Universitetet Publike çerdhe e Partive Politike në Kosovë!

Opinione

Universitetet Publike çerdhe e Partive Politike në Kosovë!

Nga: Leonor Berisha Më: 29 shtator 2016 Në ora: 00:23
Leonor Berisha

”Ja dy fjalë për Universitetet Publike të Kosovës!”

Pasi jam qytetar i komunës së Prizrenit, po filloj me Universitetin Publikë të Prizrenit-”Ukshin Hoti!”.
Çfarë të them për këtë Universitet i cili nuk përmbanë asgjë të mirë përveqëse gjithçka të keqe, emri ”Ukshin Hoti”, është e vetmja dritë në mesin e një errësire të madhe që do t’ja kthente krenarin dhe dinjitetin këtij universiteti, e pyes veten a duhet të mburremi vetëm me këtë emër?!

Universiteti Publikë i Prizrenit, është një çerdhe e politikës në Prizren i cili çdo vitë prodhon analfabet, dhe simpatizant të partive politike ku në kohë fushate shumë student sorollaten rrethë fakultetit duke i bërë reklam liderëve të tyre.
Një universitet edhe pse i ri në moshë na premton zhgënjim të madhë në të cilin shumë provime mbahen si në kafe dhe notat shiten pothuajse si në pazar, duke përgaditur kuadro për master vetëm për jarana të universititete private, nuk është vetëm kjo pasi aty tashmë kanë nisur të lulëzojnë edhe aferat seksuale në këmbim të notës, e çka më keq kur ai trajtohet si një shtëpi private e dajëve, nipave, e mbesave, etj.

Po dalim tek Universiteti Publik i Prishtinës-”Hasan Prishtina”, në të cilin jam edhe student dhe e njohë nga afër gjendjen e tij dhe mënyrën e funksionimit!
Duke u nisur nga hyrjet e fakulteteve të këtij universiteti dhe deri tek pullazet e tij, nga të gjitha të këqijat e mundëshme të Universitetit Publikë të Prizrenit këtu dallon gjithçka sepse të gjitha janë të ngritura në katror!!!
Kur këta dy Universitete më të mëdha në vend janë bartës të errësirës, çka të themi për universitetet publike që u krijuan së fundmi?!
Besomëni edhe pse çdo ditë po mundohem t’ja mohoj këtë vetes dhe ta kthej një pikë shprese prapë nuk po mundem pa thënë se kjo është e vërteta!!!
Kush na ka sjellur deri këtu dhe pse jemi në këtë gjendje janë pyetje që duhet drejtuar vetëm vetes dhe besoj se do ta gjeni fajtorin!

Leonor Berisha, Student dhe shkrimtar në kuadër të krijuesve të Rinjë të Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat