Përgënjeshtrim akuzave të mashtruesve (¹)

Opinione

Përgënjeshtrim akuzave të mashtruesve (¹)

Nga: Fahri Dahri Më: 29 shtator 2016 Në ora: 12:36
Fahri Dahri

Me këtë shkrim detyrohemi tu japim pëgjigje mashtruesave ordinerë të cilët vazhdojnë të bëlbëzojnë shprehjet që u a kanë lënë amanet prindërit dhe gjyshërit që realizuan masakrat çnjerëzore në Gadishullin e Ballkanit.

 Atmosfera armiqësore e krijuar kundër shqiptarëve autoktonë të Çamërisë, nga ana e institucioneve shtetërore dhe kishtare greke, minimalisht nga viti 1913 e në vazhdim, për tu sqaruar lipsen argumente, fakte reale, që të tregojnë (mos) ekzistencën fizike të objektit përkatës në kohën dhe vendin e ngjarjeve, ku janë endur manipulimet dhe mashtrimet e akuzave greke.

Për çamët myslimanë të Çamërisë, koha i ka çvleftësuar lumenjtë e akuzave të  ngritura nga pala greke gjatë dhe pas genocidit, aktualisht po bëlbëzohet akuza e vetme: “Çamët myslimanë kanë bashkëpunuar me gjermanët”. Mbi bazën e kësaj akuze, pala greke i quan tradhëtarë dhe i përfshinë me amendamente të mëpasme si subjekte të Ligjit të Luftës, duke i quajtur armiq, si rrjedhojë, pasuritë e tyre shteti Grek i kalon në sekuestër, megjithëse në vitin 1940 çamët nga viti 1913 ishin nënshtetas grek.

Në shkrimin e sotëm do ndalemi tek lëvizjet e forcave gjermane në rajonin e Çamërisë: njohja me vendet ku pretendohet se janë zhvilluar luftimet mes ushtrisë gjermane me bashkëpunimin e çamëve kundër ushtrisë greke të drejtuar nga gjenerali Napoleon Zerva; fshatrat e djegura, personat e vrarë etj, njohje këto të domosdoshme për të sqaruar akuzën greke.

Për të sqaruar vërtetësinë e akuzës, studiuam pjesë nga “ditarët e luftës të oficerëve gjermanë”, ku  shënohen lëvizjet e forcave gjkermanë në rajonin e Çamërisë, konkretisht:

a) Datën e hyrjres së forcave ushtarake gjermane në shtetin Grek (Thesproti),

b) Datën e largimit përfundimtar të forcave gjermane nga Greqia (Thesprotia).

Mbi bazën e përcaktimit të këtyre të dhënave, na bëhet e mundur njohja me:

c) Lëvizjet dhe veprimtarinë e forcave gjerrmane në rajonin e Thesproti-Çamërisë, sipas ditarëve që po i referohemi, rezulton se:

a) forcat gjermane kanë hyrë në Epir më 23 Qershor 1943 me Divizionin e Parë Malor Gjerman nga territori Shqiptar dhe,

b) me  datë 26.08.1944 komanda e lartë juglindore mori urdhërin e përgaditjeve për tërheqje të tërë trupave dhe paisjeve në jug të linjës Korfuz-Janinë-Kalabaka-Olimp, kështu filloi braktisja e Detit Egje dhe Greqisë. Ndërsa në 10 tetor të vitit 1944 Gjermanët braktisën Epirin dhe kufirin me Shqipërinë(Pra Thesprotinë).

Forcat gjermane në rajonin jugperëndimor të Greqisë (në rajonin e Çamërisë), kanë qenë prezent për një periudhë prej rreth 16 muaj (23.06.1943 deri më 10 tetor1944). Me përcaktimin e kohës së prezencës së forcave gjermane në rajon, të njihemi me (mos) veprimet luftarake, dhe me rastet e (mos) bashkëpunimit të banorëve të rajonit përkatës. 

Në 5 tetor të 1943 me kapitullimin e ushtrisë Italiane dhe çarmatimin e njësive ushtarake Italiane në Greqi, Komanda Gjermane në Epir vendosi ndërprerjen e aktivitetit partizan në këtë zonë. Përshtatur me situatën reale të betejës në terren si dhe ndarjen e madhe ideologjike midis trupave të Zervës dhe njësive komuniste të ELAS-it, i u propozua Zervës një armëpushim me njësitë Gjermane, për të evituar humbjet e popullsisë lokale, njësive të tij dhe bashkimin e forcave në luftën të përbashkët kundër komunistëve. N. Zerva e kuptoi avantazhin e propozimit të Komandës dhe filloi kontaktet, megjithëse në mënyrë jo formale, ato u mbajtën midis përfaqësuesve të EDES dhe Komandës Gjermane.

Në ditët e para të tetorit 1943, me udhëheqësin e forcave të EDES-it kolonel Zerva, dhe sipas planit të të dërguarit të posaçëm Hermann Neubacher, Korparmata XXII Malore në vjeshtën e vitit 1943 bëri një marrëveshje armëpushimi të përgjithshëm, e cila u respektua deri në Korrik 1944. Marrëveshja ndërpritet përkohësisht prej datës 05 korrik 1944 deri më 27 korrik 1944. Ndërprerja ndodhi pasi gjenerali grek Zerva, i sulmoi forcat gjermane papritmas më 05.07.1944 në linjën Prevezë-Agrinio (në jug të Prevezës). Po ashtu nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për Greqinë, zbulohet edhe një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë (bëhet fjalë për forcat e ELLAS-it). Në dokumentin gjerman thuhet: "Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, propzimin për bashkëpunim, komkretisht: armëpushim; bashkëpunim në luftën kundër ELLAS-it në azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike". Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar. Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Sipas marrëveshjes, nga ushtria e Zervës duhej të mbetej i lirë një rrip bregdetar prej 10 km, pranë Pargës (vija bregdetare Pargë-Prevezë), por më 3 korrik 1944, trupat e Zervës e pushtuan zonën, “..gjenerali nacionalist grek Zervas, i sulmoi forcat gjermane papritmas më 05.07.1944 në linjën Prevezë-Agrinio dhe me datat 6-7 korrik e shtriu sulmin në perëndim të Artës, në rrugët Janinë-Artë; Janinë-Gumenicë (sipas faqes 764, të “Ditarëve”. Beteja të përgjakshme ndodhën në Jug dhe Perëndim të Epirit ku trupat e EDES–it humbën shumë forca si rezultat i superioritetit të forcave Gjermane.

Gjatë periudhës së pranverës të vitit 1944, përsëri Komanda Gjermane e Divizionit Malor i ofroi ndihmë liderit të EDES-it. Këtë radhë me sukses. Të gjitha luftimet u ndërprenë dhe Zerva mbajti lidhje me Komandantin Gjerman të Janinës, me të cilin ndërmori operacione të përbashkëta kundër komunistëve. Nacionalistët kishin avantazhin që jo vetëm t’i zmbrapsnin komunistët, por edhe të furnizonin njësitë e tyre luftarake nëpërmjet ardhjes së vullnetarëve apo edhe rekrutimeve sistematike. Kështe u bë e mundur rritja numerike e forcave zerviste në 15 mijë veta në gusht të 1944. Ndërkohë, Misioni Ushtarak Amerikan i ishte bashkuar Misionit Ushtarak Britanik për të ndihmuar partizanët në luftën kundër forcave Gjermane. Megjithatë, kjo nuk e pengoi EDES-in që të bashkëpunonte në mënyrë të heshtur me Trupat Gjermane. Në tetor të vitit 1944 kur gjermanët braktisën Epirin dhe kufirin me Shqipërinë, Zerva me trupat e mbetur mori Janinën. Gjatë betejës të forcave zerviste me komunistët, të cilët ishin 3 me 1 në numër, Zerva pësoi shumë humbje dhe e braktisi Epirin duke u hedhur në ishujt Jonianë.

Qëndrimeve e EDES-it , i cili operonte kryesit në jug dhe në perëndim të Greqisë, dalin shumë të qarta, pasi po thuaj për gjithë periudhën e prezencës gjermane në rajon ekzistojnë marrëveshje mossulmimi mes palëve dhe bashkëluftim ndaj forcave komuniste (ELLAS-it), ndërsa kur situatat ndryshohen në favor të Aleatëve dhe si rezultat rigjallërohen forcat komuniste, EDES-i zervist ndërronte ngjyrën, duke marrë kontakte me emisionerët anglo-ameriaknë, por ruan në fshëhtësi marrëveshjet e bëra me forcat gjermane. Janë pikërisht këto qëndrime politike dhe ushtarake të  EDES-it, që diheshin nga diplomacia e kohës dhe janë përcaktuar saktë edhe nga një ish diplomat i Ambasadës Ameriakene në Athinë, i cili shkruante: “Bashkëpunëtorët grekë e rishpikën veten, ndërruan flamurin, duke u shndërruar në antikomunistë të ashpër. Çamëve nuk i u dha ky shans”. Sigurisht manovrimet e zervistëve, ishin taktika të përdorura për të siguruar fitoren e luftës, pavarësisht se ato “taktika” çvleftësuan intelektin luftarak dhe human si të palës gjermane dhe “Aleatëve”. Por nuk justifikohen arësyet e intrigimit dhe mashtrimit të politikës së palës greke, që çuan në urrejtje, në tërbim zervistët dhe andartët grekë që masakruan, dogjën fëmijë të gjallë në furra, me benzinë gra dhe vajza çame.  

Mbështetur në “Ditarët e luftës” provohet se forcat gjermane, prej vjeshtës së vitit 1943 deri më 5 korik1944 dhe nga 27 korriku i vitit 1947 deri në tërheqjen e forcave gjermane nga rajoni i Çamërisë (larguar më 10 tetor 1944) të paktën për rajonin e Çamërisë, gjatë periudhës së prezencës së tyre ishin të përfshira në marrëveshje me forcat e EDES-‘it, fakte të cilat nuk përligjin akuzën greke se çamët myslimanë paskan bashkëpunuar me një okupator, i cili nuk luftoi kundër EDES-it, pra kundër forcave greke në atë rajon. Sa i përket periudhës 17 ditore (5 korrik1944 deri më 22 korrik 1944) që u ndërprenë marrëveshjet (EDES-i me Forcat gjermane), ka dy arësyetime: e para, sulmet nuk u filluan nga gjermanët por i “hëngri kurrizi” Zervës dhe e dyta, konfrontimet nuk ishin në rajonin e Thesprotisë (Çamërisë së sipërme), zone jashtë interesave për bashkëpunim të çamëve.

Koloneli Zerva kishte shërbyer në ushtrinë Franceze në Luftën e Parë Botërore dhe pas një shërbimi në ushtrinë Greke kishte dalë në pension. Me dorëzimin e ushtrisë greke dhe pushtimin e Greqisë nga italianët, Zerva në verën e 1941 filloi përgatitjet për organizimin e rezistencës ushtarake. Në 9 Shtator 1941, në Athinë themeloi organizatën e quajtur “Organizata Nacional Demokratike”. Në korrik të 1942, bashkë me mbështetësit e tij u larguan në malet e Epirit Jugor. Në 25 tetor 1942, Zerva filloi luftën kundër italianëve me  98 mbështetës. Në 10 Nëntor 1942, gjatë aktivitetit të tij në zonën Argjira, Zerva krijoji lidhje me oficerët Britanikë të dërguar në Greqi. Me kërkesën e tyre, Zerva kreu aksionin e hedhjes në erë të Urës së Georgopotamos (në jug të Laminës-Greqi. Pas aksionit u rikthye në Epir në vazhdim të aktivitetit kundër Italianëve. Në fillim të 1942, një Mision Ushtarak me 12 oficerë Britanikë u atashua në Komandën e EDES-it, kjo dhe dështimet e forcave Italiane ndikuan në rritjen e radhëve të forcave të Zervës, prandaj në 23 Korrik të 1943 EDES-i kaloi në “njësitë guerile nacionaliste greke”.

Reagimet për masakrave greke ndaj shqipëtarëve autoktonë të Çamërisë, janë të shumta, disa prej të cilave po i sjellim në kujtesë të lexuesave që kanë dyshime dhe kërkojnë të njohin të vërtetën.

 Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, ështe dëshmuar në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke Kouvras më 31.03. 1947, i cili i paraqiti Senatit një dokument kompromentues, ku provohej marrëveshja midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës si kolaboracionist. Dokumenti ishte një memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të 22 të Ushtrisë Gjermane. 

Tezën greke, për bashkëpunimin e çamëve me gjermanët, e hedhin poshtë edhe dokumentat diplomatike angleze të kohës, të cilat nuk dyshohen për ndonjë tendencë antigreke, përkundrazi për tolerancë ndaj aleatëve të tyre, në radhë të parë ndaj forcave të së djathtës,që ishin pikëmbështetja e tyre. Sipas zyrtarit të lartë të misionit anglez, majorit Palmer, pohohet se "Forca 399" kishte përcaktuar deri në 2.000 veta që bashkëpunuan "me gjithë zemër me gjermanët", por nuk mohon faktin që pati dhe rreth 700 veta që luftuan në radhët e ELLAS-it kundër gjermanëve. “Dëbimi u krye me gjakderdhje të madhe dhe qëllimi ishte dëbimi i popullsisë së padëshirueshme shqiptare nga vendi i vet".

Implikimin e gjermanëve, lidhur me gjenocidin e bandave zerviste kundër popullsisë çame, e kompromenton edhe ditari i Rexhep Dinos, nga i cili provohet se Zerva nuk guxonte të hynte në Çamëri, sepse i trembej konfrontimit me popullsinë vendase. Prandaj u kërkoi  autoriteteve gjermane çarmatimin e banorëve të Çamërisë. Si rrjedhojë çarmatimi i popullsisë çame u krye nga gjermanët me urdhër direkt të Hitlerit. Më pas Zerva hyri në Çamëri dhe kreu krimet monstruoze që tashmë dihen.

Vitet e fundit, albanologu i shquar, Robert Elsie, në një pjesë studimi më titull “Shqiptarët çamë të Greqisë sipas dokumenteve të panjohura”, shprehet: “Forcat britanike, për të siguruar bregdetin Jonian për furnizimet e tyre ushtarake, lejuan komandantin vendas Zerva të pushtonte rajonin”.

Jani Sharra në librin “Istorias tis Periohis Igumenicas”(Historia e zonës së Gumenicës), f. 642 (viti 1985), thotë: “Nuk kemi sot të drejtë të mos zbulojmë disa të vërteta të pakundërshtueshme dhe siç duam të dënojmë vrasjet dhe krimet e pushtuesit e të myslimanëve keqbërës, aq më shumë do të na duhet të dënojmë krimet dhe vrasjet e fuqive të ashtuquajtura të çlirimit si dhe keqbërjet e elementeve kristiane.. Më 27.6.1944 andartët hynë në Paramithi; bishat përbërëse të tij u vërsulën bishërisht mbi popullatën e pambrojtur.. Të nesërmen e gjëmës në Paramithi (27.6.1944), EOEA-tët hynë në fshatin Karbunar. As atje s’lanë kënd të gjallë nga sa zunë. Tërë çamërit që u gjetën në Karbunar u vranë dhe u hodhën nëpër kanale.. “Pas dy ditësh EOEA-tët arritën në Margëllëç; “e plaçkitën egërsisht. “Masakrat në Paramithi dhe thellimi i keqbërësive nuk linin asnjë dyshim se, po të donin të mbijetonin si popull, duhej të çrrënjoseshin”. Në fq. 670 vazhdon: “Kush donte të jetonte, duhej të linte truallin e shenjtë të atdheut të vet, shtëpinë, pasurinë dhe të merrte rrugën e mërgimtarit”; ndërsa në fq. 672 vëren: “Këto ishin përfundimet e politikës së urrejtjes së fesë dhe të politikës së çmendur të EDHES-it; ata, pasi vulosën me gjak, lot e rrënime fatin e të dy bashkësive, patën si përfundim çrrënjosjen e çamo-shqiptarëve nga toka e të parëve të tyre, nga shtëpitë e pasuritë e tyre…”.

Studiuesi grek, Niko Zhangu, në veprën e vet “Imperializmi anglez dhe qëndresa kombëtare 1940-1945”, shkruan: “Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame”. Për masakrat në Paramithi, shkruan: “Barbarizëm në Paramithi. Historia ditët që vijuan fsheh fytyrën e vet nga turpi...ata që kapeshin nëpër fshatra, kaloheshin në thikë; nuk bëhej përjashtim as për fëmijët, gratë e të sëmurët. Shpëtonin vetëm ca të pakë që kishin shumë para dhe lira flori, me të cilat riblenin jetën e tyre dhe iknin drejt kufìrit. Paturpësitë e poshtërsitë e EDHES-ve vunë kudo vulën e njollës së zezë”.

Kronisti i Zervës: Mihal J. Miridhaqi, në librin “Agones tis Filisi i ethniqi Antistasi”, EDES-EQEA 1941-1944 tomos B. J. Sidherisi”, Athinë 1952, tregon disa të vërteta p.sh.: “Forcat e divizionit X kishin porosi të pastronin Çamërinë dhe njoftuan se si fillim ia arritën qëllimit, duke zënë Paramithinë” (f.191). “Për pastrimin e përgjithshëm nga çamët u ngarkua regjimenti i 40-të nën komandën e Agoros dhe Gallanit dhe 11 batalione të komandës së përgjithshme” (f.191). Më 7 gusht 1944, forcat e Divizionit X zunë fshatrat Margëllëç dhe Mazrek, që ishin mbështetja kryesore e turko-çamëve” (f. 192) “Këto operacione spastrimi i vëzhgonin përfaqësuesit e shtabit të Mesdheut pranë Zervës, togeri skocez Graham” (f.192). “Më 11 gusht 1944, Repartet EO e EDAS-it spastruan kryesisht Çamërinë nga forcat e armatosura të turko-çamëve” (f.193-4). Miridhaqi flet edhe për takimin e Zervës në Athinë, me ish- kryeministrin Plastria: “Ne këtu kryetar, bëmë EDES-in, ngritëm dhe trupat andarte të EDES-it. Nuk e di nëse jeni dakord për të gjitha këto”? Atëherë Plastira përgjigjet: “Shërbimin politik (d.m.th EDES-in) duhej ta bënit dhe mirë bëtë që e bëtë, por trupat andarte ama e dëmtuan Greqinë…”. Dhe Zerva pyeti: “Ne e dëmtuam Greqinë”? Plastrira iu përgjigj: EDAS-i, ju dhe të tjerët, sepse dogjët edhe fshatrat, vratë dhe njerëz” (f.291-92”).

Vetë masakruesi, Napoleon Zerva, krenohet për mizoritë e tij ndaj shqiptarëve të Çamërisë, sipas S. Muselimi. “Istoriko Peripato ana ti Thesprotia”, Janinë, 1974, Zerva në letrën që i shkruante mikut të tij Jani Dani Popovitit, më 4 gusht 1953, thoshte: “Bëjua të qartë njerëzve se ne e kryem detyrën që na ishte ngarkuar për spastrimin nga Atdheu ynë të çamëve myslimanë, të cilët qëndruan 500 vjet mbi qafë të helenizmoit dhe ua bëmë të mundur malësorëve të zbresin në fusha”.

Pedagogët grekë në Universitetin Pandio të Greqisë, në studimin e tyre pranojnë genocidin grek ndaj popullsisë çame. “...vrasjet e çamëve të Paramëthisë janë ekzekutuar nga forcat e EDES-it, vetëm për shkak të kombësisë së tyre. Edhe 50 mijë çamë të Epirit janë dëbuar ose vrarë nga ushtria revolucionare çlirimtare greke (EDES- forcë e djathtë greke), gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Deklaratat e studiuesave u kundërshtuan ashpër nga studentët dhe pedagogët pjesëmarrës, duke ngritur zërat: “fashistët (dmth çamët) atë merituan dhe atë morën”. Pavarësisht nga kundërshtimet, studiuesi Llambros Buliçiotis u tha: “Ky është thjeshtë një studim, që nuk tenton të futet në politikë”, po ashtu edhe studiuesit tjetër z. Konstandinos Tsitselikis shtoi: “nuk po flasim për çështje kombëtare, por për çështje historike dhe për fakte të dokumentuara, të cilat sot po i paraqesim”. Studim tjetër që pranon gjenocidin ndaj çamëve, është hartuar nga profesori grek i Universitetit të Jeillit (Yale) në Shtetet e Bashkuara, z. Stathis Kalivas,  i cili ndër të tjera shkruan: “ky rast është padyshim një gjenocid”.

Ish kryeprokurori i Janinës Vasilios Xhavellas, ka deklaruar se me urdhërin Nr. 17835/1976 të Ministrisë së Drejtësisë Greke është urdhëruar “zhdukja, asgjësimi përgjithëmonë i të gjitha dosjeve gjyqësore të popillsisë së dëbuar çame nga Greqia”. Në zbatim të atij urdhëri ato dosje janë zhdukur. Veprime të cilat flasin qartë për fshehjen e të vërtetave lidhur me “Çështjen Çame”.

Në ditët e para të shtatorit, diplomacia e Athinës në Tiranë, ka ritheksuar se çamët u larguan nga vendlindja bashkë me forcat gjermane nga frika e drejtësisë greke. Sqarimi ynë për akuzat e përsëritura nga ana e asaj në interviste nuk bëhen për palën greke, pasi atyre nuk u pëlqen e vërteta, por bëhet për të informuar opinionin e shëndoshë shoqëror.

Kur ELLAS-i (forcat e majta greke) fitoi kontrollin në rajonin e Thesprotisë në fund të vitit 1944, sipas marrëveshjes së “Varkizës”, çamët lejoheshin të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Rreth 5.000  çamë kaluan kufirin në “Qafë-Botë” dhe u kthyen në Filat. Forcat e EDES-it, të cilat po ringjalleshin nga disfatat e pësuara, i dëbuan përsëri duke u sulur me tërbim ndaj tyre. Vetëm me datë 13 mars 1945 në qytetin e Filatit, u therën dhe u vranë 300 çamë.

Ngjarja e mësipërme e qartëson arësyen e largimit të çamëve. Nëse çamët do të ishin larguar vërtet nga frika e drejtësisë greke për “zullumet” e bëra, me pak mend ata nuk duhej të ishin kthyer, por ja që u kthyen sepse nuk u larguan nga frika e drejtësisë greke. Ata u mashtruan për herë të fundit dhe u dënuan jo nga drejtësia greke, por nga padrejtësia greke që diplomacia greke e quan drejtësi. Gjithashtu mashtrimet  e diplomacisë greke, se çamët ikën bashkë me okupatorin, të vërtetën e gjejmë tek dy data të rëndësishme që deklarohen nga ish kronisti i Zervës, Mihail J. Miridhaqi, i cili shkruan: “çamët u larguan nga Çamëria me datë 11 gusht 1944”; ndërsa forcat gjermane u larguan nga Çamëria me datën 10 tetor 1944. Besoj është e qartë për të gjithë njerëzit që kanë llogjikë se edhe kjo akuzë nuk është.gjë tjetër veçse një gënjeshtër alla greke. 

Vrasja e 49 qytetarëve grekë në Paramëthi me datë 29 shtator 1943, që u krye nga skuadra e pushkatimit gjerman, por pala greke akuzon edhe pjesëmarrjen e nacionalistëve çamë, për sqarim i referohemi profesorit grek, Vas Krapsitis, “Oi mousolmanai...”, faqe 159-160, i cili shkruan: “Pushtimi i qytetit të Paramithisë nga bandat e Zervës, nuk solli as paqe, as siguri për shqiptarët. Ndaj tyre u përdor një terror i paparë, u bënë krime të padëgjuara .... etj”. Më 24 shtator 1943, në Shkallë të Paramithisë ishin vrarë 6 ushtarë gjermanë nga forcat e rezistencës (forcat partizane). Urdhri i komandantit gjerman ishte se për një ushtar gjerman të plagosur apo të vrarë do të pushkatohen dhjetë grekë. Për 4-5 ditë gjermanët arrestuan 52 grekë për t?i pushkatuar si hakmarrje për vrasjen e ushtarëve të tyre. Më 29 shtator ata pushkatuan 49 qytetarë të Paramithisë. Sipas Panajoti Camatos, profesor në universitetin e Janinës, për atë ngjarje, në shtator 2015 zbuloi një dokument ku tregohet se komanda gjermane e Paramëthisë kishte të dhëna që në gusht 1943 se kush ndihmonte EAM-ELAS-in dhe i përkiste ideologjisë komuniste; një dokument i CIA-s i botuar në vitin 2000, jepet edhe lista e personave të pushkatuar, prej të cilëve 32 mbajnë mbiemra që rrjedhin nga gjuha shqipe dhe 17 mbiemra ortodoksë. Sot arrihet të qartësohet se ishin operacione gjermane kundër forcave partizane që vepronin në atë zonë dhe se shtëpitë e fshatrave ishin streha të partizanëve. Në materialet e autorëve grekë, thuhet se vrasjet e 49 personave, gjermanët nuk i vranë se ishin qytetarë apo të krishterë, por i vrau se ishin partizanë që kishin vrarë disa gjermanë.

Operacionet e mësipërme i shërbyen si shembull Zervës, i cili e përvehtësoi dhe e përdori me sukses, duke akuzuar tek gjermanët se fshatrat e banorëve myslimanë të Çamërisë përdoreshin si streha të forcave partizane. Dëshmohet se në fshatrat ku banonin çamët myslimanë nuk është vepruar dhe as kanë qarkulluar forcat partizane. Problemi nuk trajtohet nëse duhej të merrte hak ose jo për vrasjen e partizanëve nga EDES-i, problemi shtrohet se Zerva dje, dhe shteti Grek sot, nuk duan të pranojnë genocidin e tyre ndaj çamëve, por veprojnë e flasin me një gjuhë vulgare të induktuar nga “Megalloidea” në synim të përhershëm për inkriminimin apriori të çamëve mbështetur në fillozofinë e mashtrimeve. N. Zerva luftonte kundër Partizanëve, nëse donte vërtet të merrte hak, pavarësisht se ishin kundërshtarë, le të luftonte gjermanët në vend që lidhte marrëveshje për ti luftuar partizanët dhe banorët e paarmatosur çamë. Absurditete greke!.

Për mbyllje mu kujtua Shekspiri i “Tragjedisë Makbethi”, ku ambicia dhe lakmia për pushtet e Napoleon Zervës na kujton zonjën “Makbeth” tek e cila nuk njihte kufi. Ajo komplotoi vrasjen e Dunkanit, që e thurri me gjakftohtësi dhe e realizoi me vendosmëri, ashtu si dhe Zerva komplotoi kundër çamëve, manipuloi dhe shpifi për ’ta, sa tek “Boshti” aq dhe tek “Aleatët. Ndryshe nga “Makbethi” shekspirian, së cilës i mungoi imagjinata, por ligësia e saj nuk i kapërceu limitet e kufijve njerëzorë, kurse “Makbethit-Zervë” nuk i munguan as imagjinata dhe as ligësia, prandaj i kapërcyeu limitet njerëzore. Thellë në shpirtin e “Makbethit” u duk zgjimi i ndjenjës dhe pendesës, kurse “Makbethëve të Greqisë”, nuk u shuhet urrejta patologjike, përkundërazi u sjell kënaqësinë e dëshiruar. Megjithatë, sado kohë të kalojnë, është e sigurtë se ndjenja e fajit do vijë duke u rritur, derisa të pushtojë gjithë qënien e tyre, dhe do ta pësojnë ashtu si “Makbethi” që u çmend dhe shkoi në vetevrasje. Ashtu si u arrit shuarja e energjive tek “Makbethi” shekspirian, ashtu kanë për të ardhur duke u eleminuar edhe rolet e “makbethëve grekë” në veprimet e tragjedive të shtypjes së jetës për ata që nuk janë si “makbethët” e Greqisë.

Kemi po thuaj 200 vjet që manipulimet dhe mashtrimet greke, arrijnë të sfidojnë tolerancat kristiane europiane, në këto kushte, drejtësia për komunitetit çam, venitet dhe varroset nga padrejtëdia greke. Por, Jo. Shpresojmë tek zgjimii shoqërisë njerëzore!

Ky shkrimin është i shkurtuar, studimi i plotë dhe referancat përkatëse janë botuar tek Faqja: “Bashkimi i Shqipërisë” data 28.09.2016. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat