Në kujtim të Ministrit të Luftës, Kolonelit Ahmet Krasniqi!

Opinione

Në kujtim të Ministrit të Luftës, Kolonelit Ahmet Krasniqi!

Nga: Sinan Kastrati Më: 20 shtator 2016 Në ora: 22:01
Sinan Kastrati

Nesër, më 21 shtator (2016) bëhen 18 vjet nga vrasja tinëzare e USHTARAKUT, Ahmet Krasniqi. 

Viti 1998, ishte viti kur u vra në Tiranë, USHTARAKU, Kolonel Ahmet Krasniqi.

Më 1948, u linde dhe në moshën 48 vjeq ike, për mos me u kthye kurrë.

Numri TETË (8), 18, 48, 1948, 1998ishte numër i kobshëm. Ai u përsërit katër herë, në katër data të rëndësishme për Ty dhe për Ne, zotëri KOLONEL.

Ishte viti i lindjes dhe i vdekjes (edhe i vdekjes së nënes).

Për numrin shtatë kam dëgjua në prralla, kam lexua, gjithashtu përralla, si numër që sjell ”fat”. Edhe për numrin nënte (9)e njëmbëdhjetë (11)

TETËSHI (8 ), numri 8-të, kishte qenë numër fatkeq për ty, për familjen, për FARK-un.

Më 1948, kur u linde, nga burgu rrugës për te dajtë, ishte vit i kobshëm, ishte vit ndjellakeq. Viti `48 ta mori nënen e viti `98-të, të mori edhe Ty.

Që nga pranvera e deri në ditën e parë të vjeshtës, ”ushtria e kuqe” e ”nënesh Shqipëri”, me lpk-istët e Kosovës, i cakatën sakicat, xhelatët, i mprehen shpatat … e i mbushën pushkët, në të dy anët e kufirit, socialistë e komunistë, pushtetarë të tashëm e të athershëm, kundër teje, kundër Ushtrisë së ardhshme të Kosovës që Ti deshe ta bësh profesioniste, ashtu qysh ishe ti, profesionistë!

Ata, nuk e deshën USHTRINË, e deshën pushtetin, postet politike, paranë, dhe fituan POSHTËRSINË, nënnshrimini e nëqmimin.

Fatkeqësisht, shkove edhe Ti, sikurse shumë të tjerë para e pas Teje, me ndihmën e ”shtetit” shqiptar që KURRË nuk u bë shtet , sikurse edhe ”ushtria e Kosovës”, sikurse edhe ”shteti i Kosovës”.

Kisha dashur, shumë kisha dësirua që nesër ta uroj 68 vjetorin e lindjes e jo18 vjetorin e vdekjes i nderuari, miku im Ahmet Krasniqi

Të vranë, po ti s`vdiqe!

Ti rron në zemrat tona, faqebardhë!

Sinan Kastrati, Suedi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat