Me pak fjalë!

Opinione

Me pak fjalë!

Nga: Agron Shabani Më: 26 shtator 2016 Në ora: 16:23
Agron Shabani

Të dashur dhe të nderuar lëxues,

Nga teoria dhe praktika e përgjithëshme (e përditshme) kemi mësuar se nga luftërat, përpjekjet ose ngjarjet e mëdha, asnjëherë nuk mund të lindin trimat, heronjtë ose historitë e vogla. Jo kurrë. Duke menduar këtu në luftën dhe përpjekjet e njohura legjendare dhe titanike të djemve dhe vashave me të mira të kombit dhe atdheut gjatë luftës së lavdishme çlirimtare dhe patriotike në Kosovë! 

Në këtë frymë të gjithëmbarërshme liridashëse dhe patriotike, gjithashtu kemi mësuar dhe lëxuar se të gjithë ata që i njohin, i pranojnë, ndërojnë dhe i çmojnë të tjerët që janë më trima, më të ditur, me të zgjuar ose me të aftë se ta, ata janë me të ditur, me të zgjuar, më trima ose më patriot se të gjithë. Sigurisht. 

Ndryshe nga kjo, nëse respekti, morali, guximi, vetmohimi, sakrifica, besimi, krenaria, lumturia dhe dashuria e njohur ndaj kombit dhe atdheut, nuk ndodhën ose nuk ekzistojnë brenda nesh, respektivisht, në gjenet, gjakun, palcen, limfen, shpirtin, zemrën dhe mendjen tone, të kota ose fare boshe do jenë trokitjet tona individuale ose kolektive në "portat" e tyre!

Të gjithë ne jemi produkt ose rezultat i dashurisë, bindjes dhe besimit tonë në Zotin, familjen, kombin dhe atdheun tonë. 

Me rastin e lufës së lavdishme dhe heroike të UÇK-së, se këndejmi, u luftua për lirinë (çlirimin), pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e përgjithëshëm të kombit dhe atdheut tonë. Apo...?!

Ndaj, t´i çmojmë dhe t´i mbrojmë vlerat dhe frytët e asaj lufte si sytë e ballit! 

Edhe me të njohurit, me të diturit dhe me të merituarit, gjithëmonë u kanë me tepër borxhe dhe obligime të larta kombit dhe atdheut, se sa kombi dhe atdheu atyre.

Lufta e lavdishme e UÇK-së nuk është " pronë private" e askujtë. Jo.

Thonë se Jakobi Izrael dikur e kishte dashur dhe adhuruar Jozefin të cilin vëllezërit e tij atëbotë ua kishin shitur si robë faraoneve ose tregtarëve të pasur egjiptian nga zilia dhe lakmitë e ndryshme karieriste dhe profiteriste ndaj vëllaut të talentuar dhe me plot guxim ose trimëri sublime. Dhe, kjo pa pandehur as menduar kurrë në mrekullitë dhe profecitë e mëvonshme të vëllaut të tyre të internuar dhe në robëri-Jozefit....!

Gjithashtu thuhet se në kohën e ndërtimit të njohur të Piramidave, gjatë periudhës së egër të sundimit të Faraonëve të ndryshëm në Egjiptin e Lashtë-Antik, një disident i atëhershëm i intërnuar dhe në robëri, do të ndërronte jetë duke u shprehur me këto fjalë, citat: Zot i dashur!  Vdekja e bekuar po me vjen e bukur dhe tepër krenare në sytë e mi sot, ashtu sikurse malli dhe nostalgjia ime e pashuar për t´i parë dhe takuar sërish njerëzit, tokën, atdheun, vendlindjen, familjen dhe farefisin tim të dashur, pas aq shumë vitësh ose dekadash të rënda nën sundimin ose robërinë e huaj." Fund i citatit. 

Shih për këtë, edhe gjuha e" dashurisë së lartë", nuk mund të jetë gjithmonë e njejtë ose e barabartë me "gjuhën" e renegatëve, laikeve ose dezertorëve të ndryshëm në kohë dhe hapësirë. 

Të kemi gjithëmonë kohë, guxim dhe vullnet për tër të mirën e gjithëmbarëshme të kombit dhe atdheut tonë.Ky është sekreti kryesorë i suksesit, lumturisë dhe ardhmërisë sonë individuale dhe kolektive. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat