Nexhmedin Spahiu shegerti i H. Thaçit e B. Rexhepit, pallavragjiu manipulator

Opinione

Nexhmedin Spahiu shegerti i H. Thaçit e B. Rexhepit, pallavragjiu manipulator

Nga: Afrim Musliu Më: 28 shtator 2016 Në ora: 17:21
Afrim Musliu

Punimet në Urën e Ibrit në Mitrovicë, të udhëhequra dhe të finansuara nga Bashkimi Europian, nuk zhvillohen që të plotësohen dëshirat dhe kërkesat as të shqiptarëve në njërën anë, e as të serbëve në anën tjetër. Ato zhvillohen me qëllim që më në fund pas 17+ viteve ti japin fund gjendjes status quo të Mitrovicës, gjendje kjo e cila u shkaktua personalisht nga Hashim Thaçi, i cili së bashku me Bajram Rexhepin dhe kaubojët e tyre të pasluftës, penguan dhe ndaluan banorët e pjesës veriore që të kthehen në shtëpitë dhe banesat e tyre qysh në ditët e para pas përfundimit të luftës.

Poashtu, këtu vlenë të theksohet edhe roli i poshtër i të ashtuquajturës Shtabi i Përgjithshëm i Likovcit, sot të njohur si Shtabi i milionerëve, të cilët dhanë urdhërin që luftëtarët e mëdhenjë dhe zemërluanë të Shalës dhe Mitrovicës të mos vazhdojnë çlirimin e asajë pjese të Kosovës, por të kthehen në pjesën jugore të Mitrovicës. Pasoj me hudhjen e dy granatave në të zbrazët nga Shikistët në drejtim të pjesës veriore, e cila edhe rezultoi me vendosjen e francezëve mbi Urën e Ibrit.
Ky është pra historiku i shkurtër i ngjarjeve se si erdhi deri tek ndarja e qytetit dhe kjo është e vërteta e vetme.

Kështu që, lista e atyre që simbas Nexhmedin Spahiut "duhet të dënohen me burg të përjetshëm për tradhëti të lartë ndaj atdheut" është shumë më i gjatë dhe lirisht mund të them se, në atë listë, padrejtësisht dhe pa kurrëfarë argumenti e përmend Kryeministrin Isa Mustafa, i cili as lidhje nuk ka me asnjë marrëveshe që dëmton qytetin e Mitrovicës. Kurse, në anën tjetër, jo vetëm që nuk i përmend marrëveshjet e viteve para Isa Mustafës të jaranit të tij, Hashim Thaçit, e sidomos atë për AKS-në të vitit 2013, por Nexhi nuk lejon as më të voglën shibël të hudhet në patronin e tij Hashimin dhe kompaninë e tij. Bile as që lejon të thuhet e vërteta se vetë Hasha dhe çoporri i tij gjysëmanalfabetësh bartin përgjegjësinë kryesore pse Mitrovica plotë 17 vite gjendet në këtë gjendje!

A thua pse?

Vetëm të rikujtojmë vitin kur Bajram Rexhepi u zgjodh kryetar i komunës së Mitrovicës në vitin 2007, i cili qysh ditët e para ia mbylli Nexhit TV Mitrovicën, të cilën ia lejoi ta hapë prap pas një kohe të shkurtër. A thua që ia lejuan ta hapë prap TV Mitrovicën pas një marrëveshjeje të fshehtë me Hashimin, apo ishte i kërcënuar nga Hashimi dhe kompania e tij që asnjëherë të mos guxojë të drejtojë kritika ndaj PDK-së, e sidomos ndaj Hashimit dhe kompanisë së tij?!? 

Pse ky kërkon dënimin e Isa Mustafës, gjersa për Hashimin thotë se është "i pafajshëm për problemin e Mitrovicës"? Pse mundohet me manipuluar opinionin me pallavrat e tij dhe mbronë ata të cilët vërtetë e shitën pjesën veriore të Mitrovicës?

Simbas Nexhmedin Spahiut tërë trashëgimia e kulturës së Mitrovicës qenka në xhaminë e Urës së Ibrit e të djegur nga serbët gjatë agresionit të tyre në Kosovë në vitin 1999.
Është fakt se ishte një ndër xhamiat më të vjetra të Mitrovicës, por shtrohet pyetja, se a mundet tani të ndërtohet një xhami po aq e vjetër në atë vend? Apo, a me të vërtetë duhet zhdukur gjurmët e agresionit serb duke ndërtuar aty një xhami të re? ...dhe me atë të harrohet krejtësisht që aty dikur ishte një xhami shumë e vjetër të cilën e dogjën serbët duke vrarë dhe masakruar qindra shqiptarë mitrovicas nëpër tërë qytetin?

Ndërsa, sa i përket kohës së tashme dhe punimet në Urën e Ibrit tani, pse nuk del Nexhmedini dhe të thotë të vërtetën se tani për të parën herë pas 17 viteve ka qarkullim të lirë edhe matanë urës? Se dyçanet e serbëve në pjesën veriore vlojnë nga shqiptarët e pjesës jugore për shkak të çmimeve më të ulta të të gjitha artikujve?

Sa për përfundim, që të mos merrem më me një person plotë fiksideja dhe që mendon se i ka mbledhë mendtë e krejtë dynjasë, dua të them se tani për të parën herë që nga përfundimi i luftës që ka lëvizje pozitive drejtë bashkimit të qytetit të Mitrovicës. Sot, për të parën herë që nga përfundimi i luftës mund të qarkullohet lirshëm edhe përtej Urës së Ibrit. Sot, për të parën herë q? nga përfundimi i luftës, me ndihmën e BE-së, hiqet gjendja status quo në çështjen e Mitrovicës dhe hapet rruga drejt bashkimit të qytetit dhe që shqiptarët të kthehen së shpejti në pronat e tyre.

Andaj, dua t'i lus bashkëqytetarët e mi të Mitrovicës që të mos bien pre e manipulatorëve të caktuar, të cilët punojnë me porosi të atyre të cilët kanë përfitime personale nga ndarja e qytetit të Mitrovicës - plotë 17 vite. 

Mos lejoni t'ju bindin që të pengohet projekti në vijim i BE-së duke kushtëzuar me ndërtim të ndonjë xhamie të re aty ku ishte e vjetra, sepse me atë kurrë nuk do të zëvendësohet ajo e vjetra dhe që është mëse e rëndësishme me këtë rast, është se këta çmos janë në gjendje të bëjnë vetëm që të pengojnë bashkimin e qytetit të Mitrovicës. Mos lejoni të përdoreni si vegla të qëllimeve të errëta të argatëve të dreqit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk janë qëndrime të redaksisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat