Strategjia e gabuar politike në Evropën juglindore

Opinione

Strategjia e gabuar politike në Evropën juglindore

Nga: Ilir Dugolli Më: 30 shtator 2016 Në ora: 16:17
Ilir Dugolli, mr.sc. i Filozofisë

Nëse nisemi nga këndvështrimet politike të secilit shtet, apo popull, në këtë pjesë të Evropës, na del të kemi një mozaik këndvështrimesh të çuditshme, edhe mjaft të rrezikshëm, në kuptimin e përmirësimit të marrdhënjëve të brishta ndër nacionale. Përplasjet e ideve politike, edhe pse disa duken të  jenë progresive afirmative, dhe disa tjera tendencioze, na vijnë tërthorazi dhe më një dinamikë, të pa justifikueshme, dhe të pa tejkalueshme. Ato lindin si nevoja, dhe na mbesin si barrë për ti trajtuar, ndoshta jo në mënyrë imediate, por që duhet trasuar rruga e tyre,  për një të ardhme të ndritshme të rajonit. Gjithmonë duke u thirrur në kauza të tilla të mdha, qëndron qëllimi sekondar dhe shpeshherë i pa nevojshëm. Deshëm apo jo, ato na kaplojnë ne si banorë Evropiano-juglindor. Që të dyja këto ide,(progresive, afirmative dhe tendencioze) vijnë në konsideratë me justifikimin e tyre si racionaliste, dhe të bazuara në një kauzë të domosdoshme dhe jetike.

Këtë kauzalitet, e shkakton brendësia e secilit shtet, që nënkupton spektrin politik të tyre, si atë qeveritar ashtu edhe atë opozitar. Në kontekstin e spektrit qeveritar, mund të numërohet një mori çështjeve të cilat marrin hov, për shkak të një përformance të mirëqeverisjes, dhe pa dyshim për të mirën e progresit të arritur të një vendi demokratik në proces. Ata, nuk do ta  pranonin faktin e influencës së palës ndërkombëtare, të imponuar për hirë të proceseve të filluara, që qojnë vendet e tyre, në rrugën e Evropianizimit. Këta shpesh herë, dinë të kapërdijnë disa “kafshata”, të cilat edhe vet nuk do të pajtoheshin me qejf, sepse akoma nuk janë të liruar nga paragjykimet dhe fanatizmat qofshin ndër opozitar apo ndër etnik e shtetëror. Spektri politik i tyre, nuk ndalon në të drejtën ndërkombëtare ta askujt, veç se në atë të tyre. Kjo ego politike e sëmurë, e helmon edhe idenë për të qen të lirë, duke mos mohuar asnjë të drejtë të askujt.

Opozita qëndron karshi çdo gjëje, çdo ideje, në lidhje dhe jo në lidhje me problemet. Asaj, fundi fundit, i ka hije të jet e tillë, deri në shkallën ku rrezikohet shteti. Asaj i paraprinë sikurse pozitës, i njëjti sindromë politik, ai i marrjes së pushtetit, veç se më pak i parashikuar. Janë në gjendje me çdo kusht të vijnë në pushtet. Kjo dukuri nuk ka qen e shprehur vetëm nga dekada e fundit, kjo është aktuale te të gjitha vendet, bile edhe atyre me më shumë demokraci, dhe atë, prej që ka filluar sistemi me demokraci të përfaqësuar ( Zhan Zhak Ruso, sovraniteti popullor ose “Kontrata Sociale 1762”). Fenomene të tilla, në kontekstin e pushtetit, i paraqet shumë bukur Makiaveli. Të njëjta janë partitë opozitare, si motra në të gjitha vendet.

Në Kosovë ; Asociacioni i bashkësive serbe të Kosovës (zajednica). Ky asociacion vjen në shenjë të mos pajtimit serb, për të bashkëjetuar me fqinjët e tyre shqiptarë, pasi që është i paraparë në pakon e Ahtisaari-t. Demarkacioni i kufirit (aktualisht me Malin e Zi, e që sipas këtij modeli, në të ardhmen do të ketë probleme pa dyshim edhe me shtetin Serb). Mungesa e transparencës dhe debatit të mjaftueshëm, ka krijuar kauzë të pa nevojshme në lidhje me këtë. Mirëpo, kjo mungesë nuk e justifikon arsyeshëm se cila palë është në të drejtën. Në të kundërtën veç sa ngreh hipoteza dhe dyshime, se Kosova eventualisht të cilësohet, që  pretendon tokë të huaj. Ngrehina serbe e ashtu quajtur “Krishti shpëtimtar”, e cila pretendon të mbetet Kishë, u ndërtua për qëllime të errëta shoviniste dhe e cila asnjëherë nuk u inaugurua sipas liturgjive fetare Ortodokse, vjen dhe aktualizohet me qëllim që të bëhet një shkak kompromisi në lidhje me ndonjë çështje në interes monoetnik. Xhamia te ura e Ibrit në Mitrovicë, e cila nuk ka të bëjë aspak me çështje kombëtare, për derisa dikush e ilustron me “tradhti kombëtare” mos ndërtimin e saj, krijohet temë absolutisht e pa nevojshme dhe e pa vend. Sikur nuk kemi tjetër çështje më me interes se sa, ndërtimi i kësaj xhamie. Më duket se kjo temë na vjen bakshish nga qarqe të caktuara, nga se dikush dëshiron që, çështjet fetare si ato islame, katolike, ashtu edhe ortodokse të jenë në rend të parë, për derisa ato jetike për komunitetet, të mbesin nën harresë. Mitrovicë e ndarë në baza nacionale, për derisa duhet kërkuar elemente të bashkimit ndërnacional. Gjiganti Trepça, i pa definuar, përderisa ka tendenca të përvetësimit një nacional. Kompleksi turistik Brezovica, dhe dështimi i investimeve të huaja. Uzurpimi i disa hektarëve tokë, nga manastiri i Deçanit, sipas dokumentit, Martti Ahtisaari. Krijimi i Gjykatës Speciale, (ekskluzivisht për shqiptarët) për krime lufte, vjen si balancë në mes pushtuesit dhe të pushtuarit, përndjekja e ish ushtarëve të UÇK-së përmes INTERPOL-it, është një ndër hipokrizitë e radhës që sipas gjasave do të vjen si element, për kalkulime politike etj.

Këto që kanë të bëjnë me Ahtisaarin, janë “Merr ose le”, mirëpo si të  tilla janë të vlerësuara gabim dhe mund të jenë si pasojë e interferimit të politikave të mëdha.

Në Serbi; Mos njohja e shtetësisë së Kosovës, dhe ndërhyrja ne punët e brendshme të sajë. Krijimi i strukturave paralele në veri të Kosovës, nga Beogradi zyrtar. Pengimi i anëtarësimit nëpër organizata ndërkombëtare. Mos kërkim falje për krimet gjenocidale ndaj popullit shqiptar dhe boshnjak. Shantazhimet në proceset e bisedimeve në Bruksel. Pretendimet territoriale ndaj Kosovës edhe pse nuk e njeh si entitet shtetëror. Mos kthimi i të zhdukurve në luftën e fundit, dhe mos pagimi i dëmeve të luftës, të shkaktuar në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci. Mohimi i të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvexhë. Krijimi i një lagje serbe të quajtur “Lugina e Diellit “ në Mitrovicë etj. Të gjitha këto kanë qëllime të caktuara në strategjinë politike.

Në Maqedoni;  Problemi “Monstra”, mos zbatimi i marrveshtjës së Ohrit, përndjekja e ushtarëve te UÇK-së, ndasitë dhe etiketime në baza nacionale, rasti “Kumanova”, problemi me Greqinë lidhur me emërtimin e Maqedonisë, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor në baza nacionale e fetare, korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes,etj.

Në Shqipëri; Korrupsion, probleme sociale  në vijën kufitare me Greqinë, që interferojnë në identitetin shqiptar, pjesë kontestimore territoriale me Greqinë, etj.

Në Malin e Zi; Çështja me demarkacionin kufitar me Kosovën, Pjesë kontestimore territoriale me Kroacinë, mospajtueshmëri me shtetin fqinj Serbinë, (shkaku i Kosovës), probleme me nacionalistët serb, shkaku i shqiptarëve, etj.

Në Bosnje e Hercegovinë; Parlament i ndarë, mospërputhshmëri në konceptin e shtetit, referendumi i nxjerr nga parlamenti serbeve të Bosnjës për shkëputje nga ai i Boshnjakëve, Probleme me ideologji fetare ekstremiste, nuk njihet pavarësia e Kosovës, etj. Për më tepër, kjo situatë e krijuar, është rezultat i konferencës së Dejtonit në vitin 1995. Dejton-i ka qen vetëm një preventivë për të parandaluar gjakderdhjen e mëtutjeshme dhe jo aq shumë për ta zgjidh të drejtën e popujve në konflikt,etj.

Në Greqi; Pretendime territoriale ndaj Shqipërisë dhe Qipros, marrdhënje jo të mira me Turqinë, për shkak se kjo e fundit, (Turqia) ka po të njëjtat pretendime, ndaj shtetit të njëjtë Qipros. Krizë e thellë ekonomike, mos njohje e shtetit të Kosovës etj.

Të gjitha këto që u than më lart, paraqesin disa, nga shumë probleme, politike, sociale, ekonomike, si dhe burime permanente te konflikteve ndër etnike. Në tersi duken të jenë si mozaik problemesh, të cilat interferoin në politiken gjeostrategjike. Po  të ketë qasje të duhur ne zgjidhjen e tyre, do të i kontribuonte shumë, stabilitetit fillimisht shtetëror, e pastaj rajonal. Filozofia politike e lidershipit shtetëror, të këtyre vendeve, duhet të lirohet nga konzervativizmat, duhet të jet më fleksibil përball  sfidave të cilat dalin para tyre. Duhet të ndërroi mendësinë në qasje, të bënë kalkulimet se si të shuhen egot e sëmura dhe të avancohet e drejta universale njerëzore dhe e komuniteteve. Si të tillë, ata duhet ti thërrasin mendjes dhe të përdorin më shumë racionalitetin, dhe së bashku me “racio”-n, të bëjnë politikën. Stabilitetit i kontribuon qasja e drejtë dhe parimore në problemet të cilat u potencuan më lart në këto pjesë të rajonit. Këto probleme të potencuara, janë vetëm disa që sot për sot janë si më aktuale në rajon, dhe si të tilla, janë në tendencë të marrin hov për të keq. Mos të harrojmë, se në vazhdimësi dalin tjera nga më të ndryshmet, që sfidoin aftësitë e politikanëve, të cilët kanë marrë bajrakun për ti prirë proceseve. Andaj urojmë që të kenë guximin (nga se dija nuk ju mungon) dhe të përballen, në mënyrë të drejtë me problemet e tilla, të binden për një realitet të ri të krijuar, ti qasen problemeve pa pretendime dhe pa qëllime të keqia, sepse fundi fundit, ne jemi akter të realizimit të politikave të mëdha, nëse dëshirojmë të jemi shtete të barabarta në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat