100 vjet nga Djegia e Voskopojës ``16 tetor 1916-16 tetor 2016``

Opinione

100 vjet nga Djegia e Voskopojës ``16 tetor 1916-16 tetor 2016``

Nga: Pirro Prifti Më: 16 tetor 2016 Në ora: 10:44
Pirro Prifti

Shumë shkrime janë bërë për Voskopojës qytetin e begatë që është djegur  4 herë, kryesisht për shkak të lakmisë, por në historinë e saj  pleksja e politikave brënda dhe jashtë vëndit ndikuan fort në shkatërimin disa herë tëkëtij qyteti të lashtë.

Sipas Historisë, Voskopoja  është ndërtuar  në  malet Candavi  ( mali i Voskopjes dhe i Gjergjevices), nga “Quintus Maximus” në shekullin XI, Voskopoja ka qënë metropoli tregtar i Epirit. Në Voskopojë janë ndërtuar rreth 20 basilika e objekte kulti (ortodokse), që e bëjnë Voskopojën zonën më të pasur në Shqipëri për mozaikun dhe monumentet e kulturës  (http://www.royalvoskopoja.com/?page_id=207).

Megjithatë zhvillimin më të madh e mori në mesin e shek. XVIII. Në atë vëndbanim erdhën në fillim vlehët ose arumuët, popullata që jeton në ato shekuj në Ballkan por që janë me orrigjinë thrako-ilire. Sidoqoftë ardhja e vllehëve në zonat e Epirit, Maqedonisë,  Arbërisë, dhe Greqisë së sotme mesa duket ka ndodhur pas vrasjes të Kontit të Ëallahisë Vlad Drakula (Tepes) (1431-1477), pra pas shek XV.

Voskopoja apo siç quhej nga vllehet Moskopolis kishte rreth 26 kisha orthodokse. Në fillim quhej Voskopolis. Kisha e parë ishte Kisha e Shën Prodhomit, dhe ndoshta fjala Mosco-polis vjen  nga bashkimi i fjalëve sllavo greke si qyteti me maja të larta për shkak të këmbanoreve të kishave të atëhershme ose prej fjalës slave vosk-dyllë. Pas pushtimit bullgar  u përdorën të dy fjalët Voskopolis dhe Moskopolis.

Kisha më e vjetër në Voskopojë ishte kisha e Shën e Premtes, e cila daton në shekullin e XIV-të, si bashkëkohëse me themelimin e Voskopojës.

Pesë kishat e para u emëruan më emrat e Ëngjëjve Mikael, Gabriel, Shën Athanas, Shën Nikolla, kisha e Profetit Eliah, dhe Fjetja e Shën Marisë u ndërtuan midis viteve 1630-1780.

Këto kisha u pikturuan nga  Anton Shipska (Kisha e Shën Prodhomit), David Selenica dhe ndihmësit e tij Kristo dhe Konstandin Shpataraku (Kisha e Shën Kollit),  Konstandin dhe Anastas Zografi (Kisha të ndryshme), piktorët Agrafan Teodor, Anagnosti, dhe Steriani (Shën Thanasi), dhe Jeremanka Konstandini me prodhimin e disa ikonave të çmueshme në 1703 (Ullmar Qvick http://www.forumishqiptar.com/threads/29119-Monumentet-kulturore-t%C3%AB-Voskopoj%C3%ABs-n%C3%AB-rrezik!).

Sipas intelektualit Dhori Fallo dhe oponenti Jani Gusho, tek libri `Tragjedia e Voskopojës` thonë se vendosja e familjeve nga Voskopi dhe disi më vonë edhe nga fshati Bec, bëri që të krijohej toponimi Voskop e Bec që në të folmen e përditshme do të dilte Voskopec e nga këtej Voskopojë. Kisha e parë e ngritur në këtë vend do të ishte Shën Dionisi dhe më pas Kisha e Shën e Premtes, që do të ndiqeshin nga kisha të tjera më të mëdha e më solide. Numri i kishave gjithsej do të shkonte në 36.

Dihet që atu përveç kishave  ishin ndërtuar dhe një akademi, dhe shkolla. Gjuha kryesore ishte vllahishtja, shqipja por shkrimet bëheshin në gjuhën greqishte të vjetër., sepse popullata  vllahe ishte më e madhe se popullatat e tjerë. Piktorë  shkrimtarë dhe tregëtaree e ngritën Voskopojën në nivelin e një qyteti më të madh se Sofia, Athina, dhe një qytet i dyti pas Selanikut. Vinin tregëtarë nga Europa qëndrore, Bizanti, italia dhe sigurisht nga Perandoria osmane. Bejlerët dhe Agallarrët  me fe islame e zonave fqinjë shihnin tek Voskopoja një vënd të lamuar e plotmundësi pasurimi.

Duhet të kihet parasysh se numri i orthodokse ishte i madh por me qëriti quhej bizantin ose grek, shumë të huaj i quanin voskopojarët si grekë, por në fakt, etnia ishte krejt ndryshe nga religjioni. Llogaritej se para shkatërrimit të parë Voskpoja arriti deri në 36.000-50.000 banorë

Zhan Klod Faveiral në veprën e tij “Historia e Shqipërise” shkruan se me 1770 del në Venecia nje fjalor i vogel greqisht-vllahisht-shqip me 1070 fjale. Autori i kesaj vepre te vogel ishte Teodor Anastas Kavalioti, protopop i Voskopojës. Fjalori eshte riprodhuar nga Johan Tunman, në historine e tij te popujve te Europes Lindore.

Djegia e  parë e Voskopojës, ndodhi në 24 qershor 1769 dhe këto  fakte gjenden në kodikët e Manastirit të Shën Prodhomit të mbajtura nga Mihail Gora, i njohur si njeriu i letrave të asaj kohe. Eqerem bej Vlora ne kujtimet e tij shkruan se: “Voskopoja u shkaterrua në vitin 1769 nga fiset shqiptare perreth qe e quanin ate nje qender te ortodokseve filoruse. Të coroditur, por edhe per mungese largpamesie, fillimisht autoritetet e atehershme turke u lanë dorë te lire shqiptareve te shuajne etjen e tyre hakmarrese, ndaj grekeve. Puna kishte qene keshtu: Fiset e Dangellise dhe kryetaret e tyre kishin qene dorezanes per karvanet qe hynin e dilnin nga Voskopoja, por ne vitin 1765, tregtaret e Voskopojes moren fjalen e sanxhakbeut te Vlores, Kurt Ahmet Pashe Ngurresa, se ai si zyrtar, eshte ne gjendje qe te garantoje sigurine e karvaneve të tyre, ndaj nuk kanë pse t’u paguajne takse rruge dhe sigurie ca fiseve të egra. Por, kur ruset e Greqise u pritën miqesisht nga popullsia vendase dhe per kete shkak autoritetet turke kujtonin, se duhej te ndermerrnin nje aksion hakmarrjeje kunder ortodoksëve ne pergjithesi dhe kunder vllehëve në vecanti, edhe fiset e Dangëllise gjeten rastin per te kerkuar nga voskopojarët taksen e sigurise, te refuzuar per disa vite dhe keshtu ata e plackitën plotesisht qytetin, qe atehere kishte 12.000 banore. Nje pjese e banoreve, qe iknin per t’i shpëtuar kasaphanes, shkoi dhe u ngul ne Korce apo Berat, te tjeret perfunduan ne Rumani, apo edhe me larg”.

Një variant tjetër por më i besueshëm është argumenti i Forumit islam i cili shprehet: ``Mbi bazë dokumentesh të pakundërshtueshme, ne na rezulton se sulmuesit e Voskopojës ishin kreditorët e voskopojarëve, të krishterë si këta, ndërkohë që ata të cilët e mbrojtën qytetin ishin njëmijë shqiptarë myslimanë me në krye bylykbashin Mustafa Korça, mik i voskopojarëve. Ne na rezulton qartë se kundërvëniet fetare, që aq shumë janë emfatizuar nga historiografia greke, nuk kanë të bëjnë fare me fundin e Voskopojës``.

Kurse Jean-Claude Faveyrial (1817-1893), autor i librit “Historia e Shqipërisë”, “Voskopojarët ia vunë fajin luksit të tepruar të femrave të tyre. Kjo është aq e vërtetë, saqë vetë Perëndia vuri në punë duart e njerëzve të ligj për të çuar në udhë të drejtë ata që kanë dalë nga udha e Zotit. Duke e parë të pamundur të qëndrojnë në një vend të mbushur me armiq, voskopojarët kërkuan një garnizon. Por, garnizoni përfundoi atë çfarë kishin filluar kaçakët e tjerë. Dhe, atëherë, të gjithë të pasurit e braktisën këtë vend të mallkuar, njëri pas tjetrit”. Në shkrimet e tij, Voskopoja kishte tri kisha të mëdha: ajo e Shën Mërisë, e Karallambit dhe e Shën Nikollës. Ajo kishte më se 45 mijë banorë. Shkollat e saj ishin të shumta dhe në lulëzim. Ato frekuentoheshin jo vetëm nga fëmijët e qytetit, por dhe nga të ardhur të tjerë nga Nikolica, Lipoteni dhe nganjëherë edhe shumë larg. Nga Voskopoja, ashtu si nga Janina, për të përfunduar studimet shkohej më pas në shkollat e Italisë``…

Djegia e Dytë e Voskopojës është e diskutueshme dhe Historia nuk e ërmëndd por disa autorë thonë se pas 4 vjetësh më 1773 përsëri bejlerët e Dangëllisë e plaçkitën Voskopojën. Këtë fakt e gjejmë në faqet 10 dhe 125 të librit “Mbi qytetin Mesjetar të Voskopojës” të studiuesit Nedai Thëllimi, por edhe në kodikun e vjetër të Manastirit të Shën Prodhomit nga Mihail Gorra. Ndërkohë është nënvizuar si fakt dhe nga shumë historianë të tjerë. Gjithsesi, Mihail Gorra e parqet me vërtetësi këtë ngjarje, pasi ai edhe pse lindi në Shipskë e kaloi gjithë jetën e tij në Voskopojë. Gorra është shkruesi i kodikut për periudhën nga viti 1765 deri në vitin 1783.

Djegia e tretë, Kur nuk kishin kaluar veçse 16 vjet nga djegia e dytë e Voskopojës, ky qytet u dogj për herë të tretë më 1789. Shkak u bënë luftimet mes forcave të Ali Pashë Tepelenës dhe atyre të ibrahim Pashës së Beratit. Pas këtij shkatërrimi ndodhi braktisja e radhës e Voskopojës. Nga 36 kisha kishin mbetur vetëm 6, ndërsa për akademinë, shtypshkronjën, bibliotekën, konviktin studentor, jetimoren, spitalin as që mund të bëhej fjalë. Kështu , për më shumë se 126 vjet Voskopoja ishte kthyer në rrënoja. Vetëm nga mezi dhe në fund të shek 19 Voskopoja e mori vetenpërsëri por mbeti një fshat i vogël, megjithë investimet e disa orthodoksve të pasur. http://ëëë.forumishqiptar.com/threads/29119-Monumentet-kulturore-t%C3%AB-Voskopoj%C3%ABs-n%C3%AB-rrezik!

Djegia e katërt, ndodhi pas 127 vjetësh. Në 16 tetor të vitit 1916 në mes të luftës së Parë Botërore Voskopoja u përball me ushtritë dhe me cetat ndërluftuese. Pas 127 vjetësh,  kur Voskopoja nuk kishte ndonjë ndryshim të madh nga ajo që është sot, përsa u përket ndërtimeve klasike ndodhi që të digjej sërish. Shkak për djegien e një vendi që ishte djegur edhe tri herë të tjera më pare, sipas disa autorëve,  u bënë andartët grekë, të cilët gjendeshin në Voskopojë dhe nuk lejonin në asnjë mënyrë dhe me asnjë lloj kushti që forcat patriotike të kalonin përmes Voskopojës.

Sipas shkrimtarit dhe autorit Nikolla Simaku  thuhet se : ``Djegia e vitit 1916, ishte me te vertete nje krim, nje genocid, i nje oficeri shqiptar i paguar nga austriakët, ose nga blloku qendror, i cili luftonte kunder Antantes. Ne ate kohe, francezet, te cilet kryesonin Antanten, kishin te pushtuar Greqine Veriore, Korçen dhe Voskopojen me rrethinat e saj. Ne Voskopoje, edhe sipas eruditit voskopojar Dhori Fallo, nuk kishte me shume se 10-12 ushtare andartë. Sipas te ndjerit Sabri Godo, ne ditet e luftimit erdhen dhe rreth 20 vullnetarë nga Kosturi ne ndihme te voskopojareve. Para tyre, pa filluar lufta ne qytet, ishin dukur dhe francezet, nen komandën e te cileve ishin dhe andartet greke. Duhet ta dini se qeveria e Greqisë se veriut, kryesuar nga Venizelosi, mbahej nga francezët. Pra lufta nuk ishte për çlirimin e Voskopojes nga andartet, por me Sali Butken ne krye, i shpallur komandant i ardhshem i xhandermarise shqiptare, i paguar nga austriakët, i urdheruar nga ata, u nisen për tu përballur me francezet dhe per pushtimin e Korçes. Ne kete inkursion, ushterisë të mbledhur nga Saliu, iu bashkuan dhe shume grabites dhe hajdutë profesioniste. Letra e "fameshme" e derguar si pergjigje Sali Butkes, origjinali i se ciles nuk gjendet, nuk mund te shkruhej nga Kryekomunari Lluka Fundo, por nga andartet.

Letra e Sali Butkës (origjinali mungon) drejtuar fshatarëv të Voskopojës thotë: ``Lavdar, 15 tetor 1916 Drejtuar Parise se fshatit Voskopoje! ..Ju informoj se neser vij ne Voskopoje. Lajmeroni popullaten e saj qe nuk vij per shkaterrim dhe plackitje, por vij ta marr ate e te ngre flamurin shqiptar ne emer te Shqiperise. Mesojeni mire qe keto vise jane shqiptare dhe jo sic e mendoni ju. Prova eshte se Greqia dy here i pushtoi keto vise dhe dy here i braktisi. Te mos mendoje njeri te hedhe ndonje pushke kunder nesh, sepse do te behet shkak te digjet fshati juaj``.

 Kjo nuk mund te sherbeje kure si justifikim "absolutisht i pranuar" per te djegur, grabitur dhe masakruar popullsinë, e cila mbrohej pikerisht nga barbaret qe u turren mbi te. Pas nje viti, ne Selanik, po nga francezet u ekzekutua Themistokli Germenji. Grekt u kthyen prap. Saliu nuk luftoi me kunder tyre. Austriaket, nga te cilet varej si oficer i tyre, e pushuan pushtimin e metejashem. Voskopoja mbeti e shkateruar.

Lluka Fundo, qe ishte i pari i Voskopojes, sipas Katros, bente be se Sali Butka ishte i pafajshëm ne ate qe ndodhi ne Voskopoje dhe se banoret e Voskopojes nuk ishin ne dijeni te asaj qe po ndodhte, pasi nenshkrimi i Fundos ishte falsifikuar dhe vula e zyres me te cilen ishte vulosur pergjigjja e letres se Butkes, ishin falsifikuar. Fundoja nuk ishte ne dijeni te kesaj dhe e mesoi kohë më vonë sesi qëndronte e vërteta. (https://ëëë.facebook.com/voskopoja2009/posts/10151597168288133)

Sigurisht pas djegies dhe plaçkitjes së Voskopojës e cila filloimë 16 tetor 1916, me pretekstin se kishte andartë grekë dhe me pretekstin se muret e shtëpive ishin lyer me ngjyrë të barrdhë dhe blu (flamuri grek),në fakt ishte dhe përplasjet e mëdha midis ushtrisë francize dhe asaj greke për të mbajtur nën kontroll zonat orthodokse me ato austriake me të cilat bashkëpunoi Sali Butka të cilat ishin kundërshtarë të Antantës. Rezultati ishte se një muaj më vonë, në nëntor  1916 u formua Republika e Korçës e ndihmuar nga francezët të cilët në fakt larguan andartët grekë me në krye Themistokli Gërmenjin, Republikë e cila përfshinte edhe Voskopojën. Por rezultati për Voskopojën ishte katastrofik:  u dogjën të gjitha; popullsia iku në Korçë, , Berat dhe Fier-Lushnjë dhe vëndi mbeti i shkretë dhe, sikurse thonë vetë Voskopojarët , ai vënd aq i bukur dhe i begatë, ishte i mallkuar.

Sot Voskopoja është një fshat që po e merr vehten por që ka  numrin më të madh të emigrantëve për numër banorësh. Sot Voskopoja ka rikuperuar një pjë pjesë të Kishave dhe është bërë vënd turistik dhe e ardhmja është optimiste.  Shkatërrimi i Voskopojës nga çeta e Sali Butkës hedh hije dyshimi mbi këtë personazh jo pak të përmëndur në fillimet e shekullit të XX, sepse siç thonë dokumentat , nuk ishte e nevojshme të largoheshin 12 andartë grekë duke djegur gjithë fshati. Mjaftonte një bisedë me kryetarin dhe pleqësinë e Voskopojës së atëhershme. Por kjo nuk ndodhi. Voskopojarët shajnë Sali Butkën për prishjen dhe djegien e fshatit të tyre.Le të shpresojmë që të mos ketë më kësi ngjarjesh në të ardhmen dhe shqiptarët të jetojnë në tolerancë dhe harmoni së bashku, pa harruar historinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat