacionit dhe lloji I objektit nuk kanë qenë koinçidencë. Marrja e lokacionit ka qenë plum në shpirtin e kultures kosovare ndërsa lloji I objektit vazhdimsi e tradites serbomadhe me kriju gjurma në trevat e okupuara.

Së dyti, rastin duhet shiquar edhe në konstelacion me të metat, në legjislacion, pas formimit të shtetit. Zatën, e ka dhënë zoti dhe historia e argumenton se me formimin e shtetit, pas aprovimit të aktit konstituiv (Kushtetutes) të nxjerret edhe ligji I veçant me të cilin rregullohet ajo far anarkija e krijuar nga pushtuesi. Edhepse përpiqem me qenë I informuar, nuk jam I sigurt se një ligj I tillë është nxjerr.

Sidoqoftë, në aspektin juridik, nuk ka fuqi e cila mundet me e legalizu uzurpimin e prones së univerzitetit  dhe ndërtimin e kishes në atë lokaciion.

Po bëhem subjektiv, po I tejkaloj kufinjët sepse po mendoj se mosha dhe vendi ku linda po më napin të drejtë me I sugjeru z. president se ke punë me atë, të cilit ia nep doren por ai nuk ngihet pa t'a marrë krahun dhe trupin. E kuptoj se duhet me bë politikë por edhe politika kërkon ndërgjegje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat