Sifidat dhe udhëkryqet e ndryshme të femrës ose gruas së sotme shqiptare

Opinione

Sifidat dhe udhëkryqet e ndryshme të femrës ose gruas së sotme shqiptare

Nga: Agron Shabani Më: 27 shtator 2016 Në ora: 15:40
Agron Shabani

Dhe, kur martesat vijnë herët, ndërsa dashuritë një trohë me vonë...?!

Në të gjitha shtetët dhe shoqëritë e njohura njerëzore ose qytetare gjithandej globit, femrat ose gratë ( zonjat) paraqesin pjesën me vitale dhe fundamentale të shtetit dhe shoqërisë. Respektivisht, me tepër se 5O % të familjes, popullit ( kombit), shtetit dhe shoqërisë në kuptimin e asaj se e lindin, rrisin, përgaditin dhe edukojnë edhe atë pjesën tjetër (mëshkullore) të shtetit dhe shoqërisë.

Në këtë frymë zatën, femrat ose gratë ( zonjat) janë edhe dekori më i bukur ose kryesorë në "tryezën" e gjithëmbarëshme jetësore, familjare ose bashkëshortore. Për të mos thënë këtu tempuj, statuja ose përmendore të gjalla dhe aq të shkëlqyera ose madhështore që na përcjellin ose shoqërojnë si të thuash në të gjitha " portat" ose " hyrje-daljet" e mundshmë të jetës ose përditshmerisë sonë. ëshortore. Arti ose bukuria e tyre e jashtme dhe e brendshme, luku ( looku), sharmi dhe takti i tyre, karisma dhe ekzotika e tyre, dashuria, përformansa, rezonansa, indadeshenca, delikatesa dhe eksluziviteti i tyre, luciditeti, subtiliteti dhe vitaliteti i tyre dhe kështu me radhë.

Kjo donë të thotë se poli i butë ose gjinia e bukur, jetën, kohën, natyrën, ambientin dhe botën tonë, i bëjnë gjithëmonë edhe me të dashura dhe me të bukura ose romantike.

Në këtë sfond, tempujt me të bukur dhe me të shkëlqyer, nganjëherë ndodhën ose ekzistojnë në zemrën dhe shpirtin e një gruaje.Në zemrën dhe shpirtin e një femre( gruaje) ose nënë shqiptare-sidomos.

Se këndejmi, në kuptimin e asaj se familja është shtet në miniaturë: Në këtë kontekst, femra ose gruaja shqiptare sigurisht se paraqet shtyllat ose bazamentët me të fuqishme dhe kryesore të familjes, shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme shqiptare. Sidomos në kushtët ose rrethanat e reja moderne ose bashkëkohore. Dhe, jo si dikur!(....)

Pak histori....

Ndryshe nga kjo, kur është fjala për kontaktët ose takimet e para, mëshktujt zakonisht bëjnë përpjekje optimale ose maksimale të duken sa më " cool". Gjegjësishtë, sa me të bukur, sa me të edukuar, të kulturuar, atraktivë ose ataraktivë në sytë e femrave ose të dashura të tyre. 

Mirëpo, edhe përkundër kësaj, sipas një tradite të pashkruar dhe të pathënë asgjëkundi, disa ose shumica e mëshkujve, ndjehen si të thuash të hutuar, të frikësuar, eksituuar dhe inferior në brendinë ose vetëvetën e tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikofizike ndaj femrave ose grave të tyre. 

Për Një Çiftë Bashkëshortorë, nuk ka asgjë me të keqe dhe me të rrzikshme se sa frika, dyshimi, paniku, fobia, paranoja, mosbesimi ose keqkuptimi i dyanëshëm (reciprok) ose permanent prej të cilave lindiin ose burojnë pastaj edhe problemet tjera martesore ose bashkëshortore.

Dashuria në radhë të parë ushqehet dhe mirëmbahet me bukurinë e brëndshme të shpirtit dhe me bukurinë e jashtme të trupit ose fizikut të personit ose individit. Qoftë ai i gjinisë femërore ose i gjinisë mëshkullore. Duke i nënkuptuar këtu edhe raportet ose marëdhëniet e njohura martesore ose bashkëshortore. Në të kundërten, dashuritë që shuhen ose vdesin shumë herët, sipas De Fangut dhe Fojerbahut, nuk kanë qenë kurrë dashuri të vërteta dhe të sinqerta.

 Për me tepër ndërkaq, forca ( fuqia) dhe pushteti moral i dashurisë, është me i fuqishëm dhe më i pushtetshëm se të gjitha forcat ose pushtetët tjera në botë. Ne kete fryme, dashuria ne radhe eshte maratone ose metstaze ne kuptimin e asaj se dihet se kush ia del ose arrine ne cak.

Një  edukim ndrydhës ( shtypës) ose represivë, një ambient ose mjedisë i ashpër dhe tepër patriarkal në kuptim e gjithëmbarëshëm jetësorë ose familjarë, martesat ose kurorëzimet e aranzhuara në mosha të ndryshme ose të papërshtatshme, muskujt ose imponimet e ndryshme martesore ose bashkëshortore, tramuat ose pasojat e ndryshme shpirtërore, emocionale, psikofizike, psikosociale dhe të tjera që në marëdhëniet ose raportet e para martesore ose bashkëshortore, dyshimet reciproke ose permanente, ndjenjat e fajit dhe përgjithësive të ndryshme morale, shpirtërore, emocionale dhe të tjera, frika ose dyshimi i ndësjellë ose permanentë nga pentrimi, bigamia, poligamia, biandria, poliandria etj...Dyndjet ( shpërnguljet) ose emigrimet e shpeshta nga mjedisët e ndryshme rurale ose malore në mjedise ose ambiente të reja urbane ose metropolititane, emigracionet e jashtme pa kurrfarë përvoje ose përgatitjesh paraprake, ambienti i ri ose i panjohur, kariera, profesioni, skamja (varfëria), depresioni etj. Parqesin disa nga faktorët , indikatorët ose predikatorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë që u paraprijnë ndarjeve ose divorcëve të ndryshme martesore ose bashkëshortore. Kuptohet, nëse ato nuk identifikohen, detektohen, eliminohen dhe sanohen me kohë. 

Në instancë të fundit, femrat ndaj mëshkujve ose gratë ndaj burrave, janë të njjeta edhe në dashuri, edhe në xhelozi, edhe në tradheti, urrjetje dhe hakmarrje. Kjo, sidomos atëherë kur mëshkujt ose burrat e ndryshëm i " armatosin" ose furnizojnë gratë ose bashkëshortet e tyre më të meta ose dobësi të ndryshme objektive dhe subjektive.

Në Rodos të Kretës dikur thonë se Erosi tutej ose kishte frikë nga drita, ndërsa Psiha e bukur, sharmante ose ekzotike, kishte frikë nga terri ose errësira. Paradokse!

 Ndërkaq, mbreti Laj ngaTeba, thuhet se kishte frikë, fobi ose paranoja të ndryshme objektive dhe subjektive edhe nga i biri i tij, Edipi i vocërr, por edhe nga bashkëshortja e tij viskoze, sharmante dhe tepër ekzotike- Jakosta. Sepse, ashtu kishin deshiruar asokohe "Luciferi" së bashku me " profetët" ose astrologët ndryshem grek. 

Në të kundërten, është fat i madh se nuk jetojmë më në " epokën" e martesave ose kurorëzimëve të dikurshme në moshën 14 ose 15 vjecare! ( Lexo: " 14 vjec dhenderr"!)

Apo, në atë " epokën tjetër" dekadente dhe " asoleshente" kur sytë e etur dhe dashuruar për sytë, trupi për trupin, zemra për zemrën ose shpirti për shpirtin, atëbotë vritëshin ose paguhëshin me plumb në lule të ballit! Mbase, në " epokën" e Nastradin Hoxhës dhe vrojtimit ( sinoptik) të motin në shpatullën e pulës! Ehhhhh.....!

Dhe ata sy të bukur dhe profetik të Kleopatres nga Egjipti dhe Elenës së bukur nga Troja që edhe sot e kësaj dite i djegin dhe kallin flakë tokën, detin edhe qiellin! Sa keq. Apo....?!

Sidomos atehere kur martesat vijne heret dhe dashurite shume vone.

Ndonëse, në marëdhëniët ose raportët e njohura martesore ose bashkëshortore, përballë urrejtjës, xhelozise, hakmarrjes ose dyshimit, janë të preferuara dialogu, cenzusi( konsenzusi), kompromisi dhe besimi. Dhe, jo muskujt, getot, izolimet  ose "karantenat" e ndryshme që prodhojnë vazhdimisht "pacient oral" dhe dashuri të marrëzishme ose vdekjepruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat