"Koka e turkut" dhe kodet amorale të politikës dhe diplomacisë ruse

Opinione

"Koka e turkut" dhe kodet amorale të politikës dhe diplomacisë ruse

Nga: Agron Shabani Më: 24 shtator 2016 Në ora: 13:27
Agron Shabani

Në përpjekje të parreshtura ose sistematike për t´iu kundërvënë SHBA-së dhe Perëndimit në të gjitha frontet ose drejtimet e mundshme, Rusia, pos krizës ose aneksionit ushtarak të një pjese të Ukrainës, ka shumë kohë që vazhdonë të luaj në forma dhe metoda të njohura infantile dhe patologjike me " kartën" e rrezikshme të Gjirit ( Golfit) të njohur Persiko-Arabik.

Ku pos ndihmave tër vazhdueshme ushtarake ( luftarake), materiale, teknike dhe të tjera ndaj regjimit kriminal dhe despotik të Bashar El Assadit dhe partisë së tij "BASS" në luftën e përgjakshme dhe shkatërrimëtare në Siri, bëhët e ditur se Rusia akoma vazhdon të investojë edhe në infrastrukturën ose teknologjinë nukleare ose bërthamore ( atomike) të Republikës Islamike të Iranit nën sundimin ( regjimin) e mullahëve ose ajatollahëve të ndryshëm radikal dhe konzervativë. Kjo në radhë të parë faktin se Irani dhe Siria ( plus Iraku dhe Libia- nën sundimin e Sadam Huseinit dhe Muhamer El Gadafit) në sytë e rusëve dhe nomenklaturave të ndryshme pushtetmbajtëse, konzervative dhe burokratike të Kremlinit, gjithmonë janë parë si armiq të përbetuar, tradicional ose historik të SHBA-së dhe Perëndimit. 

Ndërkohë që në vendët ose rajonet e ndryshme të Gjirit ( Golfit) të njohur Persiko-Arabik, thuhet së ndodhën rezervat ose pasuritë (resurset) me të mëdha të naftës dhe benzines në mbarë rruzullin tonë tokësorë. 

Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst edhe çështjet dhe aspektët tjera strategjike, gjeopolitike, fetare ( sektare), kulturore, ideologjike dhe të tjera të cilat vazhdojnë t´sfidojnë dhe eklipsojnë përpjekjet ose angazhimët e njohura të SHBA-së dhe Perëndimt për vendosjen e një paqëje dhe stabilitetit të qëndrueshëm ose afatgjatë në Lindjen e Mesme. Respektivisht, në Gjirin e lartëpërmendur Persiko-Arabik ku politika dhe diplomacia ruse, vazhdimishtë kane futur zjarrë në benzinë. Duke lozur kështu me zjarrin e luftërave, konfliktëve, antagonizmave, divergjencave dhe diskrepancave të njohura fetare ( sektare), kulturore, ideologjike, historike dhe të tjera në mes popujve dhe vendëve të ndryshme të atij rajoni të pasur dhe të shquar si për nga resurset ose pasuritë e shumëta natyrore ose nëntokësore, ashtu edhe për nga e kaluara ose traditat e lashta kulturore, historike etj.Mbase, gjithnjë fjala mbi Gjirin e pasur Persiko-Arabik i cili paraqet "katerkëndëshin biblikë" ose antiko-historik të kulturave dhe civilizimëve të lashta  të Babilonisë, Mesopotamisë, Asirisë dhe Medisë ( Persisë ).

Se këndejmi, kryeqytetët ose metropolat e famshme të Sirisë dhe Irakut, Damasku dhe Bagdadi, në mesjetë ishin ( kanë qenë ) qëndrat ose metropolat me të rëndësishme ose kryesore të botës dhe kulturës së njohur islame ose muslimane dhe me gjërë. Duke menduar këtu në metropolat ose kalifatët e njohura të Damaskut dhe Bagdadit. Respektivisht, në " Dinastitë" e njohura arabo-muslimane si " Omejada" dhe Abassida" me seli në  Damask dhe Bagdad, ku dikur ishin zhvilluar dhe kishin përparuar arti, kultura, letërsia, filozofia, psikologjia, medicina ,astronomia si dhe shumë degë ose disiplina të tjera shkencore ose humaniste për shumë shekuj dhe dekada me radhë. 

Për me tepër ndërkaq, regjimi militarist dhe ekspanzionist i Vladimir Putinit, nën parullat ose sloganet e njohura "spektakulare" ose " bombastike" të " luftës globale kundër IS-sit " ose " terroristëve islamik", po vazhdojnë t´i bombardojnë dhe bëjnë rrafsh me tokë qytetetët ose vendbanimet e lashta të Sirisë etj....Duke i vararë, sakatosur ose masakruar kryesishtë gratë, pleqtë, femijët ose qytetarët e pafajshëm sirian sii dhe duke i detyruar kështu me miliona sirian dhe popuj të tjerë arab ose musliman që të marin boten në sy. 

Dhe, të gjitha këto si skenare dhe komplote të rrezikshme dhe tepër ugurzeza kundër botës arabe ose muslimane , ku IS-sët dhe grupet tjera radikale ose xhihadiste në njerën anë dhe trupat qeveritare të Bashar El Assadit te ndihmuar nga Rusia dhe Irani në anën tjetër, vazhdojnë t´i vrasin dhe masakrojnë qytetarët e pafajshëm sirian. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe vullnetarët e shumtë nga Irani, në mbështetje të " vëllezërve shiit ose alevit" në Siri dhe Irak së bashku me " vullnetarët sunnit " ( sunni) në mbështetje të " IS-sit" dhe të të ashtuquajturave " opozitave politike" në Siri, Irak dhe gjithandej.

Ndryshe nga kjo, loja e njohur sllavo-bizantine e Rusisë-kundër paqës dhe një stabiletit të qëndrueshëm dhe afatgjatë në Gjirin e pasur Persiko-Arabak, tashmë e ka bërë të vetën. Duke i futur dhe ndësyer popujt ose vendët e ndryshme arabo-muslimane në lufëra ose konflikte të pafundme fetare ( sektare), konceptuale ,ideologjike dhe të tjera -kundër njëra tjetrës ose kunder njëri tjetrit në njerën anë si dhe, duke i konfrontuar botën islame ose muslimane me botën kristiane ose perëndimore në anën tjetër.  Dukë të rikujtuar në këtë vorbulë  historinë ose  apologjinë  e njohur mbi mbretin ( carin) bizantin , Alekseji I ( me origjinë nga Rusia ) i cili nën " moton" ose "sloganet" e njohura të kanosjes ose rrezikimit të " kristianizmit lindorë" ( lëxo: kristianizmin sllavo-bizantin) nga marëshimet e njohura të selxhukëve ose osmaneve në Konstantinopojen ( Stambollin) e vitit 1O95: Atëbotë i kishte shkaktuar edhe luftërat e njohura ( mesjetare) të kryqzatave. 

Ndonëse, cari rus i bizantit ( Alekskeji I), në " stilin" ose manirin e njohur ( sllavo-bizantin), thonë se mbante raporte të mira me të dyja palët e konfrontuara. Edhe me botën kristiane, edhe me botën muslimane të cilët ky i fundit ( Aleksi i Pare ) i kishte futur ne lufte. 
Se politika dhe diplomacia ruse, nuk ka ( nuk kanë) si të thuash kurrfarë etike ose kodi moral- përballë botës muslimane dhe asaj kristianiste, kjo dihet botërishtë. Mos të flasim këtu ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi!!!

 Por, në këtë prizëm pashmangshëm sikur shtrohet pyetja: Atëherë ku janë vallë etika e njohur protestante ose kristianiste së bashku me kodet e njohura morale dhe humaniste të politikës dhe diplomacisë së lartë evroperëndimore-përballë kurthave, intrigave dhe dredhive tashmë të njohura të Rusisë në çdo fushë të mundshme... ?!

Dhe, "marëdhëniet" ose " raportët e reja" në mes Rusisë dhe Turqisë si një " kapitull i ri" ose "ekuacion i madh" politikë dhe ushtarak me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond...?!

Pas katapultimit ( torperdimit) të një avioni ushtarak të Rusisë nga ana e forcave ajrore ose kundërajrore të Turqisë i cili si thuhej asokohe e kishte shkelur ose cenuar hapësirën ajrore të Turqisë: Marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarërshme ruso-turke kishin njohur një acarim ose përshkallëzim të rrezikshëm. Duke i sjelluur Rusinë dhe Turqinë përballë luftës ose një konflikti të hapur politikë dhe ushtarak me pasoja të paparashikueshme për tërë rajonin dhe me largë. Bëhej fjalë mbi përplasjet ose konfrontimet e mundshme ushtarake të dy fuqive të mëdhe politike dhe ushtarake siç janë Rusia dhe Turqia prej nga ku fare lehtë do mund të shpërthente edhe lufta e tretë botërore me pasoja të ndryshme fatale ose apokaliptike për tërë globin. Kjo gjithënjë duke u mbeshtetur ose bazuar në të dhënat ose deshmitë e njohura historike, ushtarake, politike dhe të tjera sipas të të cilave marëdhëniet ose raportët e përgjithshme në mes Rusisë dhe Turqisë gjithmonë kanë qenë të ngarkuara me hipoteka, tensione, averzione, paragjykime dhe antaganoizma të shumëta usdhtarake ( luftarake), politike, historike, fetare, kulture, konceptuale, ideologjike dhe të tjera nga e kaluara.

Duke menduar këtu në luftërat ose konfliktët e njohura ruso-turke të Krimesë në etapën e dytë të shekullit të nëntembëmbëdhjetë (19) në lufërat e njohura botërore ose ballkanike, në " konfliktin e ngrirë" të Nagorni Karabahut në mes Armenisë ( mike dhe aleate tradicionale e Rusisë ) dhe Azërbexhanit ( shtetit dhe popullit sivëlla të Turqisë), në mospajtimet dhe dyshimet e bazuara të Turqisë ndaj ndihmave ose mbështetjeve të vazhdueshme ushtarake, materiale dhe loghjistike të PKK-së dhe ghuerilës së njohur të Kurdisatanit në luftë kundër Turqisë dhe kështu me radhë.
Një " detë" ose " mali i madh" problemësh dhe armiqësishë të ndryshme ruso-turke në sfond.

Dhe, shih ti! Nërkohë që SHBA-së dhe Perëndimi (Natoja) ndodhëshin të shqetësuara dhe alarmuar lidhur me përshkallëzimet ose acarimet e mesipërme në mes Turqisë dhe Rusisë. Kjo për shkak të asaj se Turqia është edhe anëtare e Natos dhe aleate tradicionale e disa shtetëve të fuqishme evroperëndimore si SHBA-së, Gjermania dhe Britania e Madhe që dikur kanë investuar dhe kontribuar aq shumë për shtetin dhe popullin turk. Pas " pucit" ose grushtetit të deshtuar ushtarak dhe politik kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan në Turqi. Marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme ruso-turke, si papritur dhe kujtuar askush kanë njohur "kualitet" dhe një kurs të ri në domenin ose kontekstin e njohur pozitivë ose relaksues. Duke kaluar ( shih ti) edhe në përqafime, miqësi, aleanca, martesa, kurorëzime ose në " dashuri të zjarrta" ruso-turke në mes Erdoganit të Turqisë dhe Putinit të Rusisë në "kohë kolere"! Gjithnjë fjala mbi grushtshtetin e deshtuar ushtarako-politik kundër presidentit turk, Rexhep Taip Erdogani dhe si thuhet " paralajmërimit dhe mbështetjes vëllazërore të presidentit Vladimir Putinit dhe shërbimëve intelegjentë të Rusisë ndaj presidentit Erdogan" . 

Ndonëse, nuk përjashtohet mundësia që pas tërë asaj që ka ndodhur në Turqi të qëndrojnë pikërisht Vladimir Putini dhe intelegjenca sekret e Rusisë në shënjë revanshi ose hakmarrjeje të sofistikuar për rrëzimin ose katapultimin e lartëpërmendur të avionit ( bombarderit) ushtark të Rusisë nga ana e Turqisë. Ndërkohë që edhe oligarkët ose multimiliarderët e ndryshëm rusë thuhet se i kanë pushtuar ose kaparisur finansat dhe tregjet e sdhumëta tregtare, finansiare dhe ekonomike të Turqisë.

Sidoqoftë, miqësitë, binomet, traktatët ose aleancat e ndryshme ruso-turke gjithëmonë duhet parë dhe kundruar si "polinome" ose "ekuacione" të ndryshme ushtarake dhe politike me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond. 

Në rastin e " bilateralitetit" Rusi-Turqi , gjegjësisht, " trelateralitetit" Rusi-Iran-Turqi, si duket janë në lojë komplotët ose dinakëritë e njohura sllavo-turko-bizantine kundër SHBA-së (Perëndimit) dhe Arabisë Saudite në vecanti si dhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi...?! Kush e di....!?

 Në këtë prizëm edhe gasi natyror i Rusisë dhe Azerbejxhanit që kalojnë nepër Turqi dhe për rreth sajë kanë një peshë dhe rëndësi të posaçme strategjike dhe gjeopolitike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat