Gjuha shqipe dhe zyrtarizimi i saj

Opinione

Gjuha shqipe dhe zyrtarizimi i saj

Nga: Rahmi Veliu Më: 21 shtator 2016 Në ora: 17:23
Ilustrim

Se kjo gjuhë nuk është zyrtare këtë e kanë ditur kaherë. Kuptohet, pos partive tona politike të cilët me të madhe trupetojshin se gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni! Së fundi, edhe ata e panë se kjo gjuhë nuk është zyrtare dhe se kjo është në nivel lokal. Pra, ashtu si që ka qenë në periudhën komuniste, me kushetutën e vitit 1974. Ligj që pas vitit 1981, u tërhoq dhe nuk u përdor më. I njëjti ligj tash u “kthy” dhe është duke u përdorë, por jo në nivel shtetëror, por në nivel lokal ashtu si që ishe në periudhën komuniste, por edhe këtë, si në barnatore, pika-pika. Pra me dozë të zvogëluar.

Derisa partitë tona u hamnedeshin se a është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, populli tashmë e kishte kuptuar se kjo gjuhë nuk është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni. Tash edhe këta parti tona e kanë të qarte më se kjo gjuhë nuk është gjuhë e dytë zyrtare nw këtë vend. Me marrëveshjen e Ohrit, të drejtat e shqiptarëve dhe etniteteve tjera që jetojnë në Maqedoni nuk mund që të reduktohen, mund vetëm të avansohen. Pra, nuk vin në pyetje reduktimi I të drejtave të shqiptarëve. Por edhe kjo marrëveshje interpretohet ndryshe, kuptohet te partitë tona politike interpretimi është ndryshe dhe te popullata është ndryshe. Njëra parti deklaron se kjo marrëveshje është e parealizuar vetëm 5 % dhe tjetra thotë se është e parealizuar vetëm 2%! Të kuptohemi, kjo 5% dhe ajo 2%, për Evropën e civilizuar, kjo marrëveshje është e realizuar! Se a është realizuar kjo MO apo jo, një pasqyrë më të qartë na dhanë ndërkombëtarët, të cilët, në kohë të fundit deklaruan: “Marrëveshja e Ohrit stagnon” që do të thotë vendndalon! Pra, ne akoma nuk e shohim se kjo MO kaherë vendndalon!

Zaevi, lideri I LSDM-së, në Prilep do të theksoj: “Shqiptarët nuk duhet të privohen nga e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe”. Ndaj mëtutje do të theksoj: “Përkundrazi, porositi ai, ata duhet të gëzojnë këtë të drejtë si në arsim ashtu edhe gjatë komunikimit me institucionet” (Lajm, 16.09.2016). Kundër një deklarate të tillë me të madhe reagon Ilia Dimovski duke thënë se kjo (zyrtarizimi I gjuhës shqipe) do t’a zhvlerësoj gjuhën maqedonishte! Kjo gjë është e pamundur. Në botë ka vende, shtete të cilët kanë jo një gjuhë zyrtare, por ka raste të shumta ku ka dy e më shumë gjuhë zyrtare.

Sa për shembull do të theksoj disa vende ku haset kjo dukuri: Zvicra e banuar me gjerman, francezë, italian dhe retoroman, prandaj aty gjuhë zyrtare është gjermanishtja të cilën e flasin 63.7%, frengjishtja të cilën e flasin 19.2%, italishtja të cilën e flasin 7.6% dhe gjuha retoromane të cilën e flasin vetëm 0.6%. Në Belgjikë, ka 58% flaman, 33% valon dhe 66.000 gjerman. Gjuhë zyrtare është flamanishtja, frengjishtja dhe gjermanishtja edhe pse ka vetëm 0.6% gjerman, edhe ajo është gjuhë zyrtare. Në Indi ka shumë gjuhë zyrtare, në mes të cilave edhe anglishta njihet si e tillë. Inda ka qenë koloni e dikurshme e Anglisë, megjithkëtë akoma njihet anglishtja si gjuhë zyrtare. Sitautë e ngjajshme është edhe me Kanadën ku jetojnë anglezë dhe francezë, gjegjësisht anglishtja dhe frengjishtja.

Me rëndësi është të theksoj se në botë ka shtete ku nuk ka gjuhë zyrtare, e tillë është ShBA-ja e cila nuk ka gjuhë zyrtare, por më së shumti flitet anglishtja dhe si e tillë përdoret e njëjta. Të theksoj se një gjuhe zyrtare nuk e ka zhvlerësuar gjuhën tjetër zyrtare, prandaj e dhëna e I. Dimovskit nuk përkon me realitetin, kjo është një e dhënë kuturu. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe u pengon vetëm shqiptarofobëve maqedonas dhe askuj tjetër!

Kërshëria nuk më la pa mos e theksuar edhe një të dhënë të një ish luftëtare të Luftës së Dytë Botërore, e përkatësisë etnike maqedonase e cila në atë kohë komuniste do të theksoj: “I kemi shëndruar shqiptarët në lypsa duke kërkuar barazi, në vend që ata të jenë të barabartë me ne (maqedonasit)”. E dhënë e cila duhet theksuar dhe mbajtur mend si nga shqiptarët ashtu edhe nga maqedonasit. Por si në periudhën komuniste kur çdo kërkesë legjitime e shqiptarëve haste në “vesh” të shurdhët të qeveritarëve maqedonas.

Pas kësaj kërkese, burgjet mbusheshin me “nacionalista”, “shovinista”, “iridentista” dhe mori etiketime tjera për shiptarët. Për fat të keq, edhe sot është duke ngjarë e njëjta gjë të shqiptarët. Shumica dërmuese e të burgosurve në Maqedoni janë shqiptarë. Mendoj se një “traditë” e tille duhet të ketë mbaruar dhe t’i kthehemi realitetit, t’i lëmë me një anë urrejtjet etnike dhe e e drejta – barazia ndëretnike mos jetë hale në sy të të tjerëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat