Pushteti disiplinor dhe Identiteti – (pjesa e dytë)

Opinione

Pushteti disiplinor dhe Identiteti – (pjesa e dytë)

Nga: Blerta Haxhiaj Më: 21 shtator 2016 Në ora: 09:15
Blerta Haxhiaj

Identiteti i dhënë nga pushteti (disiplinor, autoritativ) në kohërat e sotme përveç vëzhgimit dhe produksionit të trupit social, jep efektin negativ të këtij produksioni si Delinkuencen dhe Ilegalizmat duke bërë trupin social me identitet kriminologjik që buron nga themeli juridiko -ekonomik dhe tekniko-disiplinor. “Thuhet se burgu fabrikon delinkuente; është e vërtetë se shpesh, ata që burgu i ka marrë njëherë në dorëzim, rikthehen pothuajse fatalisht para gjyqit.

Por i prodhon delinkuentet edhe në një kuptim tjetër, duke ndërfutur në lojën mes ligjit dhe shkeljes, mes gjykatësit dhe shkelësit, të dënuarit dhe xhelatit, dhe ku të gjithë sëbashku, ç’prej një shekulli e gjysmë,  bien në të njëjtin kurth.”  Delinkuentet e prodhuar nga burgu përbëjnë një identitet negativ për shoqërinë duke i cilësuar si trupa të sëmurë të nënshtruar apo siç i quan M.F ‘subjekt të patologjizuar’. Me cilësimin e tyre si subjekt të patologjizuar, ky negativitet ka anën pozitive të produksionit siç e shprehë M.F vetë me delinkuencen e tyre ata mund të jenë shumë produktiv për shoqërinë në të cilën kryejnë krimet e tyre duke u shndërruar në punëtorë të palodhshëm ku me famën e tyre si identitet i përdhosur i shoqërisë japin kontributin e tyre: “Puna e të burgosurit për të siguruar jetesën shndërron kështu hajdutin në punëtor kokëulur.

Dhe këtu qëndron dobia e shpërblimit të punës penale; sepse i imponon të dënuarit formën ‘morale’ të rrogës, si kusht shoqëror të ekzistencës”. Stimulimi i atillë synon që delinkuenti të kthehet në rrugën e duhur dhe të inkuadrohet sërisht në shoqëri pasi që ka marrë mësimin e duhur. Dënim dhe shpërblim, situatë në të cilën vazhdimisht jemi të zhytur në të, në lidhje me pushtetit, le ta mendojmë në këtë mënyrë që pushtetin ta trajtojmë si diçka që jemi dhe jo që kemi. Në hulumtimet e mëtutjeshme Foucault kujdeset që të na prezantoje edhe një koncep tjetër kyç të analizave të tij atë të ‘biopushtetit - si koncept aktual për të ndërtuar trupat, dëshirat dhe mënyrën themelore të jetesës. Si tërësi në vete (bios-(gr)- jete, potere-(lat)-pushtet), pra si koncept kompleks i dhënë nga Foucault merr në zotërim trupat deri në momentin e shkatërrimit, pushteti për jetën bëhet përsëri pushteti që merr jetën, jep vdekjen. Një relacion mes pushtetit dhe trupit proklamohet me gjenocidin nazist si ushtrues ekstremist i biopushtetit. Gjenocidet e shumta kanë bazë të praktikimit të tyre biopushtetin që si instrument për të dhënë vdekjen, apo ndryshe e quajtur vdekjen e legalizuar.

Si shembull i dhënë i gjenocidit nazist arrihet lidhja mes identitetit gjerman dhe pranimit të tij nga identitetet e vendeve te tjera, jo në kontekstin që mbizotëron në gjenocid por si shqiptim menjëherë e lidhim me identitetin numerik që naziztët e kanë ushtruar. Praktikat e identitetit që është ushtruar për mijëra viktima të holokaustit, identiteti numerik i ekzekutuar nga naziztët, mijëra individë me emër dhe mbiemër të cilëve identiteti i tyre reduktohet në identitet numerik me zhdukjen e emrit dhe mbiemrit që pason me stampimin e numrit. Çfarë e bën pushtetin të tolerueshëm dhe çfarë do ta bënte atë të patolerueshëm?

Nëse diktatorët kanë një fytyrë apo së paku një maskë me të cilin të përballeshin shoqëria ‘liberale’ okulton mekanizmat përverse që e udhëheqin, vullneti i rekluzionit dhe kontrollit që mbështet shoqëritë tona e pafundësisht gjithnjë e më e rrezikshme nga shtypja e proklamuar, qëndra e kërkimit të tij janë të përjashtuarit, të margjinuarit, të pafjalët. Me nderthurje të racizmit ku racizmi del si mjet i biopushtetit – racizmi behet instrument  i pushtetit modern, nese ke deshire te jetosh dhe e meriton te jetosh tjetri duhet te vdese, nje thike me dy tehe: “Relacionin luftarak e ushtarak midis jetes sime dhe vdekjes së tjetrit, racizmi do ta transformojë në një relacion të tipit biologjik – sa më shumë që llojet inferiore do të shkojnë nga zhdukja, sa më shumë individe anormalë të jene të eliminuar, do të ketë aq më pak të degjeneruar në raport ndaj llojit, e aq më shumë une – jo si individe por si lloj – do të jetoj, do të jem i forte, do të jem i fuqishem, do të mund të shumohem”

Foucault kërkon të tregojë që sa i urryeshëm është pushteti pikërisht duke na treguar teknikat e tij të aplikimit dhe jo duke bërë apologjinë e tij, në terma të tjerë, pushteti është gati të përballet me urgjencat të cilat ai vetë i krijon ku si legjitimitet është e drejta e shek. XIX – le droit de faire vivre et de laisser mourir – si e drejte e biopushtetit  “për të bërë që të jetosh dhe për të lënë të vdesesh” Nga ana tjetër, ajo që një sistem i dominimit tregon për vetëveten, në mënyrë organizon regjimin e së vërtetës, teknikën që prodhon historinë e saj, janë aspektet konstruktive të atij sistemi edhe në Greqinë antike, pohon Foucault, pushteti kishte përjashtuar sofistët nga polisi për të organizuar regjimin e saj të së vertetës.

Dhe mbi atë regjim është bërë e mundur ndertimi i demorkacisë greke e bazuar por ajo e sotmja është më e ndryshme - mbi skllavërinë e mijërave individëve- pra pushteti nuk vepron vetëm përmes limitëve, ndalesave, ndëshkimeve ajo është një kapacitet produktiv, gratifikim ajo që ndodhë. Njëra e prodhon tjetrën dhe pasojat janë të pakthyeshme. Raporti mes identitetit dhe dallimit sjell kontradikta ku bie poshte parimi i identitetit A=A që Hegeli e shpjegon karakterin e njëanshëm  të këtij parimi. “Në qoftë se çdo gjë është identike me veten, atëherë ajo nuk dallohet, nuk është e kundërt, nuk ka bazë” mirëpo kjo vetëm i shërben Pushtetit sepse keto lëvizje kontradiktore kalojnë nga njëri përcaktim të tjetri. (Vazhdon ...)

Referenca

Foucault, Michel “Historia e seksualitetit”

Paglia Camille “PERSONAE SEKSUALE-Arti dhe Dekadenca nga Nefertiti tek Emily Dickinson”

Foucault Michel “Disipline dhe ndeshkim – Lindja e Burgut”,

Kullashi Muhamedin “Pushteti dhe Dija te Michel Foucault”

Michel Foucault “REMARKS ON MARX Conversations with Duccio Trombadori”  

Tolstoi Lev “Lufta dhe Paqja”

V.I.L “Fletore Filozofike”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat