Opozita dhe qyqari politik në protestë

Opinione

Opozita dhe qyqari politik në protestë

Nga: Ilir Vata Më: 1 tetor 2016 Në ora: 12:55
Protesta

Opozita po shënon vazhdimisht rënje përsa i përket kredebelitetit politik, madje pas humbjes në Dibër, shpresa e demokratëve dhe e mbështetësve të opozitës u shua bashkë me besimin e kthimit të opozitës në pushtet.

Kohët e fundit, opozitës i vjen në dorë një rast i artë për të ndërmarrë protesta dhe karikuar opozitën, pikërisht ligji i importit të mbetjeve, ku shoqëri civile dhe mbështetes së vijës së gjelbërt, ndërmorën protesta sa më 1 tetor u mbllodhën në "Parkun Rinia" për tu zhvendosur për gjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" përballë kryeministrisë.

Ishin qinda qytetarë, por ata që dominonin ishin krerët e seksioneve të PD-së dhe antarët e saj të ardhur kryesisht nga zonat e Tiranës përreth dhe të ardhur nga rrethet në një numër të vogël.

Opozita deklaroi edhe ditë më parë se do mbështes protestën, ndonse nuk u panë figura të politikës drejtuese të PD-së, por protesta drejtohej nga strukturat e PD-së në bazë dhe nga figurat e njohuara prej kohësh në mitingje që nuk i mungojnë mitingut.

Janë pikërisht ata mbështetës të ditës së zezë të PD-së, ata që nuk kanë përfituar asgjë, madje janë lënë në harresë nga strukturat, të papunë por që janë për forcë të zakonit në PD dhe nuk i ndahen asja.

Po ata fytura të rreshkuara prej vitesh në mitingjet e PD-së, më besnikët e saj që si munguan kurrë mitingjeve, madje disa kanë përvojë sa janë bërë mjeshtra të protestës, ecin në heshtje me besim të thyer e shpresë të humbur për forcë të zakonit, tamam qyqar politik.

Në përfundim të protestës qytetare, lideri i opozitës në një deklaratë për mediat akuzoi qeverinë se mediat kanë bllokuar zërin e qytetarëve, pasi numri i protestuesve ishte modes sa dhe vetë besimi i opozitës për të ardhur në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat