Ma në fund, shpërtheu Enver Hoxhaj

Opinione

Ma në fund, shpërtheu Enver Hoxhaj

Nga: Ragip Guraziu Më: 5 tetor 2016 Në ora: 11:22
Ragip Guraziu

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z.Enver Hoxhaj më në fund shpërtheu sa iu përket liderëve serbë, që të hynë në Kosovë si në ''bahçe të babës'', e në këtë rastë bëhet fjalë për; Marko Gjuriqin, Drejtori i Zyrës për Kosovën, që ka thënë se këtë javë do ta vizitojë Kosovën dhe se askush nuk mund ta ndalë atë.

Ndalim duhet të ketë edhe për gjithë ata lider e politikaj serbë, që cenojnë sovranitetin e shtetit të Kosovë

Pas arrestimit të drejtorit të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, Kosova ka paralajmëruar të hënën në mëngjes, shefin e zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, se i është ndaluar hyrja në republikën tonë për dy javët e ardhshme. Ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka theksuar sipas medias serbe Tanjug, se ky vendim është sjellur pas bisedave me kryeministrin Isa Mustafa. Kjo ndalim hyrje nuk vlen për funksionarët tjerë të Serbisë, shkruan media austriake Der Standard.

Tani është momenti, jo më me tolerime,që të tri ministrit; Ministria e punëve të Jashteme ,ajo e Drejtësisë dhe e Ministrisë së Brendshme, të koordinojnë punët e tyre dhe në te jenë në dijeni për kompetencat e tyre, ti shfrytëzojnë në maksimum dhe tani mos të na ndodh më siç na ndodhi me  vendimi për paraburgimin prej 30 ditësh të drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, që u arrestua në Serbi dhe askush nuk është në dijeni nga organet shtetërore të Kosovës, për kompetencat e tij apo tyre, se kush duhet të intervenoj për lirimin e tij?!

Të huajt na sugjerojnë me rastin e arrestimit në Serbi të drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçit.

Kocijancic: BE nuk debaton rastin e arrestimit të Thaçit, mbetet çështje e Beogradit dhe Prishtinës

Përkundër deklaratave te shefit te diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj se “për arrestimin e shefit te policisë se Mitrovicës Nehat Thaçit do te diskutohet ne Bruksel..” duket se nuk do te ngjaj ashtu.

Lidhur me burgosjen e oficerit te larte te policisë Thacit, znj.Maja Kocijancic as qe don te hyje në këtë temë.  Kocijancic për “Presheva jone”  ka thënë se ” BE-ja nuk ka koment për procedim…” (“The EU does not comment ion ongoing proceeding…“)

Pra  BE nuk e ka ndërmend të debaton rastin e arrestimin te Nehat Thaçit.

Sipas një zyrtari e Bruksel “arrestimi dhe burgosja e Thaçit është një loje mes Prishtinës dhe Beogradit, qe po vazhdon me arrestime e ndalesa te lëvizjes se zyrtareve te dy palëve ne kohen e dështimit te dialogut, me qellim te çorientimet te opinionit nga këto. Prandaj, afera  e Thaçit mbetet një çështje e drejtësisë dhe Beogradit e Prishtinës..

Ndryshe, Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se këtë javë do ta vizitojë Kosovën dhe se askush nuk mund ta ndalë atë.

Në pyetjen e gazetarëve pse i është ndaluar vizita në Kosovë, Gjuriq është përgjigjur: “Me të vërtetë mendoni se dikush ma pamundëson që të jem me popullin tim në Kosovë dhe Metohi? Natyrisht se këtë javë do ta vizitoj popullin tim në Kosovë dhe Metohi dhe do të jem në veri”, e citojnë deklaratën e Gjuriqit agjencitë e lajmeve të Serbisë.

Prandaj, të marrim vendime dhe të zbatohen ato, e jo më tallje me ne?!

Jo rastësisht, ceka më lartë bashkëpunimin dhe koordinimin e tre ministrive, asaj të Punëve të Jashtme, Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë, ti zbatojnë kompetencat e tyre kundrejt Serbisë, pasi disa punë, siç edhe është deklaruar, Maja Kocijancic, disa punë sa na përket neve institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të marrin vendime të zbatueshme dhe t,i tregojmë botës se edhe ne jemi shtet dhe dimë të mëngojmë shtetin tonë.

Tani, sa i përket rastit Thaçi që tani po i vuan 30 ditë paraburgim në  Nish të Serbisë, Institucionet e Kosovës duhet që së shpejti t’i dërgojnë një shkresë zyrtare qeverisë së Serbisë përmes së cilës do të kërkojnë lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi të Nehat Thaçit.

Ministri Hyseni tha se lirimi i oficerit policor Nehat Thaçi mund të bëhet përmes veprimeve institucionale e jo përmes folklorizmave të tepruar. Ai tha se logjika e arrestimit të njerëzve që kanë marrë pjesë në luftën e fundit në Kosovë do të çonte në arrestime masive të serbëve dhe shqiptarëve.

Edhe Presidentit i Serbisë, Tomislav Nikoliq, duhet t'ia bëjmë me dije se deklaratat e tij, Kosova nuk i merr fare parasyesh

Ai ka thënë  se Serbia dëshiron të jetë anëtare e plotë e Bashkimit Europian, por ajo kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Presidenti serb pohoi edhe njëherë se Serbia po bënë të pamundurën për të mos lejuar hyrjen e Kosovës në OKB, dhe se vitin e ardhshëm përsëri do të përballet me sfidën e parandalimit të hyrjes së Kosovës në UNESCO.

Kosovën ska kush ta ndal në rrugtimi drejt  integrimeve EVROPIANE E BOTËRORE

Kosova nuk është metohi, por shtet me Kushtetutë, tani edhe presidenti serbë, Nikoliq tani është në dijeni se Kosova tani njëherë e përgjithmonë i ka rrëshqitur nga duart Serbisë, dhe po e ftoj ne Lora-Bariçi, në Shkodër, siç jeni në dijeni edhe ju z. President i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, se të enjten me 6 tetor në stadionin Lora-Bariçi,në Shkodër do të zbresin ekipet e futbollit të Kosovës dhe asaj të Kroaciës në ndeshjen e grupit i të kualifikuesve për Kampionatin Botëror-'Rusia 2018' në futboll. Pra në zemrën e Shqipërisë po luhet kjo ndeshje, e jo më në Beograd, tani jemi dy shtete shqiptare, dhe pas pak kohe do ta kemi edh Bashkimin Kombëtar, dhe jo rastësisht diplomati Austriak ka fol lidhje me Qamerin, dhe do të vjen dita kur ju dhe shtetit i juaj që ti je president, keni për tu penduar për të bamat e juaja kur të jetni te rrethuar vetëm me pashallakun e Beogradit.

Tani, intervenimi i Ministrit të Punëve të Jashtme, z.Hoshaj, për ndalimin hyrjen në shtetin e Kosovës, Marko Gjuriqin, 

Drejtori i Zyrës për Kosovën, erdhi në momentin më të duhur, dhe tani edhe Ministri i Brenshëm, Skender Hysaeni po kërkon që edhe ministria e Drejtësisë, të tre bashkë me koordinime të fuqishme, e medoemos qe edhe strukturat tjera të Kosovës, t’ju bëjmë me dije të gjithëve se tani askush nuk guxon të hy më në Kosovë pa i respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, ose për ndryshe ka mundësi që ata që mendojnë ndryshe, që kurrë e kurrës mos ta qesin këmbën këndej gardhit-kufirit...

Autori është gazetar-analist i pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat