Sante nat`e madhe

Opinione

Sante nat`e madhe

Nga: Haki Bunjaku Më: 26 shtator 2016 Në ora: 14:57
Haki Bunjaku

Xha Salihu na fton për darkë!

Të rinj,të leckosur edhe me gjysmë opinge. Turpërohemi e nuk shkojmë.Po qysh na të ri,të leckosur edhe të paditur për odë,me i ndejt përballë Salih Fejzës.në Hogosht.

Ja i nipi,Isa Kastrati me një shervete (peshtemall) plot me kuleqë,havëll e koll`pite,ia behu në banesë,buzë mbrëmjes.

Isa Sabit Kastrati,duke shkepur gjëra në nevojë për luftëtarët,ra dëshmor.Ndërsa unë ende zgjati dorën nga shervetja,helbete mos ka mbet ndoj thërmi!

Hamë,sikur e çet në zjarrë,se ngutemi enkas për Isën që të shkojmë në teravi.

Dy vetë i rrimë Isës mbrapa,gjëja se po falemi.Kur bie në sexhde,ne ia shkelim palltën.I jep zor po smund çohet.Kur I jep me tër forcën,ne ia lëshojmë palltën;po ai i gjuhet sipri njeriut që ka përpara.

Ne zbothmi pak sa mos me na mbrri dora.E kthe kokën mbrapa:-O të poshtër,uh nanën!Dhe vazhdon namazin.Ne qeshim në oborr.Kur duel,o më të poshtër se ju ska dhe prapë shkojmë mbrenda e bëjmë muhabet deri vonë.

I them mjeshtrit,xha Sylës a po ma ngjet (lepit) për fundi këte opingë? E rrotulloi andej këndej,pastaj tha kjo ska vend ku t`i ngjitet arrni (zalloga);po shko aty në shitore e merri nji parë opinga,se une i paguaj.I mora te baca Sabit piroçankat e reja,qef he birë!

Paret djalë! Xha Syla i paguan.Ja ku është në punëtori! Pse mos qenka më human se unë? Hajt i shtjerrësh!Këto i ke prej meje.

Ende skejet e tyre janë diku në tavan…(!)

Hogoshtin e dua sepse kam përshtypje të mira nga trimëria,humanizmi e atdhetaria e Kastratëve të Salih Fejzës dhe të Malajve të Mehmet Malës.

Nderi e qëndrueshmëria i ngrisin në maje të lavdisë.

Lavdi!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat