Kolonel - Ahmet Krasniqi

Opinione

Kolonel - Ahmet Krasniqi

Nga: Haki Bunjaku Më: 21 shtator 2016 Në ora: 08:41
Haki Bunjaku

Në 18 vjetorin e rënies

( 15 janar 1948-21 shtator 1998)

Rrjedh nga familja e patriotit Aziz Zhilivoda dhe është nga katundi Zhilivodë i Vushtrrisë,ku kreu shkollë fillore (tetëvjeçare).

Ndërsa atë të mesme teknike e kreu në Prishtinë.

Bashkëpunëtor i patriotit,Metush Krasniqi dhe pjesëmarrës aktiv në demonstratat studentore në Prishtinë-1968

Regjistron Akademinë ushtarake të Ushtrisë tokësore në Beograd,të cilën e kryen në afat dhe me sukses të lartë.Mirëpo,ushtaraku i ri shqiptar nuk kënaqet me kaq,prandaj vazhdon studimet në Akademinë Komanduese të Shtabit Komandues.

Filloi karrierën ushtarake në Zagreb dhe pastaj caktohet komandant në Garnizonin e Gospiqit.Ku e ze lufta kroato-jugosllave.

I kishte plotësisht të qarta qëllimet e luftës së nxitur nga hegjemonizmi sërbosllav; Prandaj në rastin e parë që i krijohet mundësia dezerton nga radhët e APJ-së dhe vehet në anën e luftës kroate,së cilës i bën shërbime të larta.

Çfarë nuk kishin mundur as institucionet ushtarake kroate.

Kishte bashkuar forcat shqiptare në Forcat e Armatosura të Republikës së Dardanisë=FARD).

Ishte adhurues i politikës së Dr.Ibrahim Rugova,prandaj u vu në shërbim të tij,duke u bër Ministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës,që në këte funksion e përmbylli jetën.

Është Ministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës,të cilin forcat e errta e vranë në mes të Tiranës në një atentat aty kah mesi i natës,më 21 shtator 1998,të cilin pjesëtarë të SHISH-it,efektivi i policisë (kupto i Xhavit Halitit) më parë e kishin çarmatosur.

Dhe,këtu duhet kërkuar dora e zgjatur vrastare e tyre dhe se dyhet shpërbër atë kombinatorikë fatkobe.

Shqipëria na e ka borxh zbardhjen e këtij krimi që ndodhi në mes të Tiranës.Këtu aparatçikët i kanë duart e përlyera me gjak,ndërsa fytyrën me ndragie.

Lavdi kolonel,Ahmet Krasniqi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat