Thirrmë

Opinione

Thirrmë

Nga: Qazim Azemi Më: 25 shtator 2016 Në ora: 23:11
Qazim Azemi

Liderë, politikanë,udheheqës te Kosovës, keni dalë nga binarët,or, a s'po shihni , e tërë bota po ju sheh! E ju me siguri nuk e shihni vetvetën; nuk ratë në va, jeni bërë gur e uror. sepse po ju mungon vetëdija, po ju mungon arsyeja e përgjegjsia, a po jeni dehur nga luksi i tepëruar dhe i shfrenuar (pasurim i paligjshëm)?...Të gjithë e dimë! Sepse po ju ndihet erë :shantazhi, erë mashtrimi, erë zhvatjeje, erë nepotizmi, korrupcioni, erë nënqmimi e poshtrimi për shumicën që e keni nënshtruar!

(duam vetëm bukë e  punë)!

E tepëruat më! Ecni! Ju pret abdikacioni! Shpëtoni pak fytyrë në qoftë se keni pasur? Në qoftë se u ka mbetur! Ndryshe Kosova sharroi,u fundos!Rinia,intelektualët po ikin, po humbin!?...Më mirë është të ikni ju se këta? Se ju jeni e keqja e ketij vend. Katastrofë! Llaftari! Me ju po lulezone keqja më e madhe për njeriun-varfëria!

Thirrma ime (e një qytetari të thjeshtë) nuk ështe me bë revolucion, me përdor dhunë, me shpreh dhunë, jo, jo! se boll u tepërua me dhunën në këtë pjesë të  Evropës!KLITHMA IME (e një qytetari të thjeshtë) është për qare dhe idare, është për bukë dhe punë! Duam vetëm atë që na takon,hisen tonë ,rriskun tonë për të cilin ky p0pull u sakrifikua dhe u sprovua në të gjitha mënyrat për këtë vend që ju e keni kap për fyti e s'po e leshoni; me ju thënë turp, turp s'po kini! Ju që keni dalë nga binarët, mjer Kosova që u ka!

Sepse-shtyllën kryesore të zhvillimit  EKONOMINë e varfëruat e stagnuat,pastaj edhe arsimin e futuet; drejtësinë e keni katranosur; edhe shendetësinë e zezuat!

Kosova s'ka nevojë për afera dhe skandale, per pronto 1, pronto 2 ...e as për dhunë e krim!

Kosova s'ka nevojë për mollotov, për gaz lotësjellës ...e as për dhunë e krim!

Kosovës (sot) nuk i mungojnë shtyllakët, nuk i mungojnë njerëzit me taban!

Kosova e ka TRURIN E RI (Të KOMBIT) SI SHPRESË E GARANCION I ARDHMËRISË SË SAJ...

(duam vetëm bukë e pune)!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat