Vetëvrasja e policit, Mujedin Spahiu - dëshmon krimin e organizuar edhe në SHPK

Opinione

Vetëvrasja e policit, Mujedin Spahiu - dëshmon krimin e organizuar edhe në SHPK

Nga: Ragip Guraziu Më: 22 shtator 2016 Në ora: 16:29
Ragip Guraziu

Thuhet se, Mujedini të martën pas orës katër pasi e ka kryer ndërrimin e punës në polici  është kthyer në shtëpi ku edhe ka lënë disa letra dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Familjarët e Mujedinit është dashur që letrat,si dëshmi të Mujedinit,të ishin  bërë fotokopje e më pastaj për dorzuar policisë. Kjo kishte me qenë mirë që të mos manipulohet si ngjau me  policen e Kosovës, Drita Latifi, që me 7 janar të kiëtij viti vrau veten me një plumb në kokë. Vlersimi i  policisë ishte se ;'' e ndjera vunte nga një sëmundje, dhe kaq...

Klani Pronto - xhehnemi i Kosovës...

''Ka vrarë veten me plumb në kokë, policja e Kosovës, Drita Latifi,  por Policia megjithëse  ka raportuar rastin, nuk ka treguar që ajo ishte pjesëtare e Policisë''.

Mësohet se ajo ka jetuar e vetme, ngase në një kohë kishte probleme familjare dhe se vuante nga një sëmundje. Tashmë e ndjera,  për shumë kohë ka punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, e  në muajt e fundit  punonte në Stacionin e Policisë, numër 3, në Kodrën e Trimave. U tha se ; Ajo ishte  motra e këngëtarit të njohur Mc Beka, dhe nuk  ka  qenë  e martuar. Ndërsa, policia zyrtarisht ka raportuar se në një shtëpi është gjetur pa shenja jete viktima femre K/Shqiptare. Do të thotë, sipas Policisë së Kosovës se ajo vunanet  nga  një smundje dhe rasti u mbyllë, kaq?!

Po detyrohen të bëjnë vetëvrasje po cilsohen, të smurë....

Rasti i tanishëm tani i vetëvrarit,  policit të Kosovës, Mujedin Spahiut, tregon më së miri, se  këtu  ka  gisht, klani pronto, dhe nukë  është  ky rast as i pari e as  nuk do të jetë i mbrami pasi  thuhet se i ndjeri para se te bënë vetëvrasje ka lënë dëshmi 4 letrat e tij dhe Policia  e  Kosovës i posedon ato,që sipas mendimit të autorit të shkrimit, familja e të ndjerit,Spahiu, është  dashur që këto letra ti  fotokopjoj dhe më pastaj,një kopje ta kete edhe familja, që nuk kishte  mundur  policia të  manipuloj rreth këtij rasti si kishte vepruar me  policen e vetëvrar me 7 janar, të 2016, që do  të thotë se vetm 6 ditë pasi i shijoi në këtë vit u vetëvra, policëja e Kosovës, Drita  Latifi, që thuhet se ishte motra e  këngëtarit të njohur Mc Beka dhe sipas Policisë së Kosovës,ajo vuante nga një smundje,dhe kaq.

Media në burime jo-zyrtare, ka mësuar se i ndjeri ka lënë prapa një shënim ku thotë se nuk ka mundur t’ju bëjë ballë presioneve nga grupe të ndryshme kriminale.

Pra këtu lind dyshimi,a mos vallë kështu ka ndodhur edhe me të tjerët policë të vetëvrar, dhe atyre që u vranë shumica në 

detyrë nga dora e shqiptarit,dhe kështu; shumica e policëve kosovar i vramë ne me dorën tonë dhe disa edhe e varrën veten me doren e tyre, që do të thotë, ai ''dreqi'' i madh është futur eshe në institucionet e SHPK-së,dhe nuk dihet kur do të ndalet kjo mafi, derisa kemi vrasje të policëve e policeve, dhe mos vallë, këtu ka gisht edhe klani pronto ?!

Këta janë policët e Kosovës të vrarë nga paslufta e deri më tash

 Prej themelimit të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e policisë që kanë humbur jetën gjatë detyrës zyrtare kap shifrën 15-të, duke përfshirë edhe vrasjen e fundit të hetuesit për krime ekonomike, Shemsi Gashi.

Kësisoj, që nga paslufta e deri më tani, janë katër vite që nuk ishte i vrarë asnjë nga zyrtarët policor, bëhet fjalë për vitin 2005, 2008, 2009 si dhe 2010.

Vrasja e parë e një zyrtari të policisë ishte më 11 shtator të vitit 2001. Bëhet fjalë për Lazim Rexhepin i lindur më 26 prill 1964 në komunën e Kamenicës.

Danush Hasani nga Brodi i Ferizajt ishe zyrtari tjetër policor i cili u vra më 21 gusht të vitit 2003. Po këtë vit u vra edhe zyrtarja femër, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, të dy nga komuna e Deçanit.

Në vitin 2004 janë të vrarë tre pjesëtarë të PK-së, Arsim Rrustolli, Driton Mehmeti nga Vushtrria si dhe Ilir Llapatinca nga Suhareka.

Kurse në vitin 2005 nuk u raportuar për asnjë vrasje ndërsa një vit më vonë ishte Abedin Mustafa nga Mitrovica ai që ndërroi jetë gjatë detyrës.

Vrasja e madhe që tronditi Policinë e Kosovës ishte e pjesëtarit të Njësisë Speciale, Triumf Rizës nga fshati Stagovë e Kaçanikut. Ai në vitin 2007 u qëllua prapa shpine nga Arben Berisha.

Vlen të theksohet se ky i fundit u dënua me 40 vite burg me vendim të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Po këtë vit u vra edhe pjesëtari tjetër i PK-së, Avni Kasumi nga fshati Skoqne i Vushtrrisë.

2011-ta ishte po ashtu viti që tronditi Institucionin e sigurisë së Kosovës. Pas aksionit policor të Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës, ishte Enver Zymberi, zyrtari policor i cili dyshohet se është vrarë nga një snajper.

Po ashtu, Misini Krasniqi dhe Slavisa Milovanovic ishin pjesëtarët tjerë që ndërruan jetë gjatë detyrës.

Listën e policëve të rënë në detyrë e përfundon vrasja e hetuesit për krime ekonomike, Shemsi Gashi.

Për të dyshohet se ishte vrarë në mënyrë të planifikuar nga dy personat që kanë pranuar aktin. Bëhet fjalë për Vesel Gjinën (Kasapi) si dhe Kujtim Bejiqin, të cilët gjatë seancës gjyqësore ishin pajtuar që për 5 mijë euro të kryenin vrasjen e policit Gashi. 

Krimi politik dhe ekonomik në Kosovë shfaqen në formë të krimit të Organizuar dhe të krimeve ordinere. Veprimtaritë kriminale të organizuara në formë të krimit të organizuar dhe të krimeve ordinere zhvillohen falë rrethanave në të cilat gjendet Kosova me status të pazgjidhur, ku kanë terren të përshtatshëm të zhvillimit dhe veprimit të tyre, duke qenë burim permanent për destabilizimin e gjendjes së sigurisë.

Ndryshe, Policia e Kosovës, DRP-Pejë, njofton se më datë 20.09.2016, në orët e vona të mbrëmjes, ka gjetur pa shenja jete një person, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Rasti është klasifikuar si ‘Hetim i vdekjes’”, njofton Policia e Pejës.

Media në burime jo-zyrtare, ka mësuar se i ndjeri ka lënë prapa një shënim ku thotë se nuk ka mundur t’ju bëjë ballë presioneve nga grupe të ndryshme kriminale.

Mujedin Spahiu është polici i cili u gjet  i vdekur mbrëmjen e së martës në Vitomiricë të Pejës.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat