Juve luftëtarë të UÇK-së, ju pyesim?

Opinione

Juve luftëtarë të UÇK-së, ju pyesim?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 27 shtator 2016 Në ora: 00:12
Sulejman Mehazi

Ju pyesim juve luftëtarë vullnetarë të vitit 2001, se e kujt është e mbeti UÇK-ja, e Ali Ahmetit apo e Gëzim Ostrenit, në cilën anë jeni ju, në anën e politikbërjes katastrofike të Aliut, apo të luftëbërjes së kotë të Ostrenit? Ç’u bë e ku mbeti krenaria juaj, si do lëvdohemi ju para fëmijëve tuaj për të mallkuarën luftë të 2001, që tani më e shohim, e vërejmë dhe e perceptojmë se më shumë na pruri e dhuroi pikëllime, hidhërime, varfëri e robëri e aspak dobi e krenari; përveç  të rrejshmes lavdi se gjoja fituam diçka. Maicë fituam, përveç bijëve tanë më të mirë të vrarë, pas  lufte, nga vet dora tradhtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat