Universitetet e hamameve partiake

Opinione

Universitetet e hamameve partiake

Nga: Sulejman Mehazi Më: 8 tetor 2016 Në ora: 07:14
Sulejman Mehazi

Thënia profetike, se kur do ketë shumë të shkolluar e dituri hiç, atëherë pritnia qametin. Po a ka qamet më të madh për ne sesa sot, të shkolluar shumë e dituri fare. Si këpurdha, na janë shtuar profesorëdërëtë e analfabetizuar, na u bënë me çfarë do lloj diplomash, specializimesh, titujsh shkencore, universitetesh të çfarë do llojesh hamamesh, sa që ia kanë humbur kuptimin dhe vlerën diturisë. Një kohë kërkonin shkolla të bëheshin të ditur për të luftuar e larguar analfabetizmin, e sot na mbytën shkollat e universitetet për ta luftuar e larguar diturinë vetëm e vetëm për të qenë analfabet profesordoktora të shkolluar. Folin për liri, përkundrazi sa të robëruar janë me partitë në pushtet; kërkojnë dituri prej studentëve, a vet s’kanë një çik diturie; çelin Universitet me emrin e humanistes së madhe Nënë Tereza, ndërsa ndaj studentëve s’bëhen humanistë, për të studiuar këtu duhet paguar semestrin me suma të mëdha parashë; krekosen me titujt e tyre shkencore, a se dinë çfarë kanë studiuar;  të tjerëve ua këkojnë fusnotat, kurse në librat e tyre shkencore asnjë fusnota origjinale, por të kopjuara; nëpër ligjëratat e tyre shpjegohen njësitë mësimore, e jo tematike; studentët i lënë me vite në provime, kurse ata ani se magjistrojnë e doktorojnë për gjashtë muaj, për ata koha gjashtë muajshe është e vlefshme, kurse për studentët vitet e humbura s’janë të vlefshme. Një kohë analfabetët beheshin të shkolluar, e sot të shkolluarit bëhen analfabet?. Dikur i kërkonin shkollat për të qenë të ditur, sot i kërkojmë shkollat e universitetet  për të marrë diploma e titujsh shkencore. Hajde shkollovana,  e doktora, ajde, se na çuditët me dituritë tuaja analfabetike. Një gjë duhet ditur se dituria e mirëfilltë është sinqeritet, mençuri, urtësia e pastërti, vetëm te këta intelektualë ndiçon autoriteti, dituria, shkenca, arti e letërsia, e jo te mëkatarë sikurse që jeni ju për shkak se mëkati është pengesa kryesore e diturisë, lirisë e dashurisë. Të ishit të mirë e të ditur populli nuk do ishte në këtë gjendje, kanë kërdi prej disertacioneve tuaja falce.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat