Arabët (palestinezët), izraelitët dhe konflikti i moçëm mbi "tokën e askujtë" ...!

Opinione

Arabët (palestinezët), izraelitët dhe konflikti i moçëm mbi "tokën e askujtë" ...!

Nga: Agron Shabani Më: 1 tetor 2016 Në ora: 17:18
Agron Shabani

Gjurmëve të një konflikti të moçëm që nuk po i duket fundi:

Ben Gurioni, Golda Meri, Menahem Begini, Jicak Rabini, Jicak Shamiri, Ariel Sharoni, Shimon Peresi, Benjamin Netanjahu dhe kështu me radhë, janë kryeministrat ose liderët e njohur ebrej ose izraelit që nga njohja zyrtare e shtetit të Izraelit nga bashësia ndërkombëtare në vitin 1948. 

Ndërkaq, Jaser Arafati, Abu Amari, Abu Nidal dhe të tjerë njihen si lider ose udhëqës kryesor të organizatave ose levizjeve të njohura çlirimtare dhe patriotike për shtetin e Palestinës.

E kemi fjalën mbi konfliktin e moçëm palestinezo ( arabo )- izraelit i cili vazhdon të parqes një " thembër Akili" për zhvillimet dhe procesët e përgjithshme në rajonin e nxehtë të Lindjes së Mesme dhe me largë. 

Bëhët fjalë mbi një konfliktë të moçëm dhe historik siç është pikërisht konflikti i mesipërm arabo ( palestinezo)- izraelit dhe përpjekjet e parreshtura ose sistematike të bashkësisë së gjërë botërore ose ndërkombëtare për zgjidhjen fatlume dhe konstruktive ( pët të dyja palët ) të atijë konflikt të gjatë.

Historia:

Siç dihet, në kuader të Deklaratës së njohur të Balfourit me 2 nëntor të vitit 1917 ( mbase, në vlugun me të madh të Luftës së Parë Botërore) : Anglezët ose britanikët do ua premtonin atëbotë izraelitëve ngritjen dhe temelimin e shtetit të tyre- Izraelit. Dhe, kjo në radhë të parë falë resursëve dhe potencialeve të njohura të diasporës ose lobit të fuqishëm izraelit në Britaninë e Madhe, Shtetët e Bashkuara të Amerikës dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që ideja e mesipërme britanike mbi ngritjen dhe themelimin e shtetit të Izraelit, do bëhej e famshme dhe aktuale menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Përkatësisht, në "Traktatin e Versajës" me 1919 etj. Për të qenë valide dhe gjithmonë aktuale ose permanente edhe në etapa ose periudha të ndryshme në mes dy luftërave të mëdha botërore dhe menjëherë pas tyre. Respektivisht, në Konferencën e njohur të Kasablankës ( Casablanca) në Marok të vitit 1943, kur Churchilli ( B. Madhe), Roosevelti ( SHBA-së) dhe De Gaulle ( Francë), asokohe do ua ipnin dritën e jeshile projektëve dhe planimetrive të mesipërme mbi shtetin e Izraelit. 
Për t´u ripërseritur në formë konkluzash dhe modalitetësh të ndryshme gjeopolitike, strategjike, konjukturale, manufakturale dhe të tjera edhe në takimet e njohura trepalëshe të Rooseveltit, Churchillit dhe Stalinit në Teheran dhe Jaltë gjatë 1943 dhe 1945.

Ndërkaq, pas miratimit të rezolutës së njohur të OKB-së ne vitin 1948: Nga Bashkësia e gjërë botërore ose ndërkombëtare, me në fund do të njihej dhe pranohej botërisht ose zyrtarisht shteti i Izraelit nën udhëheqjen e njohur të Ben Gurionit. Duke shënuar në këtë kontekst edhe luftën e parë arabo-izraelite ne vitin 1949.

Se këndejmi, ish presidenti i njohur egjiptian, Gamal Abdel Naser, me anë të një dekreti të tij të jashtëzakonshëm ose special, me 26 korrik të vitit 1956, do e shpallte nacionalizimin e kanalit të njohur të Suezit. Duke e shkaktuar në këtë sfond edhe krizën ose luftën e dytë arabo- izraelite nga 29 tetori deri me 6 nëntor të vitit 1956 në të cilën asokohe, në anën e shtetit dhe ushtrisë së Izraelit, ishin involvuar ushtarakisht Britania e Madhe dhe Franca.

Përderisa, nga 5 deri me 1O qershor të vitit 1966, do zhvillohej edhe lufta e tretë arabo- izraelite mbi rrafshalartat e njohura të Sinait dhe Golanit. . E njohur përndryshe si " lufta gjashtë ditore"  në mes Izraelit dhe Egjiptit dhe Sirisë gjatë vitit 1966.  
Egjipti dhe Siria i takonin asokohe Republikës së Bashkuar Arabe ose "UAR" të firmosur në vitin 1958 në formë " traktati shtetëror" ose "nacional" në mes Egjiptit dhe Sirisë-plus Libisë etj.

Ndërkaq, me rastin e sulimit dhe invazionit të papritur ushtarak të Republikës së Egjiptit në kanalin e Suezit dhe të ushtrisë siriane në Rrafshlartën e njohur të Golanit me 8 tetor të vitit 1973. Atëbotë do fillonte dhe zhvilloohej edhe e ashtuquajtura lufta e katërt arabo-izraelite në rajon. 

Ndonëse, pa i harruar këtu luftërat ose konfliktët tjera në mes arabëve (palestinezeve) dhe izraelitëve që nga antika e hershme dhe gjer me sot, ku  mund të thuhet lirisht se lufta ose konflikti i njohur arabo ( palestinezo) -izraelit vazhdon t´i bartë  fijet ose rrënjët e tij  që nga etapat ose periudhat e lashta antike ose mitike të Mbretërive të njohura të Babilonisë, Asirisë, Mesopotamisë, Egjiptit, Medisë ( Persisë) , Romës së lashtë- Antike dhe kështu me radhë.

Në këtë kontekst, dokumentët dhe burimet e njohura materiale, historike, ushtarake, politike dhe të tjera na bëjnë të ditur se etapat ose periudhat e njohura ( antike) të rëniës dhe dobësimit të Asirisë dhe Egjiptit në mijëvjeçarin e dytë para epokës së re; asokohe do u shkonin për shtati tre popujve të ndryshëm në Siri dhe Palestinë. Izraelitëve, fenikasve dhe aramejve. Kjo sidomos si thuhet " popullit të zgjedhu" të Abrahamit ( Izraelit) të cilët në këte suspekt të përgjithshëm dhe dubioz, që nga etapat ose periudhat e mesipërme antike dhe deri në ditët tona vazhdojnë t´ia përhapin dhe transmetojnë vetëvetës dhe opinionit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar mitët, eposët dhe legjendat e ndryshme mbi " popullin e zgjedhur nga Zoti."!

Kjo duke filluar që nga dyndjet ose ekspanzionet e fuqishme të fisëve të atëhershme ebreje ose izraelite nga rrafshlartat ose shkretëtirat e ndryshme- drejtë paralagjëve ose vendbanimëve të qytetëruara dhe civilizuara në Mesopotami, Siri ( Asiri) dhe Palestinë. Për të vazhduar kështu me dyndjet dhe shpërnguljet masive të " popullit të zgjedhur" te Abrahamit ( Ibrahimit) ose Izraelit (nën Moisiun legjendar) prej rrafshlartave të njohura të Sinait ose Golanit në Perëndim të Deltës së njohur të lumit Nil të Egjipt në kohën e sundimit të " Dinastisë se Huaj" të Hiksëve në gjysmën e  parë të mijëvjeçarit të dytë para epokës së re. Përkatësisht, në kohën e sundimt të Ramzesit të Dytë ( 129O- 1224) kur minister i Faraonit atëbote ishte Josipi ( Jozefi) dhe kështu me radhë. Në një kohë pra kur fiset ose grupet e shpërngulura izraelite, asokohe shfrytëzohëshin për ndërtimin e qytetëve ose vendbanimëve të ndryshme, apo, për çeljen (hapjen) e kanalëve dhe rregullimin e deltave të njohura të lumit Nil në Egjiptin e lashtë Antik dhe të ngjashme.

Ndërkohë që luftërat ose konfliktët e njohura te fiseve ose klaneve te ndryshme izraelite - kundër kananëve, asirianëve ose filistinëve ( lëxo: palestinezëve ose arabëve të sotëm) në Antikë: Asokohe e sot , do e shënonin si të thuash edhe fillimin e fundit ( shkatërrimin, dislokacionin ose dekompozicionin total) të të ashtuquajtures "lidhjes së moçme "ose "vëllazerisë së harmonishme" në mes palestinezëve dhe izraelitëve në Antikë. Duke shënuar në këtë menyrë edhe fillimin e ´shtetit të parë´të Izraelit në fund të mijëvjeçarit të dytë, gjegjësisht, në fillim të mijëvjaçarit të parë-para epokës së re, nën mbretin e parë izraelit, Saulin. Për të vazhduar kështu me trashegimtarin ose pasëardhësin e njohur të Saulit, mbretin David  i cili falë aftësive ose shkathtësive të njohura politike dhe ushtarake, dikund në vitin 1OOO - para epokës së re , thonë se e kishte pushtuar Jerusalemin . Duke u njohur dhe pranuar atëbotë si "mbret i përgjithshem " i "dymbëdhjetë fisëve të bashkuara"  të Palestinës ose Izrealit. 

Në këtë sfond, duhet rikujtuar legjendën e njohur biblike ose historike sipas të së cilës, davisi në emër të popullit dhe shtetit të Izraelit, ia kishte falur atëbotë jetën dhe mëkatët e tij mbretit Saul, kur ky kishte tentuar ta vriste në prapavijë. Apo, faljen dhe pajtimiin e njohur mes Ezavit dhe Jakobit dhe të ngjashme.

Ndërkaq, me rastin e sundimit (mbretërimit) të njohur të të birit të shquar të Davidit, Solomonit,thuhet se shteti ose shoqëria e atëhershme izraelite do njohnin reforma, harmoni dhe lulëzim të vërtetë në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Duke e vërë theksin në ngritjen ose sendërtimin e  tempujve ose objektëve të ndryshme monumentale ose impozante në Jerusalem dhe në qytete të tjera si dhe në shumë çështje dhe aspekt të tjera të  arkitekturës ose infrastrukturës së përgjithshme të asaj kohe dhe kështu me radhë.

E tërë kjo deri me rastin e vdekjës së papritur të mbretit Solomon dikund në vitin 926 -para epokës së re. Kur "shteti i bashkuar" i Izraelit atëbote do ndahej dhe coptohej në dy pjesë. Përkatësisht, në të të ashtuquajturin "shtetin verior"  ( Palestinën ) që do i përkisnin dhjetë ( 1O) fiset e njohura arabe ose palestineze. Dhe, në "shtetin jugor" ( Judenë ose Izraelin e sotëm) që do i përkasin vetëm dy fiset e njohura të  " popullit të zgjedhur" të Abrahamit. Në këtë prizëm edhe qyteti i lashtë i Jerusalemit së bashku me tepmujt, faltorët dhe objektët e njohura sakrale, monumentale, fetare ose historike, do pësonin si të thuash ndarje, divorce ose përçarje të ndrshme fetare, kulturore, nacionale, ideologjike dhe të tjera. Me ç´rast,  qyteti monumental i Jerusalemit, si për izraelitët , ashtu edhe për arabët ( palestinezët) asokohe e sot do ngelet kryeqyteti ose piemonti i tyre me i rëndësishëm ose kryesor.

Në këtë kontekst, ia vlenë të cekët në vazhdim së "shteti verior" i Izraelit (Palestinës) së bashku me kryqytetin e tij Samarinë, ashtu sikurse edhe " shteti jugor" i Judesë, atëbotë , kohëpaskohe do kanosëshin dhe rrezikohëshin  nga sirianët ( asirianët) nën Salmannserin e III -të ose Ezekielin, kur izraeliët ishin të detyruar t´ua pagunanin atëbotë haraçin asirianëve. Ndërkaq, dikur me vonë nga arameitët dhe babilonasit-nën Sargonin ose Nebukardenazarin e II -të ( lëxo nga viti 597 gjer në vitin 587-para epokës së re ) do e pushtonte ushtarakisht qytetin e shenjtë të Jerusalemit. Duke e  djegur dhe shkatërruar atë tërësisht si i dhe duke i përndjekur ose dëbuar asokohe popullaten e atjeshme palestineze ose izraelite për në Medi ( Përsi) dhe në vende të tjera. Për të vazhduar kështu deri në vitin 538 -para epokës së re. Kur mbreti i njohur persian, Kiri i II -të,  do e pushtonte atëbotë mbretërinë e njohur të Babilonisë . Duke ua lejuar dhe mundësuar në këtë kuader izraelitëve për t´u rikthyer sërish në Izrael ose Palestinë si dhe për t´i rindërtuar tempujt ose faltorët e tyre në Jerusalem dhe gjetkë. 

Për me tepër ndërkaq, pas ndarjes dhe sundimit të vërtetë të Izraelit ose Palestinës nga romakët dhe grekët e lashtë në krahina ose provinca të ndryshme si Judea, Galilea, Betamia, Idumea dhe Samaria dhe kryengritjes së njohur izraelite kundër sundimt romak në vitin 7O të epokës së re. Izraelitët  dhe palestinezët do i humbisnin si të thuash të të gjitha liritë dhe të drejtat e tyre shtetërore, nacionale, fetare, politike, kulturore dhe të tjera. Duke qenë të detyruar kështu ta marrin botën në sy deri në ngritjen dhe themelimin e njohur të shtetit të ri të Izraelit në vitin  1948 dhe 1949.

Në këtë sfond, ia vlen të cekët në fund se në kohën e Dianstive të njohura të Merovingëve dhe Karolingëve në Gjermani. Respektivisht, në kohën e Karl Martelit, Karlit të Madh ( Karl der Große) dhe Mbretetise se njohur te Frankeve dhe Langobardeve në mesjetë. Gjatë shekujve 5, 6 dhe 7, ishin ngritur ose themëluar " kolonitë", gjegjësisht, qëndrat ose vendbanimet ebreje ose izraelite në Köln, Frankfurt mbi Majnë, në Mainz, Wörms, Strasburg etj. Në formë shoqatash ose bashkësisë të njohura si "judische gemeinde" dhe kështu me radhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat