Modeli dhe misioni Llalla!

Opinione

Modeli dhe misioni Llalla!

Nga: Dr. Enver Bytyçi Më: 23 shtator 2016 Në ora: 18:58
Dr. Enver Bytyçi

Sot mësuam se prokurori i Përgjithshem, Adriatik Lalla, që prej muajsh e ka larguar familjen e tij nga Shqipëria, me qëllim që ta shpëtojë nga hakmarrja e një atentati mafioz të një grupi kriminal në hetim. Ndërsa kohë para largimit të familjes së tij ai ka marrë një mesazh kërcënimi nga ky grup kriminal, gjë që të kujton situatat dramatike kriminale të viteve 1920-1930 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e emërtuar si koha e Al Kapones, apo kohën e fundit të viteve '70 në Itali, kur ish-kryeministri i vendit është marrë peng dhe është ekzekutuar nga grupet kriminale mafioze.

Kryeprokurori Lalla heshti, nuk u ndje, nuk mori flamurin e "heroit" e nuk luajti rolin e viktimës. Ai e fshehu për më shumë se dy muaj lajmin dhe qëndroi në detyrë pavarësisht kërcenimeve te vrasësve, gjobëvenësve, trafikantëve, gjysma e të cilëve gjenden në tempullin e demokracisë që quhet parlament dhe pjesa tjeter me kallashnikove shëtisin nën kujdesin e qeverisë rrugëve, shesheve, fushave, kodrave dhe maleve te Shqipërisë kanabiste. Ai kishte të gjitha shanset që te shpallëj mediatikisht si "heroi" i luftës së krimit".

Ose mund të bënte pakt me krimin dhe jo vetëm familjen ta mbante në Shqipëri, por edhe te "korrte" disa miliona, me kushtin që ta pushonte luftën kundër tij. Kryeprokurori Llalla, me qëndresen e tij, e me shumë se me qëndresën, me heshtjen e tij, ka dhënë shembullin e vetëm në këtë vend se i përket atyre njerëzve të përkushtuar e të ndershëm që luftojnë me patriotizëm krimin dhe kriminelet ne Shqiperi. Nuk e ka bere kete as kryeministri, as kryeparlamentari, as ndonjë politikan tjetër shqiptar. I vetmi është Adriatik Llalla. Ai ka sakrifikuar familjen e tij vetëm e vetëm që shqiptarët të jetojnë të qetë e të jenë të sigurtë në një vend ku qetësia dhe siguria janë gjëja me e pavlerë. Eshtë sakrificë të ikësh nga vendi yt, sepse do të duhet të jetosh një jetë të re, krejt e ndryshme nga ajo jetë që ke bëre në vendin tënd.

Aq më tepër kur e zonja e shtëpisë dhe familja pret të vijë një fëmijë i tretë në jetë. Llalla u ka dhënë shembullin e tij të gjithë prokurorëve, gjyqtarëve, para se gjithash politikanëve, se krimi nuk luftohet me rrahje gjoksi, se krimi përballohet me punë dhe jo me shou televiziv, se krimi mund të mposhtet, nëse je i përkushtuar dhe je patriot i vendit tënd. Një sms kërcënues i ka shkuar kryeministrit dhe e mori vesh gjithë bota se "kryeministri ynë ndjehet i kërcenuar". Një telefonatë e Gjutajt i shkoi Saimir Tahirit dhe ministri i brendshem inskenoi gjithcka të paligjshme e të turpshme për t'i inkriminuar ata gjoja se paskanë vënë bombën te farmacia e babit.

Një fjale t'ia thonë Erion Veliajt dhe ai alarmon botën se po kryen akte heroizmi para atyre qe nuk e duan. Adriatik Llalla nuk doli në ekrane e të bënte martirin, heroin apo viktimen. Adriatik Llalla nuk e la hetimin ndaj grupit kriminal. Ata qe shpallën "te kërcenuar" nga një sms në fakt e bëjne këtë, sepse duan te fshehin lidhjet e tyre me krimin. Keta politikane jane te prirur qe ta shpallin opoziten "armike" te vendit, në vend që të denoncojnë kriminelët që masakrojnë sipërmarrës qindramilionesh. Këta politikanë, të cilët japin urdhëra në favor të grupeve kriminale kanë nevojë të shpallen "të kërcenuar" ose si "heronj" te luftës kundër krimit, sepse në këtë mënyrë i mbulojnë në opinion lidhjet e vërteta me krimin.

Këta politikane madje i kemi pare te kercenojne edhe kryeprokurorin e Republikes, ne emer "te drejtesise", gjithnje kur u jane cenuar pozitat e tyre nga zbulimi i lidhjeve me krimin dhe organizatat kriminale. Adriatik Llalla nuk ndjeu nevojen e te dukurit si viktime, sepse duket qarte se ai ka zero lidhje me krimin dhe kriminelet. Ai heshturazi i mori masat per te mbrojtur familjen e tij, duke e derguar ne nje vend mik europian. Por nuk e la punen, as foli, as akuzoi, as u shpall viktime e as hero. Vijoi punen e tij si zakonisht, pa u fjalosur, pa u vene re, duke besuar se do te vendose nje gur themeli ne drejtesine e pavarur shqiptare.

Nderkohe shpata e ekzekutivit i ka qendruar te koka. Sa herë i janë cenuar interesat këtij ekzekutivit tonë, adresa e kritikes, e akuzës, e asaj që ky ekzekutiv e quan "e keqja" e Shqipërisë ka shkuar te drejtësia e Kryeprokurorit. Kalorësi më i madh i kësaj beteje antikryeprokuror është shpallur ministri i Brendshëm. Dhe nga e gjithë kjo histori nxjerrim nje perfundim jetik: Mos u besoni atyre qe shpallen viktima te paqena. Viktimat e shtirura janë agresoret më të rrezikshëm. Viktimat e vërteta nuk flasin, heshtin, sepse janë ne këtë botë për një mision. Uroj qe Adruatik Llalla ta konsideroje detyren e tij si mision. Pas asaj qe ka ndodhur me të e me familjen e tij une besoj se ai po kryen nje mision.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat