Diskursi kosovarë dhe ekskursi shqiptar...

Opinione

Diskursi kosovarë dhe ekskursi shqiptar...

Nga: Agron Shabani Më: 16 tetor 2016 Në ora: 17:30
Agron Shabani

"Fati i popujve të vegjël lindë ose buron nga dyertë e tragjedive të mëdha. " Tha dikur shkrimtari ynë i shquar, Ismajl Kadare. 

Ndërkaq, sot për fat të zotit Kadare në veçanti dhe të popullit ose kombit tonë në përgjithësi: Sikur do duhej të vlente e kundërta e asaj që e cekëm ose theksuam me lartë si një udherrefyes ose lajtmotivë të përgjithshëm konspirativë dhe logjistik në kontekstin e njohur të platformës, formulës dhe vizionit të ri në  marëdhëniët ose raportët e sotme kontinentale dhe interkontinentale (botërore ose ndërkombëtare pra) sipas të të cilave ´ fati dhe ardhmëria e shtetëve dhe popujve me të vegjël, sot burojnë dhe vegjetojnë nga forca ose fuqia e gjithëmbarshme politike, ushtarake, ekonomike, industriale dhe teknologjike e shtetëve ose fuqive të mëdha´.

Pse ( përse) kjo....?

Shkaqët dhe arësyet në këtë kontekst janë të shumëta dhe të shumëfishta.

Pa u shkëputur këtu për asnjë çast nga  konteksti i qëllimeve, aspiratave, idealeve dhe vizionëve të kahmotshme letrare, intelektuale dhe patriotike të shkrimtarit tonë të madh, z. Kadare. Respektivisht, nga idealet, shpresat dhe vizionet tashmë të njohura individuale dhe kolektive, respektivisht, shtetërore dhe nacionale të  popullit ose kombit tonë kudo ku ndodhën,  për t´u anëtarësuar dhe integruar në Europën e Bashkuar të shtetëve dhe popujve të lirë, të pavarur, të qytetëruar, të zhvilluar, përparimtar, sovran dhe demokratik. Respektivisht, në Europën e vlerave të përbashkëta ( globale dhe universale) të  pupujve  dhe shtetëve të barabarta dhe të pa kufijë. 

Një apologji e shkurtër komparative dhe analogjike në vazhdim:

Tek po bisedoja një ditë me një zonjë të këtushme gjermane, përndryshe udhëheqëse e "Caritasit" në një komunë të këtushme gjermane, e pyetur nga unë se ç´mendim kishte për vendët ose popujt tjerë jogjerman në Europë dhe me largë? Zonja e lartëpërmendur gjermane m´u përgjigj pa u hamendur fare me këto fjale: Aq shumë i dua vendin dhe popullin( kombin) tim, saqë në zemrën dhe shpirtin tim nuk kam si të thuash vend për urrejtje ose fobi të ndryshme ndaj vendëve ose popujve të tjerë." 

Me tha kështu intelektualja dhe hunanistja gjermane në fjalë e cila e pyetur në vazhdim nga unë mbi mendimet ose opinionet e saj lidhur me aderimin ose anëtarësimin e  mundshëm të shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve në BE-së ku vendi i saj ( Gjermania) është Fuqia e Parë ose Lokomotiva kryesore e saj? Mikesha gjermane u pergjigj në menyrë indiskrete dhe tepër lakonike duke me thënë: " Vet fakti se ju jeni këtu tek ne dhe ne jemi tek ju atje...Kjo deshmon qartë se ne jemi ´Një´!.

Se këndejmi, që nga shpërthimi i krizës së njohur finansiare dhe ekonomike në shtetit helen ( Greqi )- Republika Federale e Gjermanisë si lokomtiva kryesore e BE-së dhe njëra prej tre fuqive me të mëdha industriale dhe ekonomike të globit: Me qëllim të shpetimit të shtetit helen nga bankroti dhe kolapsit total ( për të mos thënë këtu nga të të ´fikëtit´ose ´infrakti´i përgjithshëm shtetëror, finansiar, ekonomik, politik etj.)! Pos ndihmave dhe donacionëve të vazhdueshme të bankave dhe ekonomisë së fuqishme gjermane në këtë sfond. Brenda këtyre vitëve të fundit nga tregu i përgjithshëm grek i punës, shteti dhe qeveria gjermane  i kanë sjellur dhe pranuar këtu në Gjermani dikund afro 7O mijë qytetar ose punëtorë të ri nga Greqia. Të cilët si qytetar të një vendi anëtar të BE-së e gëzojnë të drejtën automatike të punësimit dhe sigurimëve të njohura sociale, shëndetësore dhe të tjera në Gjermani.

Ndonëse, pa i llogaritur këtu qindra mijëra grek të tjerë që jetojnë e punojnë në Gjermani tashti e me tepër se katër dekada me radhë si " gastarbeiter " të moçëm nga Greqia së bashku me të tjerët nga shumë vende dhe meridiane të ndryshme të globit në këtë vend të madh. Dhe, të gjitha këto me qëllim të zbutjës së papunësisë dhe varfërisë së gjithëmbarshme sociale dhe ekonomike që e kanë mbërthyer dhe katandisur Greqinë. Dhe, jo vetëm Greqinë.Por edhe Spanjën, Francën, Italinë, Portugalinë etj. 

Nga ky prizëm i mesipërm i përkujdesjeve, angazhimëve dhe kontributëve të vazhdueshme (do thoshim kolosale dhe titanike) të popullit ( kombit) dhe shtetit te madh gjerman per popujt dhe vendet tjera me te vogla në kuader të BE-së dhe me largë: Duhet akceptuar, përceptuar, konceptuar dhe anticipuar rolin dhe kontributin e pazëvëndësueshëm (epokal dhe historik) të shtetëve dhe kombëve të fuqishme industriale dhe ekonomike si kombi dhe shteti i madh gjerman etj.

Në këtë sfond, roli dhe kontributi i Gjermanisë ndaj BE-së është i pazëvendësueshëm dhe historikë në të gjitha çështjet dhe drejtimet e mundshme.  

Për çështje dhe aspekte të tjera në vazhdim të këtij vështrimi...

Se këndejmi, së Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi e synojnë tregun e pasur industrial dhe kapitalist të Përendimit, kjo nuk është ndonjë zbulim i veçantë në fushat e njohura të shkencave politike ose atyre historike.

Ky mbase ishte edhe pikësynimi, amaneti, testamenti, ideali dhe vizioni kryesorë dhe substancial i luftës së njohur çlirimtare dhe heroike të UÇK-së si dhe i të gjitha përpjekjëve të tjera çlirimtare dhe patriotike të popullit (kombit) tonë shqiptarë. Republika e Kosovës shtet i pavarur, sovran, integral dhe demokratik në miqësi të përhershme dhe permanente me SHBA-së dhe vendët tjera të Natos dhe Përendimit që Kosovës dhe popullit ose kombit tonë iu gjendën pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë.

Ndonëse, gjithmonë në këtë sfond duke iu referuar imunitetit, individualitetit, subjektivitetit, ekskluzivitetit, identitetit, integritetit dhe sovranitetit të përgjithshëm shtetëror, teritorial, nacional dhe politik të lidershipit dhe popullit ose kombi tonë edhe në Republikën e Kosovës edhe Republikën e Shqipërisë në çdo kohë dhe hapësirë.

Duke i  përfshirë dhe nënkuptuar këtu; me një theks të posaçëm edhe aspiratat dhe interesat e kahmotshme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për inkuadrimin dhe integrimet e tyre të gjithëmbarshëm në Unionin Europian, në NATO , OKB-së si dhe në të gjitha strukturat tjera përëndimore ose evro-atlantike .Kjo si  dy subjekte të veçanta  dhe të barabarta. Respektivisht, si dy shtete të pavarura dhe sovrane  në arenën e njohur botërore ose ndërkombëtare deri në bashkimin shtetërorë dhe nacional të shqiptarë dhe krijimin e shumëpritur të Shqipërisë Natyrale dhe Etnike. Duke i i ruajtur dhe garantuar kështu në forma dhe metoda të njohura evolutive, empirike, fizike, organike, shpirtërore, emocionale, kulturore, nacionale, historike, dialektike dhe shumë e shumë të tjera , bashkëpunimin dhe afërsinë e tyre etnike nacionale, gjenealogjike, struktuargjenetike, antropohistorike, antropogjeografike etj. Si Gjermania dhe Austria si për shëmbull

Personalisht  jamë ithtarë dhe një simpatizaant i zjarrtë i bashkimit të të gjitha trojeve etnike dhe historike të shqiptarëve në Ballkan dhe Krijimit të Shqipërisë Natyrale dhe Etnike në atë menyrë që populli dhe kombi ynë shqiptarë njëherë e përgjithmonë të jetoi i lirë dhe i bashkuar (kompakt) ose unik në trojet e veta.

Në këtë sfond,sipas teorisë së njohur evolutive dhe organike të Malthusit:Popujt ( kombet), shtetët ose shoqëritë e ndryshme rritën, shtohën dhe përparojnë sipas ligjit ose progresionit të njohur gjeometrik.Ndërsa, ushëqehën dhe mirëmbahën sipas ligjit ose progresionit të njohur matematikor ose  aritmetik," E shprehur dhe deshifruar me formulën dhe gramatikën e aspiratave dhe interesave të njohura  të popullit dhe kombit tonë :Kjo donë të thotë se njerëzit ose popujt e ndryshëm e sigurojnë dhe e zgjerojnë teritorin ose hapësirën e tyre etnike dhe gjeografike dhe,jo toka ose hapësira gjeografike dhe etnike njerëzit ose popujt e ndryshëm në kohë dhe hapësirë.

Në këtë kontekst, Gjon Stjuart Milli në veprën e tij "Liria" duke u shprehur mbi "evolucionizmin" e njohur politiko-organik të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme në kohë dhe hapësirë, apelon për imunitetin, individualitetin, ekskluzivitetin, intgritetin, sovranitetin dhe subjektivitetin e sëcilit ( akëcilit) popull ose komb veç e veç në atë menyrë që të mos na ripërseriten tezat,  teoritë, antitezat ose sintezat e dikurshme dominante dhe eksluziviste nga etapat ose periudhat e ndryshme të absolutizmit, kolonializmit, imperializmit, gjysëmkolinializmit dhe kështu me radhë .Gjegjësisht, ´gjeografitë e vogla´dhe " historitë e mëdha"  ose anasjelltas si dikur. 

Mëqe, gjithnjë fjala mbi aspiratat dhe interesat e lartëpërmendura të popullit (kombit) dhe të dyja shtetëve të pavarura dhe sovrane shqiptare për inkuadrimin dhe integrimët e tyre të gjithanshme në tregun e pasur industrial dhe kapitalist të Përendimit. Gjegjësisht në tregun global të vlerave dhe kulturës së përgjithshme botërore ose ndërkombëtare. Si të kapërcehet " ylberi" ?!...

Lidhjet, miqësitë dhe aleancat e ndryshme të iliro-shqiptarëve me Perëndimin janë të moçme, të shumëta dhe të shumëfishta .Ato datojnë herët...Që nga kohërat ose periudhat e ndryshme antike dhe gjer me sot.

Po me "sistemin e lartë" industral dhe kapitalist si qëndrojnë punët? Shtrohet pyetja .

Shqiptarët me sistemin e lartëpërmendur industrial dhe kapitalist të Perëndimit,  për shkaqe dhe motive  tashmë të njohura politike, historike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera (...) nuk kanë si të thuash edhe aq përvojë të mjaftueshme ose paraprake në këtë drejtim. 

Ndërkohë që edhe i ashtuquajturi "kapitalizmi shqiptarë (kosovar)" po vazhdon të ngritët dhe sendërtohet si të thuash mbi kushtët dhe bazat e paqëndrueshme  politike, sociale, societale, manufakturale, infrastrukturale, konjukturale, ekonomike dhe të tjera. Gjegjësisht,mbi gërmadhat ose ruinatat e njohura të  strukturave dhe nomenklaturave të ndryshme burokratike, kleptokratike, anarkoliberaliste dhe të tjera.

Në vazhdim një trohë histori politike nga e kaluara:

Siç e kemi cekur edhe me herët; revolucionët e njohura industriale dhe ekonomike në Angli etj. Asokohe, përveç tjerash e kishin ngritur dhe afirmuar të të ashtuquajturen "shoqërinë e lartë" industriale dhe kapitaliste të Përendimit me të gjitha tiparet dhe karakteristikat e njohura të një shoqërie borgjeze, klasore ose industriale dhe kapitaliste të përceptuar, konceptur dhe anticipuar konform "rregullave" ose "parimëve" të njohura antike dhe  mitike të "polisit"("shtetit") të atëhershëm të Athinës-para mëse 23OO vitësh

(  ???!!!  )

Ndërkaq,me shfaqjen e sistemit të lartpërmendur industrial dhe kapitalist si praktikë e përditshme dhe teori:Në skenën e përgjithshme botërore ose ndrkombëtare do të lindte një "klasë e re" politike dhe proletare-sindikaliste. Klasa punëtore ose komuno-socialiste me të gjitha "levizjet" e saj punëtore, revolucionare dhe sindikaliste si "degë" ose "nëndegë të zgjatura" të proletariatit dhe socialdemokracisë botërore ose ndërkombëtare.

Ndonëse, pa i harruar as mohuar këtu edhe ndikimët dhe reflektimët e shumëta dhe të shumëfishta të Revolucionit të Madh në Francë (nën Napoleon Bonaparten etj.) në strukturën dhe substancën e gjithëmbarshme politike dhe organike të raportëve dhe marëdhënIëve të ndryshme botërore ose ndërkombëtare.Kjo duke filluar që nga elementët ose instrumentët e njohura nacionale dhe ideologjike dhe deri tek instrumentët dhe eksperimentët  e njohura  shkencore dhe metodologjike që do kenë ndikime dhe influenca të eksterne ose eksplikative në kritikën e mëvonshme shkencore dhe humaniste ndaj të metave dhe dobësive të ndryshme shoqërore dhe politike të shtetëve dhe shoqërive (sistemëve) të ndryshme borgjeze, aristokrate dhe absolutisto-klerikaliste të kontinentit plak. Sidomos tek shtetët dhe "shoqëritë e larta" (ancien regime) absolutiste, koloniale ose imperialiste të kontinentin plak dhe gjetkë...

Duke e vërë theksin këtu në "moralin e ri" si dhe në mundësitë tjera humane, reformatore dhe iluministe sipas të të cilave me ndihmën e "kristianizmit të reformuar" dhe eksperimentëve të njohura shkencore dhe metodologjike,do vendosej (konstituohej) dhe sistemohej shoqëria e ndërgjegjshme klasore dhe qytetare-demokratike me të gjitha parimët dhe premisat e njohura  reformatore dhe avangardiste të një shoqërie të përparuar, integrale, humaniste dhe pozitiviste. Kjo në një kohë kur ngritja dhe forcimi i faktorit të forcës ose fuqisë së përgjithshme politike, ushtarake dhe ekonomike  së bashku me "ateizmin" ose mosbesimin e ndërsjellë ose reciprok në mes vendëve ose fuqive të  ndryshme të imperiale ose kolinialiste, në një masë tepër të madhe asokohe do iu  shkonin për shtati projektëve dhe tëndencave të ndryshme hegjemone, imperiale dhe kolonialiste për influenca dhe dominime të çfarëdollojshme shtetërore, nacionale,ushtarake, politike ,fetare, kulturore, ideologjike dhe të  tjera në stadin me të lartë të imperializmit. Për të mos thënë këtu shumë me herët.

( ... )

Në këtë prizëm të fluidshëm, turbulent dhe tepër hektikë, edhe Napoleon Bonapartën dhe ´frytët´ ose idealet e njohura të Revolucionit (Antiborgjez) në Francë, asokohe i kishin përmbysur dhe dëbuar nga pushteti e ashtuquajtura "Aleanca e shenjtë" e vendëve të ndryshme ortodokse dhe monarko-kristianiste në bashkëpunim të zhdërvjelltë me levizjet e brëndshme të burbonëve, zhirondinëve dhe jakobinëve të pakënaqur ose në revoltë.(Lëxo:" Kongresin e Vjenës " dhe vendimët e "Pentarkisë së Madhe" me 1815..) 

Për t´u pasuar dikur me vonë nga i ashtuquajturi "Traktati Shën Stefanit"; pas përfundimit të dy luftërave të njohura ruso-turke  të Krimesë dhe Ballkanit dhe reniës se përgjithshme ose përfundimtare të "Portës së Lartë" nën protektoratin e njohur ruso-britaniko-pentarkist  dhe "Kongesit te Berlinit" me 1978, ku zatën , me gjilpërat dhe gërshërët e ndryshme imperiale dhe kolonialiste,  atëbotë u prenë dhe u qepën hartat ose "gjeografitë  e reja" politike, ushtarake, shtetërore, nacionale dhe të tjera.
Se këndejmi, po gjatë kësaj periudhe u forcua i ashtuquajturi carizmi ose faktori rus në Europë dhe me largë...Me ndihmën e përgjithshme të Rusisë cariste dhe vendëve të tjera pentarkiste u shtrinë dhe zgjëruan Serbia dhe Mali i Zi mbi trojet etnike dhe historike të shqiptarëve dhe të tjerëve në gadishullin e njohur ilirik ose ballkanik e kështu me radhë.

( !!! )

Ndryshe nga kjo, prona private së bashku me "kapitalin e njohur borgjez ose feudalist"  dhe forcat e ndryshme joproduktive, parazite, burokrate dhe kleptokratike në çdo kohë dhe hapësirë, atëbotë e sot vazhdojnë të konsiderohën dhe përceptohen si armiqtë ose kundërshtarët me të rrezikshëm dhe krryesorë të paqes sociale dhe harmonisë së gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare - politike tek shumica e  popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej rruzullit tonë tokësorë.

Heinrich Grossman, në kuadër të shkrimit të tij me titull "Ligji i akumulimt dhe rënia e sitemit kapitalist" i sugjeron dhe rekomandon një sërë instrumentësh dhe mekanizmash të ndryshme politike dhe ekonomike të intërvenimit shtetëror dhe nacional me qëllim të menjanimit(eleminimit) të krizave të ndryshme akute ose kronike në kohë dhe hapësirë si dhe të mbijetesës së preferuar të kapitalit dhe vet sistemit të lartëpërmendur industrial dhe kapitalist. Duke iu dhënë përparësi ose prioritet të plotë metadova dhe instrumentëve të njohura fiskale, monetare ose merkantiliste. Respektivisht, ekonomisë së bazuar mbi politikën e njohur fiskale ose finansiare dhe ekonomike.

Se këndejmi, në kontekst të ngjarjeve dhe zhvillimëve të mësipërme revolucionare dhe historike:Mendimtari dhe historiografi i shquar anglez, Edmund Burcke në veprën e tij të njohur me titull "Reflection on The Revolution in France" (Reflektime ndaj Revolucionit në Francë): Duke u thirrur dhe mbështetur në trashegiminë  e njohur nacionale, etnike, organike dhe historike në njerën anë, si dhe në formimin dhe zhvillimin e njohur evolutiv, historik dhe organik të shtetëve, sistemëve dhe shoqërive (ose rregullimëve) të ndryshme shoqërore dhe politike në kontinentin e vjetër evropian dhe me gjërë në anën tjetër.Pos tjerash, nënvizon faktin e njohur të ngritjes dhe formimit të shkallëshkallëshëm ose sistamatik të vetëdijes kritike- qytetare dhe politiko-demokratike .Respektivisht, mendimit të njohur shkencor, racional dhe humanist  ndaj pozicionit shpirtërorë, moral dhe socio-fizik të borgjezisë si dhe të të gjitha rrymave (shtresave) ose kategorive të tjera konservatore, aristokrate dhe klerikaliste të shtetëve ose shoqërive të ndryshme "ekskluziviste" ose protekcioniste të kontinentit plak dhe me gjërë në funksion të edukimit,eksplorimit dhe riemancipimit të vazhdueshëm ( sitematik ) të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme absolutiste,  borgjeze, aristokrate  ose kapitaliste me forma dhe metoda të njohura shkencore, humane ose pedagogjike.

Në këtë frymë të mesipërme reformatore, respektivisht, humaniste e pozitiviste, August Komti (August Commte) në kuader të veprës së tij të njohur me titull "Kursi i Filosofisë Pozitive" ("Cours de la Philosophie Positive") duke u përpjekur dhe angazhuar mbi formulimin, përceptimin, konceptimin dhe anticipimin e preferuar shkencorë dhe humanist të botës dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare të çliruar nga mitët, dogmat, paragjykimet, fetishët  dhe reliktët e ndryshme mesjetare ose arkaike. Asokohe do shprehej në favor të bashkëpunimit ose përpjekjeve të përbashkëta të njerëzve të ditur (intelektualëve),njerëzve të pasur (pasanikëve ose industrialistëve të ndryshëm) dhe "inxhinjerëve" ose instruktorëve të respektuar shtetëror, shoqërorë ose  politik. Duke pleduar dhe apeluar në këtë frymë për konvergjencat dhe fuzionimet e domosdoshme (eksterne dhe eksplikative) të teorisë me praksën ose praktikën e përditshme jetësore ose shoqërore dhe qytetare dsipas "etosit" dhe "erosit" të shquar shkencorë dhe humanist .

Dhe, të gjitha këto së bashku në funksion të konceptimit, përceptimit dhe akceptmit të prefëruar shkencor dhe humanist të botës dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare të liruar ( çliruar) nga mitët, fetishët, totemët, dogmat dhe demagogjitë e ndryshme fetare ( kishtare), monarkiste ose dominante dhe ekskluziviste.Ku  njeriu është qytetar (cityoen) dhe banor (burgeros) i respektuar dhe i barabartë i botës dhe i një shoqërie të përparuar qytetare dhe demokratike pa dallim feje ,race, gjuhe, ngjyre, gjinie ,kulture, besimi ose etnie përkatëse ose respektive në këtë drejtim. 

Ndërkaq,Hyji (Zoti) është  Një "Princip i Lartë" (për deistët e ndryshëm Josubstancial dhe për të tjerët substancial) në mes shpirtit dhe logjikës së lartë njerëzore ose qytetare në dimenzionin e njohur vertikalo- horizontal. Mbase, në dritën e njohur të metafizikë së moralit dhe përceptimëve ose intërpretimëve të njohura racionale, sekulare, singulare dhe humaniste të botës së njohur transcendentale, spirtualiste dhe metafizike në kontekste dhe relacione të preferuara gneseologjike, ontologjike, epistemologjike dhe te tjera.

 Në këtë sfond u mor vesh se shteti ose "republika moderne" e Përendimit në një formë a tjetrën janë kuptuar dhe vazhdojnë të kuptohen prore në prizmin e njohur të  një "piemonti" ose fuqie të përgjithshme (globale ose universale) në domenin dhe suspektin e gjithëmbarshëm politik, historik, gjeografik ose fiziko- organik ku individi ose kolektiviteti e gjëjnë mbështetjën dhe sigurinë e tyre shtetërore, nacionale, ligjore, sociale, materiale, jetësore, fizike, shëndetësore, ekzistenciale, morale, politike, racore, gjinore, fetare, kulturore, edukative, arsmiore etj. 

Për me tepër ndërkaq, në dy - tre dekadat e para të shekullit të kaluar ( 2O)  kishin filluar si të thuash arritjet dhe përparimet e dukshme dhe të gjithëmbarshme të arsimit, shkencës dhe teknikës. Duke shënuar kështu fillimin e epokës së re të dritës , edukatës, kulturës, etikës, estetikës, disiplines dhe një riemancipimi (ristrukturimi) të gjithëmbarshëm të kulturës dhe civilizimit të gjithëmbarshëm kontinental dhe atij botërorë ose interkontinental në një kulturë dhe ´shoqëri globale´  ose masive- industriale dhe ekonomike. Kujtoni vitët e njëzeta  dhe të tridhjeta të shekullit të kaluar të mbiquajtura  dhe paramenduara asokohe si ´vite të dritës dhe të shpresës´.

Ndërkohë që gjatë luftërave të mëdha botërore, shtetët ose fuqitë kryesore të shoqërisë së pasur dhe të zhvilluar industriale dhe kapitaliste të Përendimit dhe ato të levizjes punëtore ose komuno-sociliste të Lindjes, përveç krizës dhe një avarie të thellë të qëllimëve, konceptëve dhe idealëve të tyre politike dhe nacionale- ideologjike.Kishin pësuar fiasko dhe fraktura të shumëta e të shumëfishta në strukturën e përgjithshme shtetërore, nacionale ose politiko-organike. Duke i nënkuptuar këtu edhe konceptët dhe modelet ose sistemët e ndryshme politike dhe idelogjike siç ishin koncepti industrial ose kapitalist i Përendimit dhe ai komuno-socialist i Lindjes. Gjegjësisht, demokracia e lartë qytetare dhe parlamentare -europerëndimore dhe i ashtuquajturi sistemi i centralizuar dhe totalitarist- eurolindor:

E ashtuquajtura "levizja punëtore" dhe komuno-socialiste; të udhëhequr dhe stimualuar nga metodat e njohura "revolucionare" dhe bolshevike; Kishin bërë luftëra dhe përpjekje të parreshtura për futjen dhe instalimin e të të ashtuquajturit "konceptit revolucionarë" ose bolshevik  në Evropën Qëndrore (Kontinentale) dhe me gjërë.Por pa ndonjë sukses të madh në këtë drejtim. Përse kjo ? ...

Sepse, klasa punëtore ose me mirë ti thëmi -levizja proletare dhe sindikaliste; ishte e flashkët, heterogjene dhe tepër poroze ose inkompaktibile në shumë çështje dhe segmente të rëndësishme konspirative dhe logjistike.

Ndaj ,edhe përkundër një zhvillimi ose "bashkëjetese paralele" ose koherente në mes "Revolucionëve të Nëntorit" në Gjermani si dhe në vende të tjera me "Revolucionin e Tetorit"në Rusi(1918): Forcat kryesore të proletariatit të zhvilluar europëndimor (socialdemokracia përendimore) nuk ishin "mbështetur" dhe dashuruar aq shumë në " zjarrin" ose "flakën e madhe" të "modelit revolucionar" ose bolshevik të" tipit" të njohur ruso-sovjetik. Gjegjësisht, komunopansllavist. Duke i lënë të hapura në këtë menyrë frontët, trashetë dhe istikamët e ndryshme politike ,konceptuale dhe idelogjike për shumë vite dhe dekada me radhë. Përkatësishtë, deri në përfundimin e ish "luftës së ftohët" dhe konfrontimëve të njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Përendimit.

Për fund:

Pavarësisht asaj se Shqipëria dhe shqiptarët në pëgjithësi kanë njohur etapa, periudha, ngjarje dhe zhvillime të rënda dhe tepër dramatike gjatë tërë historisë së tyre. Megjithatë, është fat i madh se Shipëria Mëmë i ka mbushur si të thuash me tepër se 1O3 vjet të pavarësisë së saj shtetërore, nacionale dhe politike. Shqipëria është edhe anëtare e Natos, OKB-së dhe mekanizmave ( institucionëve) të tjera botërore ose ndërkombëtare. Gjë që edhe shqiptarët e Kosovës dhe hapësirave tjera etnike dhe historike, i bën me të fortë dhe krenarë.

Aty janë edhe përvojat dhe traditat e njohura shkencore, kulturore, intelektuale, akademike, politike, ushtarake, diplomatike dhe të tjera në platformën dhe vizionin i ri në raportët ose mrëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ndërkombtare të shtetit shqiptarë që u hapin (çelin) shtigje dhe horizonte të reja  zhvllimit dhe përparimit të gjithëmbashëm shtetërorë, nacional dhe ekonomik.

Në anën tjetër ndërkaq, siç e këmi cekur edhe me lartë; në të "dyja anët" e " kufirit" shqiptaro-shqiptarë, sot kemi zhvillime, raporte, marëdhëdhënie, relacione dhe konstelacione krejt të reja për dallim të atyre që ishin ose ekzistonin dikur! Veçanërishtë në rrugën e pandalshme dhe të pakthyeshme të bashkimit dhe integrimëve mbarëshqiptare. 

Në këtë frymë, shqiptarët e ndjekin rrugën (udhën) e dritës dhe të lumejve që patjetër derdhën ose përfundojnë në gjirin e detit ose në shtratin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat